Si ndryshuan bizneset e hotelerisë ndër vite? - Numri i vizitorëve të huaj rriti paralelisht edhe ndërmarrjet

Xhorxhina Deda/SCAN
Sektori i turizmit ka përjetuar zhvillime të rëndësishme në këto tre vitet e fundit, nxitur kryesisht prej rritjes së numrit të vizitorëve të huaj. Paralelisht kanë ndodhur ndryshime në një sërë treguesish, ku ndër këto mund të përmendim edhe rritjen e numrit të bizneseve në këtë sektor.
Sipas të dhënave të INSTAT, deri në vitin 2023 regjistroheshin rreth 17,900 ndërmarrje të akomodimit dhe shërbimit ushqimor, nga afro 17,400 që ishin në vitin 2022, duke u rritur me gati 3%. Nëse do të flisnim vetëm për numrin ndërmarrjeve të reja të hapura në vitin 2023, sa i përket këtij aktiviteti ekonomik, numri rezulton në 1,771, nga 1,960 që u regjistruan të reja në vitin 2022.
Sipas “Bifidex”, regjistri rajonal i biznesit, Shqipëria kryeson rajonin me numrin më të lartë të ndërmarrjeve në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor dhe tendencat janë në rritje edhe për vitin 2024.
Por si paraqitet numri i këtyre ndërmarrjeve ndër vite? Në 14 vite të marra në analizë rezulton se numri më i lartë është shënuar në vitin 2015-të, me rreth 23 mijë ndërmarrje në fushën e akomodimit dhe shërbimit.
Po ashtu, ky vit mban rekord edhe sa i përket ndërrmarrjeve të reja të regjistruara. Rikujtojmë se në vitin 2015-të, aksioni i antiinformalitetit që ndërmori qeveria vuri në lëvizje kryesisht bizneset e vogla të cilat u regjsitruan. Pas vitit 2015-të vihet re një rënie graduale e numrit të bizneseve për t’u ringritur pas pandemisë, të nxitura edhe nga hovi i turizmit.
Qarki i Tiranës, i Vlorës dhe i Durrësit regjistrojnë numrin më të lartë të ndërrmarrjeve të akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Janë këto pra qarqet që numërojnë edhe një numër më të lartë të vizitorëve, por edhe përqëndrim më të lartë të popullsisë. Nga ana tjetër, Kukësi dhe Dibra kanë numrin më të vogël.
Edhe nëse flasim për ndërmarrjet e reja të hapura përgjatë vitit 2023 në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, sërish mund të veçojmë Tiranën më 737 ndërmarrje, Vlorën me 327 dhe Durrësin me 159 të tilla.
Sondazh

Çregjistrohen 3857 makina me “moshë” 22-vjeçare - Për çfarë ngelin më shumë mjetet në Kontrollin Teknik?
Diamila Leka/ Scan Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në periudhën Janar-Korrik 2024, në total janë......

Peshku në tavolinat shqiptare vjen nga jashtë - 30 mijë ton të importuara në një vit, Qershori regjistron kulmin
Elisabeta Dosku/ SCAN Pavarësisht zënies së peshkut dhe produkteve të detit nga peshkarexhat shqiptare, në një masë të madhe, konsumi në vend dominohet......

DigitAlb: Magjia e sezonit të ri televiziv me surpriza dhe ulje çmimesh
DigitAlb po nis një sezon magjik, ku surprizat dhe emocionet nuk do të kenë fund. Drithërimat e kampionateve më elitare, si Premier League, La Liga,......

Dhërmi-Sarandë, hapet tenderi për projektimin - Rruga e Bregut, ARRSH: Aksi i ri rrugor, 20-30% më i shkurtër se ekzistuesi
Ola Mitre / SCAN Me një fond limit prej rreth 82 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për projektimin e Rrugës së Bregut, që nis te......

Mungon fuqia punëtore, bizneset rrisin pagat - Stafi i reduktuar nuk përmbush dot kërkesat e shtuara të konsumatorëve
Ledina Elezi/SCAN Sipas Raportit të Politikës Monetare nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e dytë të vitit ka pasur një rritje të kërkesës për mallra......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke u blerë këtë të premte me 90.4 lekë dhe duke u shitur me 91.4 lekë sipas kursit të këmbimit......

Cili qytet europian ka ndërtesat më të bukura?
Edel Strazimiri / SCAN Europa dominon në një renditje të re të qyteteve më të bukura në botë, duke mbushur nëntë nga 10 vendet e para. Renditja bazohet......

359 milionë euro për projektet prioritare në turizëm - Kush përfiton? Nga zonat bregdetare, tek ato malore
Elisabeta Dosku/ SCAN Sektori i turizmit po ngjall interes të shtuar nga viti në vit, duke tërhequr vizitorë të shumtë nga e gjithë bota, të cilët......