Shqipëria Postuar më 20 Gusht 2024, 11:58

Ndriçim rrugor me panele diellore - Risia për rritjen e sigurisë në rrugë, akset ku do ndërhyhet

Nga SCAN TV
Ndriçim rrugor me panele diellore - Risia për rritjen e

Ola Mitre / SCAN

 

Disa akse rrugore do të jenë pjesë e investimit për rritjen e sigurisë në rrugë, teksa projekti përfshin edhe instalimin e ndriçimit led, së bashku me panelin fotovoltaik. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat për përmirësimin e sinjalistikës në akset e Rajonit Verior dhe Qendër Lindje dhe në dokumentet e tenderit specifikohej se përfshirja e ndriçimit me sistem fotovoltaik është një risi për sigurinë rrugore.

Kontrata për rajonin Qendër lindje përfshin ndërhyrjen në aksin Qafë Plloçë – Korçë dhe Korçë – Dogana Kapshticë, ku në total parashikohet të instalohen 108 shtylla ndriçimi me sistem fotovoltaik. Vlera e kontratës për këto ndërhyrje, shoqëruar edhe me vijëzimin është 83.71 mln lekë. Ndërkaq, kontrata e dytë për Rajonin Verior përfshin akset Rreps - Gjegjan - K. Hadroj, Lezhë – Fishtë - Vau Dejës, Shkodër - Hani Hotit dhe Tamarë - Vermosh, Vermosh – Doganë. Vlera e saj është 174.6 mln lekë. Për këtë rajon, instalimi i shtyllave të ndriçimit me sistem fotovoltaik është parashikuar në kryqëzimet e rrezikshme: Blinisht/Fishtë, Gjadër/Kodhel, Bushat dhe ai Pukës.

Investimi në ndriçim led, me sistem fotovoltaik shmang mirëmbajtjen e kushtueshme si dhe problemet e furnizimit me energji elektrike apo të dëmtimeve të mundshme. Ky ndriçim do të jetë tërësisht i pavarur nga rrjeti, pasi sigurohet nga energjia diellore, nëpërmjet paneleve fotovoltaike.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat