Eksportet thellojnë rënien në Korrik - Lëndët djegëse "bëhen bashkë" me tekstilet, patën ndikimin më të madh

Xhorxhina Deda/SCAN
Rënia e eksporteve është thelluar në muajin korrik të këtij viti, tregojnë të dhënat e tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT. Eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, nga 35 mld që ishin në qershor, duke rënë me 12%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 4.1%, në krahasim me qershorin e po të njejtit vit. Nga ana tjetër, importet kanë vijuar të rriten, ku konkretisht shifrat flasin për 21.1% më shumë importe në vlerë, krahasuar me një vit më parë. Kjo ka ndikuar edhe në rritjen e defiçitit tregtar me 59%, nëse do ta krahasonim me korrikun e vitit 2023.
Po t'i analizojmë të dhënat në volum, pra në peshë, vihet re se përgjatë një viti eksportet kanë rënë me 1.8%, ndërsa importet në volum janë rritur me 16%.
Nëse analizojmë shifrat për të gjetur ndikimin kryesor në drejtim të rënies së ekporteve në vlerë, shohim se edhe në terma mujorë, por edhe në terma shtatëmujorë, lëndët djegëse dhe tekstilet kanë patur ndikimin negativ më të madh.
“Scan Intel” ka analizuar ndryshimin vjetor të grupeve për të parë se ku vihen re diferencat më të mëdha. Të dhënat tregojnë se rënia më e madhe vjetore vihet re në grupin e lëndëve djegëse me 44%, pasuar nga grupi “Tekstile dhe këpucë” me 13.2%, duke dëshmuar edhe njëherë ngërçin në këtë sektor nga rritja e kostove si pasojë e rënies së euros. Gati të gjitha grupet vihen re më rënie përveç grupeve të prodhimit të letrës, materialeve të ndërtimit dhe produkteve kimike.
Por si kanë ndryshuar importi i grupeve kryesore në harkun kohor të viti? Rënie ka shënuar vetëm grupi i lëkurës dhe atrikujt prej saj, ndërkohë grupet e tjera paraqiten me rritje. Sipas të dhënave, rritjen më të madhe e kanë shënuar materialet e ndërtimit me 46%.
Sondazh

BE nis projektin e parë të heqjes dhe ruajtjes së karbonit në tokë në Francë!
Edel Strazimiri / SCAN Projekti i parë për heqjen e dioksidit të karbonit në tokë në Bashkimin Europian u njoftua të hënën midis ndërmarrjeve......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor - Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të martë pasi në raport me dje është blerë sot me 89.6 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të......

Turbina me erë më e fuqishme në botë - Platforma kineze “ndriçon” 30,000 shtëpi
Kristi Ceta/SCAN Një kompani kineze do të instalojë platformën më të madhe në botë të turbinave lundruese me erë. Dizajni i ri nga MingYang Smart......

Rritet suficiti tregtar i Eurozonës - Ndryshimi vjen pavarësisht rënies së eksporteve dhe importeve
Kristi Ceta/SCAN Vlera e eksporteve në Eurozonë tejkaloi importet në qershor 2024, veçanërisht kur shohim tregtinë e kimikateve, makinerive dhe......

Samsung prezanton Galaxy A06 - Telefoni i ri do të kushtojë deri në 150 dollarë
Kristi Ceta/SCAN Samsung ka prezantuar zyrtarisht në Vietnam telefonin Galaxy A06. Ai do të jetë i disponueshëm për blerje duke filluar nga 22 gushti......

Marrëveshje për reduktimin e deficitit buxhetor - Qeveria gjermane synon të shpëtojë planin e shpenzimeve
Kristi Ceta/SCAN Qeveria e koalicionit në Gjermani arriti një marrëveshje për të ngushtuar objektivin e saj të deficitit buxhetor për vitin 2025 nga 17......

Polonia dhe Hungaria udhëheqin energjinë diellore - Prodhimi në Evropën Qendrore e Lindore rritet me 55%
Kristi Ceta/SCAN Prodhimi i energjisë elektrike nga fermat diellore po rritet më shpejt në Evropën Qendrore dhe Lindore se në çdo rajon tjetër......

305 milionë euro shtesë futen në buxhet 7-mujori/ Cilat janë zërat që ndikuan në rritjen e të ardhurave?
Elisabeta Dosku/ SCAN Në 7 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar 402,5 miliardë lekë ose 103 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën......