Gjermania blen raketa amerikane me vlerë 5 Mld USD - Këto armatime do të shërbejnë për mbrojtjen territoriale

Kristi Ceta/SCAN
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e 600 raketave të mbrojtjes ajrore Patriot në Gjermani, njoftoi Pentagoni. Marrëveshja do të kushtojë rreth 5 miliardë dollarë (4.6 miliardë euro).
“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një aleati të NATO-s që është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”, tha në një deklaratë Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes të Pentagonit.
"Ai do të mbështesë qëllimin e Gjermanisë për të përmirësuar mbrojtjen kombëtare dhe territoriale, si dhe ndërveprimin me forcat e SHBA-së dhe NATO-s." Departamenti i Shtetit ka miratuar shitjen, megjithëse Kongresi duhet të nënshkruajë ende marrëveshjen.
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot mund të përdoret për të luftuar aeroplanët dhe raketat e armikut deri në 100 kilometra larg në një lartësi prej 30 kilometrash. Gjermania kishte deri në 36 sisteme të këtij lloji gjatë Luftës së Ftohtë, por ky numër është zvogëluar në vitet në vijim.
Berlini i dhuroi tre Ukrainës në vazhdën e pushtimit rus në shkurt 2022 dhe tani forcat mbrojtëse të Gjermanisë janë reduktuar në vetëm nëntë sisteme Patriot. Vende të tjera evropiane duke përfshirë Greqinë, Holandën, Poloninë, Rumaninë, Spanjën dhe Suedinë kanë gjithashtu formacione mbrojtëse të ngjashme.
Sondazh

Punësimi informal në Greqi, i dyti më i lartë - Malta dhe Sllovenia me shkallën më të ulët në Eurozonë
Kristi Ceta/SCAN Punësimi informal i regjistruar në Greqi qëndron në 4.5%, i dyti më i lartë në Eurozonë. Edhe pse në praktikë, puna e padeklaruar......

Cilat vende janë shtëpia e njerëzve më të arsimuar në Europë?
Edel Strazimiri / SCAN Kur bëhet fjalë për të konkurruar për punët dhe burimet më të mira, arsimi ka qenë gjithmonë një faktor vendimtar në suksesin......

Greqia heq pjesërisht ndalimin e transportit të kafshëve pas murtajës së dhive!
Edel Strazimiri / SCAN Greqia tha të premten se do të heqë pjesërisht një ndalim për transportin e deleve dhe dhive që vendosi muajin e kaluar pas......

“Rruga mbi ujë më e bukur e Kinës” sapo është rihapur për qarkullim!
Edel Strazimiri / SCAN Në Kinën lindore, ajo që është quajtur “autostrada më e bukur e ujit në Kinë”, rruga Yongwu, është rihapur së fundmi. Kjo......

Cilat janë shërbimet më të “kushtueshme” të bashkive? - Raporti/ Çështjet ekonomikë zënë peshën më të madhe. “Bie” strehimi
Elisabeta Dosku/ SCAN Struktura e shpenzimeve të bashkive në Shqipëri diktohet nga funksionet e njësive të qeverisjes vendore dhe burimeve të......

Plan veprimi për ndryshimet klimatike në Tiranë - Hapet tenderi. Në fokus, masat prioritare për shmangien e efekteve negative
Diamila Leka/ Scan Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është publikuar tenderi me objekt “Hartimi i Planit të Veprimit për Ndryshimet Klimatike” në......

Kotorri, në rrezik për shkak të fluksit turistik - Rritja e turizmit masiv po ndikon edhe në mjedisin detar
Kristi Ceta/SCAN Qyteti malazez i Kotorrit, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i vendosur brenda gjirit piktoresk të Adriatikut, po përballet......

Kroacia po blen më shumë armatime - Ushtria kroate do të pajiset me tanke, raketa, dronë
Kristi Ceta /SCAN Kroacia po investon gjithnjë e më shumë në modernizimin e ushtrisë. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Forcave të Armatosura po zhvillojnë......