Sa konsumuan shqiptarët dhe turistët gjatë vitit? - Tatimi i paguar në 7-mujor rritet me 128 milionë euro

Elisabeta Dosku/ SCAN
Buxheti i shtetit po mbledh më shumë të ardhura nga taksa e cila lidhet drejtpërsëdrejti me nivelin e konsumit nga ana e qytetarëve shqiptarë, për produkte të shportës, por jo vetëm.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat bruto nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në 7-mujor janë regjistruar në nivelin 137 miliardë lekëve, me një rritje prej 17 miliardë lekësh në raport me një vit më parë. Dhe pavarësisht se rimbursimet e dhëna nga buxheti për TVSH-në janë rritur me 4 miliardë lekë gjatë kësaj periudhe, sërish të ardhurat neto rezultojnë 12.8 miliardë lekë, apo rreth 128 milionë euro më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Peshën më të madhe e zë TVSH-ja e mbledhur në import nga administrata doganore, ku në 7 muaj janë arkëtuar 89.5 miliardë lekë, duke shënuar rritje me 7.9% në raport me një vit më parë pavarësisht kursit të këmbimit i cili vijon të jetë në favor të lekut, çka tregon kërkesën në rritje të qytetarëve për produkte ushqimore dhe jo ushqimore.
Megjithatë rritjen më të madhe në përqindje e kanë të ardhurat nga TVSH së arkëtuar (neto) brenda vendit, administruar tatimet, të cilat u realizuan në masën 32.7 miliardë lek, me një kapërcim prej 6.3 miliardë lek ose 23.7% më shumë se 7-mujori 2023
Ajo që vihet nga të dhënat e përpunuara nga SCAN TV, është që nëse marrim në analizë të njëjtën periudhë në 5 vitet e fundit, rritja është progresive dhe 2024 -ta shënon rekord në të hyrat nga TVSH dhe thuajse regjistrohet një dyfishim në raport me vitin 2020, kur TVSH-ja neto e arkëtuar regjistrohej në 69.8 miliardë lekë.
Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë perfomancë është rritja e numrit të turistëve në vendin tonë, normalizmi i çmimeve gjatë këtij viti, gjë që i ka shtyrë qytetarët të rrisin kërkesën dhe konsumin. Nga ana tjetër ndikim kryesor ka pasur edhe reforma e rritjes së pagave në administratë, gjë që i ka dhënë më shumë mundësi qytetarëve për të shpenzuar. Kjo reformë ka vënë në lëvizje edhe sektorin privat
Sondazh

Ndryshon harta e partnerëve kryesorë tregtarë - Shkëmbimet tregtare me Serbinë, në “ngërç”. Shënojnë rënie në korrik
Xhorxhina Deda/SCAN Në muajin Korrik të këtij viti Shqipëria importoi mallra me vlerë rreth 85 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 21.1%. Kjo......

Ndriçim rrugor me panele diellore - Risia për rritjen e sigurisë në rrugë, akset ku do ndërhyhet
Ola Mitre / SCAN Disa akse rrugore do të jenë pjesë e investimit për rritjen e sigurisë në rrugë, teksa projekti përfshin edhe instalimin e ndriçimit......

Rritet interesi i bizneseve për markat dhe patentat - DPPI: Për 7-mujorin e këtij viti rezultuan mbi 1200 aplikime
Lidion Kulla/SCAN Aplikimet për regjistrimin kombëtar të markave tregtare dhe patentave kanë vijuar tendencën në rritje edhe gjatë këtij viti, duke i......

Si u “kthye” në buxhet shtesa e pagave në administratë? - Rriten të ardhurat nga kontributet dhe tatimi mbi pagat
Elisabeta Dosku/ SCAN Rritja e pagave për një sërë kategorish punonjësish në sektorin publik i është kthyer disi mbrapsht buxhetit të shtetin në formën......

Eksportet thellojnë rënien në Korrik - Lëndët djegëse "bëhen bashkë" me tekstilet, patën ndikimin më të madh
Xhorxhina Deda/SCAN Rënia e eksporteve është thelluar në muajin korrik të këtij viti, tregojnë të dhënat e tregtisë së jashtme të publikuara nga......

BE nis projektin e parë të heqjes dhe ruajtjes së karbonit në tokë në Francë!
Edel Strazimiri / SCAN Projekti i parë për heqjen e dioksidit të karbonit në tokë në Bashkimin Europian u njoftua të hënën midis ndërmarrjeve......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor - Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të martë pasi në raport me dje është blerë sot me 89.6 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të......

Turbina me erë më e fuqishme në botë - Platforma kineze “ndriçon” 30,000 shtëpi
Kristi Ceta/SCAN Një kompani kineze do të instalojë platformën më të madhe në botë të turbinave lundruese me erë. Dizajni i ri nga MingYang Smart......