Si do të bllokohen llogaritë e debitorëve në tatime? - Rajoni qendror 130 mijë “borxhlinj”, sistem digjital komunikimi me bankat

Elisabeta Dosku/ SCAN
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve has vështirësi në marrjen e masave për bllokimin e llogarive të debitorëve, gjë që sjell si domosdoshmëri gjetjen e një zgjidhje më praktike për ti fund problematikave të hasura.
Volumi i lartë i tatimpaguesve me detyrime tatimore të papaguara të ndjekur nga Drejtoria e Detyrimeve Tatimore te Papaguara në DPT Rajoni Qendror prej rreth 130,000 tatimpaguesish debitorë bën që të ketë kosto të larta: monetare (letër, bojë, printer, shpenzimet e postës etj) dhe kosto të burimeve njerëzore.
Për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike, është propozuar: “Ngritja e një sistemi të digjitalizuar komunikimi të administratës tatimore me bankat e nivelit të dytë në lidhje me mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara”.
Në dokumentin tenderues, argumentohet gjithashtu se ngritja e këtij sistemi është i domosdoshëm për shkak se janë evidentuar raste kur masat shtrënguese të ndërmarra për një tatimpagues nuk rezultojnë të protokolluara në bazë të kategorisë së masës. Gjithashtu në dokument sqarohet se janë evidentuar skema ku për subjekte me detyrime tatimore ta papaguara bëhen “Urdhër Bllokime” nga Administrata Tatimore, protokollohen dhe nuk shkojnë fare pranë bankave të nivelit të dytë. Për subjekte me detyrime tatimore të papaguara bëhen “Urdhër Zhbllokime” të cilat firmosen dhe vulosen në mënyrë të falsifikuar dhe dërgohen në bankat e nivelit të dytë të pa protokolluara.
Nga ana tjetër, nënvizohet gjithashtu se Rajoni Qendror, referuar numrit të lartë të tatimpaguesve me detyrime të papaguara tatimore e bën të vështirë respektimin e afateve për marrjen e masave shtrënguese në kohën e duhur dhe kryesisht dërgimin në afat të “urdhër bllokimeve të llogarive bankare” pranë bankave të nivelit të dytë.
Sistemi elektronik që synohet të ngrihet për ti dhënë zgjidhje këtyre problematikave do të bëjë të mundur mbledhjen me shpejt dhe në kohë të detyrimeve të papaguara; uljen ndjeshëm të kostove për marrjen e masave shtrënguese; Rritjen e arkëtimeve të detyrimeve të papaguara; Zvogëlimin e stokut të detyrimeve të papaguara; dhe Shmangien e skemave te mashtrimit. Sistemi parashikohet të mundësojë përmirësimin dhe thjeshtimin e komunikimit mes palëve në lidhje me mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara; si dhe ndërveprimin e sistemin me atë tatimor e-Taxation përmes Platformës Qeveritare të Ndërveprimit.
Sondazh

Rritja e kostos së jetesës në BE: Ku paguajnë më shumë njerëzit? Si renditet Shqipëria
Edel Strazimiri / SCAN Rritja e kostos së jetesës është shqetësimi më urgjent për më shumë se 90% të europianëve. Të dhënat zyrtare hedhin dritë mbi......

Pse investitorët po nxitojnë drejt arit dhe çfarë po ndodh me bakrin?
Edela Strazimiri / SCAN Çmimet e arit dhe të kontratave të së ardhmes u rritën në një rekord të ri të premten, mes pritjeve në rritje që bankat......

Java nis negativisht për Dollarin dhe Euron – Forcohet Franga
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pasi ka humbur pikë nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 91......

Mbi 13 mijë punonjës “çlirohen” nga puna në të zezë - Në 1 vit, pagat e të punësuarve kapërcejnë me 37 euro më shumë
Elisabeta Dosku/ SCAN Puna e pa deklaruar apo siç njihet ndryshe në zhargon “puna në të zezë” vijon të jetë një problematikë në vendin tonë e cila......

159.5 mld lekë shpenzime në tremujorin e dytë - Peshën më të madhe e mbajnë shpenzimet publike dhe shërbimi i borxhit
Lidion Kulla/SCAN Shpenzimet e buxhetit të shtetit kanë shënuar një nivel prej 159.5 miliardë lekësh, gjatë tremujorit të dytë të vitit, në rritje me......

Sateliti i parë për identifikimin e metanit - Kompania planifikon të gjurmojë deri në 90% të rrjedhjeve të gazit
Kristi Ceta/ SCAN Një koalicion që përdor teknologjinë e zhvilluar nga NASA dhe i mbështetur nga burime të tjera, përfshirë ish-kryebashkiakun e Nju......

Kina kufizon eksportet e mineraleve kritike - Qeveria: Kufizimet për të mbrojtur sigurinë kombëtare
Kristi Ceta/SCAN Kina do të vendosë kufij të eksportit të mineraleve kritike për të mbrojtur interesat dhe sigurinë kombëtare. Disa prej tyre janë......

“IA” analizon gjuhën e njeriut për të zbuluar sëmundjet - Saktësia e pajisjes për të dalluar shenja problemesh arrin 98%
Kristi Ceta/SCAN Në vitet e fundit, profesionistët e teknologjisë së kujdesit shëndetësor kanë përdorur inteligjencën artificiale për të kufizuar......