Ndryshon harta e partnerëve kryesorë tregtarë - Shkëmbimet tregtare me Serbinë, në “ngërç”. Shënojnë rënie në korrik

Xhorxhina Deda/SCAN
Në muajin Korrik të këtij viti Shqipëria importoi mallra me vlerë rreth 85 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 21.1%. Kjo rritje e importeve dhe nga ana tjetër rënia e vazhdueshme e eksporteve kanë patur ndikim edhe në rritjen e defiçitit tregtar. Por çfarë thonë të dhënat për partnerët kryesorë tregtarë në drejtim të importve?
Krahasuar me muajin Korrik të një viti më parë, një ndër shtetet që bie më shumë në sy është Arabia Saudite, e cila në vitin 2023 ishte partneri i 38-të më i madh tregtar në import me vendin tonë, ndërsa këtë vit është ngjitur në vendin e 8-të, me një rritje vjetore prej më shumë se 800%, ku ndikimin më të madh e kanë patur lëndët djegëse. Pra, ndër 10 partnerët kryesorë ky vend ka rritjen më të lartë. Më pas ndjek Egjipti, i cili po ashtu është renditur si ndër partnerët kryesorë. Po ashtu, rritje të importeve regjistrojmë me Greqinë, Kinën, Poloninë, Gjermaninë, Turqinë, Italinë dhe Kosovën. Ndër 10 partnerët kryesorë, rënie të importeve kemi vetëm me Serbinë.
Nëse e përqëndrojmë analizën në marrëdhëniet tregtare me rajonin, sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Korrik të këtij viti, Shqipëria realizoi me këto vende rreth 11.7 miliardë lekë shkëmbime tregtare, ku përfshihen importet dhe eksportet.
“Scan Intel” është ndalur tek të dhënat për të kuptuar sesi ka ndryshuar marrëdhënia e tregtimit mes vendeve të rajonit. Sipas shifrave, Shqipëria ka rritur eksportet në vlerë me Bosnje Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi, ndërsa me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut vlera e eksporteve ka rënë. Kjo rënie konstatohet në 17.6% në Serbi dhe 8.7% me Maqedoninë e Veriut.
Sa i përket importeve në vlerë Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet me të gjitha vendet përeç Serbisë. Rritja më e lartë regjistrohet me Kosovën dhe Malin e Zi me 109% dhe 36.1% respektivisht. Nga ana tjetër, rënia me Serbinë vlerësohet në 13.6%.

Ndriçim rrugor me panele diellore - Risia për rritjen e sigurisë në rrugë, akset ku do ndërhyhet
Ola Mitre / SCAN Disa akse rrugore do të jenë pjesë e investimit për rritjen e sigurisë në rrugë, teksa projekti përfshin edhe instalimin e ndriçimit......

Rritet interesi i bizneseve për markat dhe patentat - DPPI: Për 7-mujorin e këtij viti rezultuan mbi 1200 aplikime
Lidion Kulla/SCAN Aplikimet për regjistrimin kombëtar të markave tregtare dhe patentave kanë vijuar tendencën në rritje edhe gjatë këtij viti, duke i......

Si u “kthye” në buxhet shtesa e pagave në administratë? - Rriten të ardhurat nga kontributet dhe tatimi mbi pagat
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e pagave për një sërë kategorish punonjësish në sektorin publik i është kthyer disi mbrapsht buxhetit të shtetin në formën......

Eksportet thellojnë rënien në Korrik - Lëndët djegëse "bëhen bashkë" me tekstilet, patën ndikimin më të madh
Xhorxhina Deda/SCAN Rënia e eksporteve është thelluar në muajin korrik të këtij viti, tregojnë të dhënat e tregtisë së jashtme të publikuara nga......

BE nis projektin e parë të heqjes dhe ruajtjes së karbonit në tokë në Francë!
Edel Strazimiri / SCAN Projekti i parë për heqjen e dioksidit të karbonit në tokë në Bashkimin Europian u njoftua të hënën midis ndërmarrjeve......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor - Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të martë pasi në raport me dje është blerë sot me 89.6 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të......

Turbina me erë më e fuqishme në botë - Platforma kineze “ndriçon” 30,000 shtëpi
Kristi Ceta/SCAN Një kompani kineze do të instalojë platformën më të madhe në botë të turbinave lundruese me erë. Dizajni i ri nga MingYang Smart......

Rritet suficiti tregtar i Eurozonës - Ndryshimi vjen pavarësisht rënies së eksporteve dhe importeve
Kristi Ceta/SCAN Vlera e eksporteve në Eurozonë tejkaloi importet në qershor 2024, veçanërisht kur shohim tregtinë e kimikateve, makinerive dhe......