Ujërat e ndotur, vetëm 15% e popullsisë shërbim nga impiantet - Problemi në zonat urbane dhe bregdetare, qeveria rendit mangësitë

Vetëm 15% e popullsisë së Shqipërisë merr shërbim nga impiantet për trajtimin e ujërave të ndotura. Vet qeveria i pranon këto mangësi teksa thotë se kjo gjë ka sjellë shqetësime kryesore si mungesën e licencimit dhe tarifimit për trajtimin e ujërave të ndotura, funksionimin dhe mirëmbajtjen e pamjaftueshme dhe ndikimit mjedisor të kufizuar për shkak të rrjeteve dhe lidhjeve në zhvillim e sipër.
Në raportin për integrimin europian 2023-2025 theksohet nevoja urgjente për të siguruar harmonizimin e plotë me Direktivën e Trajtimit të Ujërave të Zeza Urbane, shtrirjen e rrjeteve të kanalizimeve, licencimin dhe aplikimin e tarifave për të gjitha impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura dhe ndërtimin e atyre të reja, veçanërisht në zonat urbane dhe bregdetare dhe ato të vizituara nga turistët.
“Rrjeti i monitorimit dhe raportimit të cilësisë së ujit dhe sistemi i licensimit duhet të përmirësohen më tej dhe të harmonizohen me kërkesat e acquis. Nën-sektori i furnizimit me ujë dhe kanalizimeve ka nevojë për përmirësime. Megjithatë, nevojiten përpjekje më të mëdha për të forcuar kapacitetet, performancën dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve komunale.”- shkruan më tej raporti.
Edhe pse janë shtuar impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura përsëri janë të pamjaftueshme. Këtë fakt evidenton raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit 2021. Pavarësisht një rritje të lehtë të mbulimit me impiante të trajtimit të ujërave të ndotura, sërish vendi mbetet larg objektivave të vendosura thuhet në raport.
Sipas Entit Rregullator të Ujit shërbimi i "grumbullimit e largimit të ujërave të ndotura" ofrohet nga 53 shoqëri ndërsa përpunimi i tyre arrihet të kryhet vetëm nëpërmjet 8 (tetë) impianteve të ndërtuara ndër të cilat vetëm 5 (pesë) prej tyre janë të pajisur me licencë nga ERRU, ndërsa 3 (tre) prej tyre ende nuk plotësojnë kërkesat ligjore për licencim për këtë kategori shërbimi.
Rritja e cilësisë së shërbimit të kanalizimeve lidhet me nevojën e të pasurit të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura. Për vitin 2021 kanë raportuar të dhëna 7 shoqëri ku numri total i popullsisë së shërbyer është rreth 33,563 banorë krahasuar me vitin 2020. Ky tregues gjithsesi mbetet në nivele të pakënaqshme
Për të konsoliduar progres, qeveria rendit të nevojshme miratimin e projektligjit për furnizimin me ujë dhe kanalizimet brenda vitit 2023, si dhe Strategjisë Kombëtare 2022 – 2030.
Marinela Lina/ SCAN
Sondazh

Inflacioni regjistron rënie në eurozonë - Të dhënat e muajit dhjetor nuk i japin “paqe” BQE
Inflacioni në eurozonë është ulur më shumë se sa ishte parashikuar një muaj më parë, por presionet mbi cmimet janë rritur duke lënë të kuptohet se Banka......

Prodhim rekord i energjisë së erës në Britani - Parqet eolike, 26.8% të energjisë elektrike të vendit në 2022
Parqet eolike në Britaninë e Madhe kontribuan me një rekord prej 26.8% të energjisë elektrike të prodhuar në vend gjatë vitit 2022. Pvarësisht kësaj......

“Zonat e mbrojtura”, drejt gjykatës - Guri: Organizatat kontestojnë procesin, rëndësi rrjetëzimi për ngritjen e kauzave
Një grup organizatash të shoqërisë civile po bashkëpunojnë në ngritjen e akt-padisë për kundërshtimin e procesit të ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Zonave......

Cili është plani i ri i Macron për të ndaluar 'krizën e pafund' të kujdesit shëndetësor francez?!
Emmanuel Macron ka zbuluar një plan të ri për të ndalur "krizën e pafund" në sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor të Francës, duke përfshirë rregullimin e......

DPSHTRR thirrje për ndërrimin e pronësisë në rast shitje të automjetit - Mosparaqitja brenda afateve ligjore, ju ngarkon me gjobë
DPSHTRR nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të cilët kanë shitur një̈ mjet rrugor dhe mjeti vijon të......

Prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike depërtojnë tregun evropian – Rritje me 66 përqind midis 2021 dhe 2022
Prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike vazhdojnë të depërtojnë në tregun evropian, duke ecur në Vitin e Ri me besim. Tregu plug-in i automjeteve elektrike......

Hidrocentrali gjysmë shekullor i vjetër në Shqipëri po kthehet në qendër inovative të energjisë
Shqipëria ka një sistem specifik të prodhimit të energjisë elektrike. Shteti ballkanik është mbështetur kryesisht në teknologjinë hidroenergjetike, ajo përbën......

Viktima e fundit e "dimrit të kriptove" - Banka amerikane goditet me tërheqje prej 8 miliardë dollarësh në monedha virtuale
Klientët e bankës amerikane Silvergate, e cila ofron shërbime të kriptomonedhave, kanë tërhequr mbi 8 miliardë dollarë nga depozitat e tyre të lidhura me......