12 mijë kontrolle për vjedhjen e energjisë - Në 7 muaj, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes çon për ndjekje penale 32 subjekte

Ola Mitre / SCAN
Përgjatë vitit 2024 Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka ndërmarrë kontrolle për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të ndryshme në vend. Sipas OSSH, kontrollet janë kryer në kuadër të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër informalitetit, teksa bazuar në analizat e riskut, gjatë periudhës janar – korrik janë ushtruar mbi 12 mijë kontrolle, tek subjektet që paraqesin mundësi abuzimi me energjinë elektrike.
Sipas të dhënave nga Departamenti i Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, nga këto kontrolle janë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike në 32 subjekte, të cilat janë proceduar në polici për shkelje të ligjit të energjisë. Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara në mbarë vendin, 42 subjekte nuk tarifoheshin në bazë të aktivitetit që ushtronin, bazuar në rregulloren e Entit Rregullator të Energjisë.
Nga inspektimet në terren u identifikuan rreth 15 mln kilovat të pamatura, të cilat iu faturuan abuzuesve. Vjedhjet e energjisë janë një prej arsyeve të nivelit të lartë të humbjeve në rrejtin e shpërndarjes. Ndërkaq, Operatori i Sistemit Shpërndarjes u bën apel klientëve apo subjekteve të mos bien pre e skemave mashtruese të ndërhyrjes në matës apo furnizimit me linjë të dytë jashtë matjes, pasi do të përballen me forcën e ligjit pa asnjë kompromis.
Sondazh

Si do të bllokohen llogaritë e debitorëve në tatime? - Rajoni qendror 130 mijë “borxhlinj”, sistem digjital komunikimi me bankat
Elisabeta Dosku/ SCAN Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve has vështirësi në marrjen e masave për bllokimin e llogarive të debitorëve, gjë që sjell si......

Rritja e kostos së jetesës në BE: Ku paguajnë më shumë njerëzit? Si renditet Shqipëria
Edel Strazimiri / SCAN Rritja e kostos së jetesës është shqetësimi më urgjent për më shumë se 90% të europianëve. Të dhënat zyrtare hedhin dritë mbi......

Pse investitorët po nxitojnë drejt arit dhe çfarë po ndodh me bakrin?
Edela Strazimiri / SCAN Çmimet e arit dhe të kontratave të së ardhmes u rritën në një rekord të ri të premten, mes pritjeve në rritje që bankat......

Java nis negativisht për Dollarin dhe Euron – Forcohet Franga
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pasi ka humbur pikë nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 91......

Mbi 13 mijë punonjës “çlirohen” nga puna në të zezë - Në 1 vit, pagat e të punësuarve kapërcejnë me 37 euro më shumë
Elisabeta Dosku/ SCAN Puna e pa deklaruar apo siç njihet ndryshe në zhargon “puna në të zezë” vijon të jetë një problematikë në vendin tonë e cila......

159.5 mld lekë shpenzime në tremujorin e dytë - Peshën më të madhe e mbajnë shpenzimet publike dhe shërbimi i borxhit
Lidion Kulla/SCAN Shpenzimet e buxhetit të shtetit kanë shënuar një nivel prej 159.5 miliardë lekësh, gjatë tremujorit të dytë të vitit, në rritje me......

Sateliti i parë për identifikimin e metanit - Kompania planifikon të gjurmojë deri në 90% të rrjedhjeve të gazit
Kristi Ceta/ SCAN Një koalicion që përdor teknologjinë e zhvilluar nga NASA dhe i mbështetur nga burime të tjera, përfshirë ish-kryebashkiakun e Nju......

Kina kufizon eksportet e mineraleve kritike - Qeveria: Kufizimet për të mbrojtur sigurinë kombëtare
Kristi Ceta/SCAN Kina do të vendosë kufij të eksportit të mineraleve kritike për të mbrojtur interesat dhe sigurinë kombëtare. Disa prej tyre janë......