Shqipëria Postuar më 16 Gusht 2024, 11:44

Dhërmi-Sarandë, hapet tenderi për projektimin - Rruga e Bregut, ARRSH: Aksi i ri rrugor, 20-30% më i shkurtër se ekzistuesi

Nga SCAN TV
Dhërmi-Sarandë, hapet tenderi për projektimin - Rruga e Bregut,

Ola Mitre / SCAN

 

Me një fond limit prej rreth 82 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për projektimin e Rrugës së Bregut, që nis te rrethrrotullimi Palasë – Dhërmi, dhe përfundon në Sarandë. Aksi paraqet rëndësi në drejtim të zhvillimit të turizmit, teksa sipas dokumenteve të tenderit rruga ekzistuese Dhërmi – Sarandë ka kthesa që janë jashtë standardit, ndërsa në disa segmente rrugore ka zona aktive rrëshqitëse.

Ndërkaq, projekti që do të hartohet nga konsulenti duhet të përfshijë ndërtimin e një segmenti rrugor sipas kategorisë C2 – ndërurbane dytësore dhe që anashkalon qendrat e banuara, me synim rritjen e sigurisë rrugor. Paralelisht, duhet të bëhet parashikimi i aksesit të sigurtë të automjeteve për zonat e plazhit,  mbikalimeve të këmbësorëve në zonat e banuara, parashikimi i pikave panoramike pranë atraksioneve turistike, si dhe parashikimi i vendndalimeve për parkimin e mjeteve.

Pika e fillimit të këtij segmenti rrugor është tashmë e qartë dhe e mirëpërcaktuar, e cila është rrethrrotullimi në fund të aksit rrugor Palasë – Dhërmi. Ndërkohë që, pika fundore nuk është e përcaktuar saktësisht, por duhet të jetë pranë qytetit të Sarandës. Pika fundore do të përcaktohet në funksion të nevojave që ka rrjeti rrugor (Kardhiq – Delvinë, Bypass Sarandë, Shijan – Qafë Botë) dhe Bashkia Sarandë e Delvinë. Gjatësia e aksit të ri rrugor pritet të shkrutohet me 20-30%, si pasojë e përmirësimit gjeometrik të gjurmës së rrugës.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat