“IA” analizon gjuhën e njeriut për të zbuluar sëmundjet - Saktësia e pajisjes për të dalluar shenja problemesh arrin 98%

Kristi Ceta/SCAN
Në vitet e fundit, profesionistët e teknologjisë së kujdesit shëndetësor kanë përdorur inteligjencën artificiale për të kufizuar sëmundjet tek pacientët shpejt dhe me saktësi.
Studiuesit inxhinierikë nga Universiteti Teknik i Mesëm në Bagdad, Irak dhe Universiteti i Australisë Jugore Adelaide, Australi, realizuan trajnimin e algoritmeve të makinerive për të dalluar sëmundjet nëpërmjet analizës së ngjyrave të gjuhës.
Një shkallë saktësie prej 98% u arrit në parashikimin e sëmundjeve të ndryshme kur algoritmi i inteligjencës artificiale ekzaminoi ngjyrën e gjuhës së njeriut. Sipas një deklarate të shkencëtarëve, modeli diagnostikoi diabet, goditje në tru, anemi, astmë, COVID-19 dhe një sërë problemesh vaskulare dhe gastrointestinale.
Një nga autorët e projektit, deklaroi se IA po përsërit një praktikë 2000-vjeçare të përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale kineze: ekzaminimi i gjuhës për shenja sëmundjesh. "Ngjyra, forma dhe trashësia e gjuhës mund të zbulojnë një sërë gjendjesh shëndetësore," shtoi ai.
Zakonisht njerëzit me diabet kanë një gjuhë të verdhë; pacientët me kancer një gjuhë vjollcë me një shtresë yndyrore; ndërsa pacientët me infarkt akut paraqiten me një gjuhë të kuqe me formë të pazakontë, sipas doktorëve.
Ekspertët trajnuan sistemin duke përdorur 5260 imazhe të ndryshme me klasa ngjyrash, si dhe algoritmet kompjuterike të mbështetura nga inteligjenca artificiale për të parë ngjyrën e gjuhës pavarësisht kushteve të ndriçimit.
Për të testuar sistemin, 60 imazhe të gjuhëve të pacientëve u morën nga dy spitale mësimore në Lindjen e Mesme. Modeli përputhi me sukses ngjyrën e gjuhës me sëmundjet e diagnostikuara tek ata pacientë në pjesën më të madhe të rasteve.
Sondazh

Gjermania blen raketa amerikane me vlerë 5 Mld USD - Këto armatime do të shërbejnë për mbrojtjen territoriale
Kristi Ceta/SCAN Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e 600 raketave të mbrojtjes ajrore Patriot në Gjermani, njoftoi Pentagoni.......

Punësimi informal në Greqi, i dyti më i lartë - Malta dhe Sllovenia me shkallën më të ulët në Eurozonë
Kristi Ceta/SCAN Punësimi informal i regjistruar në Greqi qëndron në 4.5%, i dyti më i lartë në Eurozonë. Edhe pse në praktikë, puna e padeklaruar......

Cilat vende janë shtëpia e njerëzve më të arsimuar në Europë?
Edel Strazimiri / SCAN Kur bëhet fjalë për të konkurruar për punët dhe burimet më të mira, arsimi ka qenë gjithmonë një faktor vendimtar në suksesin......

Greqia heq pjesërisht ndalimin e transportit të kafshëve pas murtajës së dhive!
Edel Strazimiri / SCAN Greqia tha të premten se do të heqë pjesërisht një ndalim për transportin e deleve dhe dhive që vendosi muajin e kaluar pas......

“Rruga mbi ujë më e bukur e Kinës” sapo është rihapur për qarkullim!
Edel Strazimiri / SCAN Në Kinën lindore, ajo që është quajtur “autostrada më e bukur e ujit në Kinë”, rruga Yongwu, është rihapur së fundmi. Kjo......

Cilat janë shërbimet më të “kushtueshme” të bashkive? - Raporti/ Çështjet ekonomikë zënë peshën më të madhe. “Bie” strehimi
Elisabeta Dosku/ SCAN Struktura e shpenzimeve të bashkive në Shqipëri diktohet nga funksionet e njësive të qeverisjes vendore dhe burimeve të......

Plan veprimi për ndryshimet klimatike në Tiranë - Hapet tenderi. Në fokus, masat prioritare për shmangien e efekteve negative
Diamila Leka/ Scan Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është publikuar tenderi me objekt “Hartimi i Planit të Veprimit për Ndryshimet Klimatike” në......

Kotorri, në rrezik për shkak të fluksit turistik - Rritja e turizmit masiv po ndikon edhe në mjedisin detar
Kristi Ceta/SCAN Qyteti malazez i Kotorrit, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i vendosur brenda gjirit piktoresk të Adriatikut, po përballet......