305 milionë euro shtesë futen në buxhet 7-mujori/ Cilat janë zërat që ndikuan në rritjen e të ardhurave?

Elisabeta Dosku/ SCAN
Në 7 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar 402,5 miliardë lekë ose 103 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezulton të jenë mbledhur rreth 30.4 miliardë lekë apo 305 milionë euro më shumë se 7 mujori i vitit 2023.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për 7-mujorin 2024 u realizuan në masën 130.3 miliardë lek, 12.9 miliardë lekë shumë se 7-mujori i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 7 mujor, të ardhurat e mbledhura janë 4 miliardë lek ose 3.2% më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 32.7 miliardë lek, 6.3 23.7% më shumë se 7-mujori 2023, çka tregon dhe konsumin në rritje kryesisht përgjatë periudhës së sezonit turistik.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 38.1 miliardë lekë, me rritje 15.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku ndikim kryesor ka pasur rritja e pagave e cila hyri në fuqi nga muaji Korrik.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT) u realizuan në masën 92 miliardë lek, 9.6 miliardë lek ose 11.6% më shumë se 7-mujori 2023, perfomancë e cila vjen si rrjedhojë e reformës së pagave por edhe luftës ndaj informalitetit.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 36.1 miliardë lek ose 2.5% më pak se 7-mujori 2023, si dhe 2.2 miliardë lekë ose 6.6% më shumë se plani i 7-mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.
Taksat nacionale, për periudhën 7-mujore 2024 u realizuan në masën 23.3 miliardë lek, 2.5 miliardë lekë më shumë se viti i kaluar.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 131.2 miliardë lek, 9.6 miliardë lekë me shumë se e njëjta periudhë enjë viti më parë dhe 0.9% më tejkalim plani. Të ardhurat nga TVSH në import për 7-mujorin rezultojnë 89.5 miliardë lek, 6.6 miliardë lek njëjta periudhë e një viti më parë, Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 34.9 miliardë lek, 3 miliardë lekë më shumë, ndërsa Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.6 miliardë lek, me rënie kundrejt një viti më parë dhe kundrejt planit.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 7 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 347.5 miliardë lekë me një realizim në masën 92.3 përqind të planit të periudhës.
Sondazh

Parkim me kate në Tiranë - Hapet tenderi për 40 postet e para, bashkia: Rritet hapësira dhe shmangen parkimet dyshe
Ola Mitre / SCAN Teksa parkimi i automjeteve në kryeqytet është një nga problemet më të shpeshta të shoferëve, Bashkia e Tiranës ka vendosur të......

A kanë aftësi teorike shqiptarët në timon? - DPSHTRR: Vetëm 13% e shkelësve rifituan patentën
Lidion Kulla/SCAN Në gjysmën e parë të këtij viti, vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të aksidenteve rrugore, krahasuar me të njëjtën periudhë të......

12 mijë kontrolle për vjedhjen e energjisë - Në 7 muaj, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes çon për ndjekje penale 32 subjekte
Ola Mitre / SCAN Përgjatë vitit 2024 Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka ndërmarrë kontrolle për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të......

Si do të bllokohen llogaritë e debitorëve në tatime? - Rajoni qendror 130 mijë “borxhlinj”, sistem digjital komunikimi me bankat
Elisabeta Dosku/ SCAN Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve has vështirësi në marrjen e masave për bllokimin e llogarive të debitorëve, gjë që sjell si......

Rritja e kostos së jetesës në BE: Ku paguajnë më shumë njerëzit? Si renditet Shqipëria
Edel Strazimiri / SCAN Rritja e kostos së jetesës është shqetësimi më urgjent për më shumë se 90% të europianëve. Të dhënat zyrtare hedhin dritë mbi......

Pse investitorët po nxitojnë drejt arit dhe çfarë po ndodh me bakrin?
Edela Strazimiri / SCAN Çmimet e arit dhe të kontratave të së ardhmes u rritën në një rekord të ri të premten, mes pritjeve në rritje që bankat......

Java nis negativisht për Dollarin dhe Euron – Forcohet Franga
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pasi ka humbur pikë nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 91......

Mbi 13 mijë punonjës “çlirohen” nga puna në të zezë - Në 1 vit, pagat e të punësuarve kapërcejnë me 37 euro më shumë
Elisabeta Dosku/ SCAN Puna e pa deklaruar apo siç njihet ndryshe në zhargon “puna në të zezë” vijon të jetë një problematikë në vendin tonë e cila......