DigitAlb: Magjia e sezonit të ri televiziv me surpriza dhe ulje çmimesh
DigitAlb po nis një sezon magjik, ku surprizat dhe emocionet nuk do të kenë fund. Drithërimat e kampionateve më elitare, si Premier League, La Liga, Bundesliga, Ligue 1, Eredivise do të jenë sërish në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve nga ekrani i SuperSport, ndërsa nuk do të mungojnë dhe kampionati arab e ai grek ndërkohë që mozaikut të larmishmërisë sportive do i shtohet dhe kampionati turk, ku aktivizohen dhe disa prej yjeve të Kombëtares së Shqipërisë.
Gazetari dhe Komentatori Ylli Aga tregon se ky edicion në SuperSport do të jetë fenomenal.
“Ne bëhemi gati te nisim nje sezon vërtet fantastik me evente të shumta, me sportin më të dashur për të gjithë shqiptarët, me kampionatet më elitare, me yjet më të mëdhenj, me futbollistët më të shtrenjtë, me trajnerët më të mirë, me oraret e stërgjatura në ditët e gjithë javës praktikisht, me ndeshje të cilat do të ofrojnë emocione të shumta për të gjithë abonentët tanë dhe për të gjithë opinionin sportiv”.
Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të na sjellin emocionet e Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve për në Kampionatin Botëror, ndërsa nuk do të mungojnë dhe kombëtaret më elitare në përballjet e titanëve në kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s. Padiskutim publiku shqiptar do të ketë mundësinë për të ndjekur eventet më të mëdhenj të tenisit, sfidat e UFC-së, përballjet e boksit të yjeve kuqezi e shumë evenimente të tjera.
DigitAlb, si paketa e cila ka bashkuar gjithnjë familjet shqiptare anë e mbanë botës, do të sjellin sërish një gamë të gjerë filmash, dokumentarësh, serialesh, dhe “reality show”. Përgjegjësja e redaksisë së filmave, Alba Vaqari zbulon dhe disa prej surprizave që do të sjellë DigitAlb.
“Gjatë sezonit të ri televiziv eksploroni programacionin e filmave që kemi përgatitur për ju. Tituj ekskluziv Furiosa, Joker i ri me Phoenix dhe Lady Gaga. Filma të sapo dalë nga kinemaja: prodhimi aksion shqiptar “Guximi” dhe “Legjenda e bastunit”. Dublime për fëmijë, filmat e festivaleve të fundit, dokumentarë me cime. Me një lum informacioni, Digitalb do të jetë filtri juaj i cilësisë dhe mos harroni: BIG BROTHER VIP është pas porte!”
DigitAlb ka sjellë për të gjithë abonentët Ofertën e Sezonit të ri Televiziv me shumë ulje çmimesh dhe dhurata.
Paketa Fillestare nga 8,900 Lekë ka zbritur në 7,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
- Paketa Familjare Tokësore nga 10,990 Lekë ka zbritur në 9,990 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
- Paketa Familjare Satelitore nga 16,900 Lekë ka zbritur në 14,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
- Paketa Familjare OTT nga 16,900 Lekë ka zbritur në 14,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
- Paketa Premium Tokësore nga 26,900 Lekë ka zbritur në 22,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
- Paketa Premium Satelitore nga 29,900 Lekë ka zbritur në 22,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
- Paketa Premium OTT nga 29,900 Lekë ka zbritur në 22,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
- Paketa SHQIP OTT nga 8,900 Lekë ka zbritur në 7,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
Nxitoni në dyqanet dhe pikat zyrtare të shitjes si dhe online në faqen e re të internetit, digitalb.al.
Sondazh

Dhërmi-Sarandë, hapet tenderi për projektimin - Rruga e Bregut, ARRSH: Aksi i ri rrugor, 20-30% më i shkurtër se ekzistuesi
Ola Mitre / SCAN Me një fond limit prej rreth 82 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për projektimin e Rrugës së Bregut, që nis te......

Mungon fuqia punëtore, bizneset rrisin pagat - Stafi i reduktuar nuk përmbush dot kërkesat e shtuara të konsumatorëve
Ledina Elezi/SCAN Sipas Raportit të Politikës Monetare nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e dytë të vitit ka pasur një rritje të kërkesës për mallra......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke u blerë këtë të premte me 90.4 lekë dhe duke u shitur me 91.4 lekë sipas kursit të këmbimit......

Cili qytet europian ka ndërtesat më të bukura?
Edel Strazimiri / SCAN Europa dominon në një renditje të re të qyteteve më të bukura në botë, duke mbushur nëntë nga 10 vendet e para. Renditja bazohet......

359 milionë euro për projektet prioritare në turizëm - Kush përfiton? Nga zonat bregdetare, tek ato malore
Elisabeta Dosku/ SCAN Sektori i turizmit po ngjall interes të shtuar nga viti në vit, duke tërhequr vizitorë të shumtë nga e gjithë bota, të cilët......

“Fluturo sa të mundesh me 1 kosto fikse” - Linja ajrore europiane lëshon një abonim vjetor prej 499 €!
Edel Strazimiri / SCAN Skema "Fluturo sa të mundesh" e Wizz Air hungareze po ofrohet me një çmim prezantues për një kohë të kufizuar. Abonimi i një......

Italia përgatitet për valë rekord të të nxehtit me alarm të kuq në 22 qytete!
Edel Strazimiri / SCAN Italia ka lëshuar alarm të kuq në 22 qytete, ndërsa vendi po përgatitet për një tjetër valë të nxehtë të fortë në një verë që......

Papunësia tek të rinjtë, në nivelin më të ulët në 15 vjet - Pritet rënie e numrit të të papunëve në vitet në vazhdim
Kristi Ceta / SCAN Papunësia e të rinjve në mbarë botën vitin e kaluar ra në nivelin më të ulët të 15 viteve dhe ka të ngjarë të vazhdojë të bjerë edhe......