Cilat janë shërbimet më të “kushtueshme” të bashkive? - Raporti/ Çështjet ekonomikë zënë peshën më të madhe. “Bie” strehimi

Elisabeta Dosku/ SCAN
Struktura e shpenzimeve të bashkive në Shqipëri diktohet nga funksionet e njësive të qeverisjes vendore dhe burimeve të financimit përkatëse. Sektori me peshën më të lartë në shpenzimet vendore nga burime të pakushtëzuara në vitin 2023 janë çështjet ekonomike, ku përfshihen mes të tjerash bujqësia, administrimi i pyjeve, ujitja dhe kullimi, turizmi dhe transporti, me 14.5 miliardë lekë ose 21 përqind të shpenzimeve të përgjithshme, ndjekur nga sektori i shërbimeve të përgjithshme publike me 14 miliardë lekë, ose 20 përqind dhe arsimi 12.8 miliardë, ose 18.6 përqind.
Pesha e këtyre shpenzimeve të pushtetit vendor sipas funksioneve paraqet qartë rëndësinë që kanë këto shpenzime në raport me shërbimet publike që njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë.
Shpërndarja e shpenzimeve të pushtetit vendor ka ruajtur të njëjtën strukturë si në vitet pararendëse, me një ulje të lehtë të peshës së shërbimeve të përgjithshme publike (20% në 2023 nga 22% në 2022) dhe rritje të peshës së shpenzimeve për funksionin e çështjeve ekonomike (21% nga 18%).
Pesha e sektorit “strehimi dhe komoditetet e komunitetit”, ku ndër të tjera përfshihen shpenzime të lidhura me ujësjellës kanalizimet, planifikimi urban apo ndriçimi), ka rënë ndjeshëm, nga 18% në 16% të shpenzimeve në vitin 2023, pavarësisht një rritjeje të lehtë në vlerë nominale prej 275 milionë lekësh. Shpenzimet në sektorët e tjerë kanë pasur një rritje të lehtë në vlerë nominale, ndonëse pesha e tyre relative në buxhetin vendor ka rënë në vitin 2023.
Nga ana tjetër, mbrojtja sociale ka një përqindje të ulët krahasuar me funksionet e tjera, kjo sepse më së shumti ky funksion financohet nga buxheti qendror në formën e transferues së kushtëzuar dhe në analizë është përfshirë vetëm financimi i bashkive nga burimet e veta për këtë funksion. Gjatë vitit 2023, të gjitha bashkitë, peshën më të madhe të shpenzimeve e kanë përdorur për financimin e 3 funksioneve siç është ai për “Shërbimet e përgjithshme publike” ”Arsimin”, dhe “Çështjet ekonomike”. Ruajtja e një trendi të ngjashëm të peshës së funksioneve si në bashkitë e mëdha ashtu edhe në ato më të vogla, tregon rëndësinë që këto funksione kanë për shërbimet në nivel vendor.
Sondazh

Plan veprimi për ndryshimet klimatike në Tiranë - Hapet tenderi. Në fokus, masat prioritare për shmangien e efekteve negative
Diamila Leka/ Scan Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është publikuar tenderi me objekt “Hartimi i Planit të Veprimit për Ndryshimet Klimatike” në......

Kotorri, në rrezik për shkak të fluksit turistik - Rritja e turizmit masiv po ndikon edhe në mjedisin detar
Kristi Ceta/SCAN Qyteti malazez i Kotorrit, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i vendosur brenda gjirit piktoresk të Adriatikut, po përballet......

Kroacia po blen më shumë armatime - Ushtria kroate do të pajiset me tanke, raketa, dronë
Kristi Ceta /SCAN Kroacia po investon gjithnjë e më shumë në modernizimin e ushtrisë. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Forcave të Armatosura po zhvillojnë......

Interesat e kredisë rriten lehtë - BSH: Kërkesë e lartë nga biznesi dhe individët në tremujorin e dytë
Dorian Koça/SCAN Tremujori i dytë i vitit është karakterizuar nga rritje e lehtë e normave të interesit për kreditë për biznese dhe rënie e atyre për......

India prezanton motoçikletat e reja elektrike - “Ola Electric” përbën 39% të shitjeve të këtij sektori në vend
Kristi Ceta/SCAN Prodhuesi indian i automjeteve elektrike, Ola Electric Mobility, ka prezantuar një seri të re motoçikletash, duke u zgjeruar në një......

Kompanitë gjermane po rrisin investimet në Kinë - Mbi 7 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit 2024
Kristi Ceta/SCAN Kompanitë gjermane po rrisin investimet e tyre direkte në Kinë këtë vit, pavarësisht se qeveria e tyre u kërkon atyre të reduktojnë......

Rritet fatura për blerje energjie - Në 2 muaj KESH ka shpenzuar gati 44 mln euro për importe
Ola Mitre / SCAN Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpenzuar rreth 11.8 mln euro në 2 procedura tenderuese për blerje energjie, për plotësimin......

Shkrirja e ngricës së Arktikut mund të lëshojë një 'bombë me merkur' me temperaturat që vijojnë të rriten!
Edel Strazimiri / SCAN Duke rrjedhur nëpër Alaskë në Detin Bering, lumi Yukon gërryen ngricat e përhershme përgjatë brigjeve të tij dhe mbart......