Më shumë vizitorë shfrytëzuan hotelet për pushime - Rritet numri i netë qëndrimeve me rreth 37% krahasuar me vitin 2023

Xhorxhina Deda/SCAN
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i vizitorëve gjithsej u regjistrua në rreth 1 milionë, nga rreth 771 mijë që ishin në të njejtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, netë qëndrimet në strukturat akomoduese në periudhën Janar-Qershor u regjistruan në 2.3 milionë, nga 1.7 në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, duke u rritur me rreth 37%. Pra, referuar edhe grafikut, vihet re ecuria e mirë e turizmit në gjysmën e parë të vitit aktual.
Por, le të përqëndrohemi më në detaje, sipas treguesve specifikë, sa i përket muajit Qershor. Të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 40.1%, në krahasim me Qershorin e vitit 2023. Nëse i analizojmë sipas tipologjisë shohim se rritja më e madhe vërehet në numrin e vizitorëve të huaj, me 49.9%. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve vendas u rrit me 18.4%.
Numri i vizitorëve të huaj të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 43.7%, ndërsa në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 51.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Netë qëndrimet gjithsej në Qershor të këtij viti rezultojnë të jenë rritur me rreth 27%, ndërkohë që netët e kaluara në strukturat akomoduese nga të huajt u rritën me 35.5%.
Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve të huaj të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 20.8%. Nga ana tjetër, në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 38.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Po të flasim për llojin e akomodimit, numri i netë qëndrimeve të vizitorëve të huaj, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritje me 36.9%.
Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin Qershor të këtij viti janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 11.9%, Italia me 8.7%, Polonia me 7.6%, Gjermania me 5.9% dhe Mbretëria e Bashkuar me 3.8%.
Sondazh

Sa konsumuan shqiptarët dhe turistët gjatë vitit? - Tatimi i paguar në 7-mujor rritet me 128 milionë euro
Elisabeta Dosku/ SCAN Buxheti i shtetit po mbledh më shumë të ardhura nga taksa e cila lidhet drejtpërsëdrejti me nivelin e konsumit nga ana e......

Ndryshon harta e partnerëve kryesorë tregtarë - Shkëmbimet tregtare me Serbinë, në “ngërç”. Shënojnë rënie në korrik
Xhorxhina Deda/SCAN Në muajin Korrik të këtij viti Shqipëria importoi mallra me vlerë rreth 85 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 21.1%. Kjo......

Ndriçim rrugor me panele diellore - Risia për rritjen e sigurisë në rrugë, akset ku do ndërhyhet
Ola Mitre / SCAN Disa akse rrugore do të jenë pjesë e investimit për rritjen e sigurisë në rrugë, teksa projekti përfshin edhe instalimin e ndriçimit......

Rritet interesi i bizneseve për markat dhe patentat - DPPI: Për 7-mujorin e këtij viti rezultuan mbi 1200 aplikime
Lidion Kulla/SCAN Aplikimet për regjistrimin kombëtar të markave tregtare dhe patentave kanë vijuar tendencën në rritje edhe gjatë këtij viti, duke i......

Si u “kthye” në buxhet shtesa e pagave në administratë? - Rriten të ardhurat nga kontributet dhe tatimi mbi pagat
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e pagave për një sërë kategorish punonjësish në sektorin publik i është kthyer disi mbrapsht buxhetit të shtetin në formën......

Eksportet thellojnë rënien në Korrik - Lëndët djegëse "bëhen bashkë" me tekstilet, patën ndikimin më të madh
Xhorxhina Deda/SCAN Rënia e eksporteve është thelluar në muajin korrik të këtij viti, tregojnë të dhënat e tregtisë së jashtme të publikuara nga......

BE nis projektin e parë të heqjes dhe ruajtjes së karbonit në tokë në Francë!
Edel Strazimiri / SCAN Projekti i parë për heqjen e dioksidit të karbonit në tokë në Bashkimin Europian u njoftua të hënën midis ndërmarrjeve......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor - Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të martë pasi në raport me dje është blerë sot me 89.6 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të......