Shqipëria Postuar më 19 Gusht 2024, 10:42

159.5 mld lekë shpenzime në tremujorin e dytë - Peshën më të madhe e mbajnë shpenzimet publike dhe shërbimi i borxhit

Nga SCAN TV
159.5 mld lekë shpenzime në tremujorin e dytë - Peshën

Lidion Kulla/SCAN

 

Shpenzimet e buxhetit të shtetit kanë shënuar një nivel prej 159.5 miliardë lekësh, gjatë tremujorit të dytë të vitit, në rritje me 7.3% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2023. Ritmi i realizimit të shpenzimeve u përshpejtua në tremujorin e dytë, nxitur kryesisht nga investimet publike, që dhanë një kontribut pozitiv me 1.5 pikë përqindje në zgjerimin e totalit të shpenzimeve. Ndërkohë, në tremujorin e parë të vitit, shpenzimet publike shënuan një rënie prej 5.1 pikë përqindje.

Pavarësisht rritjes së shënuar gjatë tremujorit të dytë, niveli i investimeve publike për gjashtëmujorin e parë ishte rreth 13.8% më i ulët në terma vjetorë, duke reflektuar tkurrjen e tyre përtej sezonalitetit përgjatë tremujorit të parë.

Megjithatë, zëri me kontributin më të lartë në zgjerimin e shpenzimeve në tremujorin e dytë ishin shpenzimet për interesa mbi borxhin e huaj, me 2.3 pikë përqindje, në reflektim të shtimit të portofolit të borxhit në Eurobonde dhe sjelljes sezonale të këtij zëri.

Ndikim pozitiv në zgjerimin e totalit të shpenzimeve e dhanë edhe ato për personelin dhe skemën e pensioneve, por në masë më të ulët se në tremujorin paraardhës. Shpërndarja e shpenzimeve për interesa mbi borxhin e huaj nuk ka qenë e njëjtë përgjatë vitit. Referuar të dhënave historike, zakonisht pesha më e madhe e shërbimit të borxhit është në tremujorin e dytë dhe të katërt të çdo viti fiskal.

Ndërkohë, për gjysmën e parë të vitit, niveli i shpenzimeve rezultoi në 291.4 miliardë lekë, ose 6.4% më i lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......