India prezanton motoçikletat e reja elektrike - “Ola Electric” përbën 39% të shitjeve të këtij sektori në vend

Kristi Ceta/SCAN
Prodhuesi indian i automjeteve elektrike, Ola Electric Mobility, ka prezantuar një seri të re motoçikletash, duke u zgjeruar në një segment të pashfrytëzuar në tregun më të madh në botë të makinave me dy rrota.
Automjetet elektrike me dy rrota të Indisë janë pothuajse tërësisht skutera, me motoçikletat më të shtrenjta që përbëjnë gati 1% të shitjeve të përgjithshme.
Ola Electric, e cila grumbulloi 734 milionë dollarë në ofertën fillestare publike javën e kaluar, lançoi dy variante motoçikletash dhe deklaroi se "Roadster X" e nivelit fillestar përshkon një rreze prej 200 km me një karikim të vetëm.
Varianti "Roadster Pro" ka veçori të tilla si sisteme të avancuara të ndihmës së shoferit dhe teknologji të inteligjencës artificiale.
Motoçikletat elektrike kanë pasur sukses më të madh në Kinë dhe Tajvan, të ndihmuar nga subvencionet e qeverisë dhe një rrjet i gjerë karikimi për makinat elektrike. Megjithatë, kostot e larta fillestare kanë qenë pengesa për rritjen në tregje të tjera.
Ola Electric përbënte 39% të shitjeve të automjeteve elektrike me dy rrota në vend në korrik, sipas të dhënave të qeverisë. Të ardhurat u rritën me 90% në Mars 2024, por ende nuk është kthyer në fitim.
Në prill, kompania uli çmimet e më të lirëve nga tre modelet e saj të skuterëve për të rritur kërkesën pasi qeveria uli subvencionet për makinat elektrike. Gjithashtu Ola Electric shpreson të ulë kostot duke përdorur bateritë e veta vitin e ardhshëm.
Sondazh

Kompanitë gjermane po rrisin investimet në Kinë - Mbi 7 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit 2024
Kristi Ceta/SCAN Kompanitë gjermane po rrisin investimet e tyre direkte në Kinë këtë vit, pavarësisht se qeveria e tyre u kërkon atyre të reduktojnë......

Rritet fatura për blerje energjie - Në 2 muaj KESH ka shpenzuar gati 44 mln euro për importe
Ola Mitre / SCAN Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpenzuar rreth 11.8 mln euro në 2 procedura tenderuese për blerje energjie, për plotësimin......

Shkrirja e ngricës së Arktikut mund të lëshojë një 'bombë me merkur' me temperaturat që vijojnë të rriten!
Edel Strazimiri / SCAN Duke rrjedhur nëpër Alaskë në Detin Bering, lumi Yukon gërryen ngricat e përhershme përgjatë brigjeve të tij dhe mbart......

Tender për rrugën Korçë-Ersekë - ARRSH bën gati procedurën, 432.3 mln lekë për pjesën e dytë të lotit II
Ola Mitre / SCAN Përfundimi i rrugës Korçë – Ersekë do të kërkojë fonde shtesë, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për pjesën e......

Paketa e deeuroizimit, a po i jep efektet e saj? - Raporti i BSH/ Kreditë dhe depozitat në valutë pësuan rënie në 6-mujorin e parë
Ledina Elezi/SCAN Efektet e masave të deeuroizmit janë ndjerë pikësëpari në pakësimin e kredive në valutë në raport me totalin e kredive. Referuar......

Si ndryshuan bizneset e hotelerisë ndër vite? - Numri i vizitorëve të huaj rriti paralelisht edhe ndërmarrjet
Xhorxhina Deda/SCAN Sektori i turizmit ka përjetuar zhvillime të rëndësishme në këto tre vitet e fundit, nxitur kryesisht prej rritjes së numrit të......

Çregjistrohen 3857 makina me “moshë” 22-vjeçare - Për çfarë ngelin më shumë mjetet në Kontrollin Teknik?
Diamila Leka/ Scan Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në periudhën Janar-Korrik 2024, në total janë......

Peshku në tavolinat shqiptare vjen nga jashtë - 30 mijë ton të importuara në një vit, Qershori regjistron kulmin
Elisabeta Dosku/ SCAN Pavarësisht zënies së peshkut dhe produkteve të detit nga peshkarexhat shqiptare, në një masë të madhe, konsumi në vend dominohet......