Peshku në tavolinat shqiptare vjen nga jashtë - 30 mijë ton të importuara në një vit, Qershori regjistron kulmin

Elisabeta Dosku/ SCAN
Pavarësisht zënies së peshkut dhe produkteve të detit nga peshkarexhat shqiptare, në një masë të madhe, konsumi në vend dominohet nga importi. Sidomos në kulmin e turizmit kur ka dhe një kërkesë në rritje për këto produkte.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave, tregojnë se në 1 vit, pra nga Qershori 2023-Qershor 2024, në Shqipëri janë importuar 30 mijë ton peshk.
Ndërsa po të krahasojmë muajin Qershor 2023 me Qershor të vitit aktual, duket se në 2024-ën ka pasur një rritje të ndjeshme të importi të peshkut regjistruar në 3847 ton, me një kapërcim prej 742 ton.
Rritja është reflektuar edhe në vlerë ku muaji Qershor 2024, arrin vlerën më të lartë të importit të peshkut, në rreth 1.36 miliardë lekë, apo 14 milionë euro.
Ndërsa në total përgjatë gjithë periudhës Qershor 2023-Qershor 2024, janë importuar në total afro 11.1 miliardë lekë peshk dhe produkte të tjera nënujore.
Nga ana tjetër, duket se peshku i eksportuar për të njëjtën periudhë kap një vlerë më të ulët në raport me importin, të regjistruar në 7.8 miliardë lekë dhe po ashtu në sasi, regjistruar në 10.348 ton, ku Qershori 2024 regjistron sasinë më të ulët përgjatë gjithë vitit.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 19.338 ton. Duke marrë parasysh zëniet mesatare në një vit, del në pah se shumica shkon për eksport dhe pjesa më e vogël mbetet për konsum vendas. Çka tregon që qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë konsumojnë më së shumti peshk dhe produkte nënujore të ardhura nga jashtë.
Sondazh

DigitAlb: Magjia e sezonit të ri televiziv me surpriza dhe ulje çmimesh
DigitAlb po nis një sezon magjik, ku surprizat dhe emocionet nuk do të kenë fund. Drithërimat e kampionateve më elitare, si Premier League, La Liga,......

Dhërmi-Sarandë, hapet tenderi për projektimin - Rruga e Bregut, ARRSH: Aksi i ri rrugor, 20-30% më i shkurtër se ekzistuesi
Ola Mitre / SCAN Me një fond limit prej rreth 82 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për projektimin e Rrugës së Bregut, që nis te......

Mungon fuqia punëtore, bizneset rrisin pagat - Stafi i reduktuar nuk përmbush dot kërkesat e shtuara të konsumatorëve
Ledina Elezi/SCAN Sipas Raportit të Politikës Monetare nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e dytë të vitit ka pasur një rritje të kërkesës për mallra......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke u blerë këtë të premte me 90.4 lekë dhe duke u shitur me 91.4 lekë sipas kursit të këmbimit......

Cili qytet europian ka ndërtesat më të bukura?
Edel Strazimiri / SCAN Europa dominon në një renditje të re të qyteteve më të bukura në botë, duke mbushur nëntë nga 10 vendet e para. Renditja bazohet......

359 milionë euro për projektet prioritare në turizëm - Kush përfiton? Nga zonat bregdetare, tek ato malore
Elisabeta Dosku/ SCAN Sektori i turizmit po ngjall interes të shtuar nga viti në vit, duke tërhequr vizitorë të shumtë nga e gjithë bota, të cilët......

“Fluturo sa të mundesh me 1 kosto fikse” - Linja ajrore europiane lëshon një abonim vjetor prej 499 €!
Edel Strazimiri / SCAN Skema "Fluturo sa të mundesh" e Wizz Air hungareze po ofrohet me një çmim prezantues për një kohë të kufizuar. Abonimi i një......

Italia përgatitet për valë rekord të të nxehtit me alarm të kuq në 22 qytete!
Edel Strazimiri / SCAN Italia ka lëshuar alarm të kuq në 22 qytete, ndërsa vendi po përgatitet për një tjetër valë të nxehtë të fortë në një verë që......