DPSHTRR thirrje për ndërrimin e pronësisë në rast shitje të automjetit - Mosparaqitja brenda afateve ligjore, ju ngarkon me gjobë

DPSHTRR nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të cilët kanë shitur një̈ mjet rrugor dhe mjeti vijon të mbetet në emrin e tyre ndërsa përdoret nga blerësi.
Ky mjet mund t’ju ngarkojë me detyrime nëse blerësi nuk paguan taksat, nëse nuk paguan gjobat brenda apo jashtë̈ vendit, njofton DPSHTRR.
Për ta hequr mjetin nga pronësia individët duhet të paraqiten në Drejtorinë Rajonale ku kanë vendbanimin me këto dokumente me vete:
- Mjet identifikimi;
- Kontratën e shitjes së mjetit ose faturën e shitjes.
Keni blerë një mjet dhe nuk e keni kaluar në emrin tuaj brenda 30 ditëve nga momenti i blerjes?
- Mosparaqitja brenda afateve ligjore për këtë ndryshim, ju ngarkon me gjobë!
- Për shkelje të afatit mbi 30 ditë deri në 90 ditë kalendarike - 10,000 lekë;
- Për shkelje të afatit mbi 90 ditë kalendarike deri në 1 vit - 20,000 lekë;
- Për shkelje të afatit me më shumë se 1 vit - 40,000 lekë.
Gjithashtu, ky mjet mund t’ju bllokohet apo konfiskohet nëse shitësi ka detyrime ose debi ndaj të tretëve.
Shitësi ka të drejtë të deklarojë mes dokumenteve, aktin e shitjes, pranë̈ DRSHTRR, dhe ta çlirojë veten nga mjeti i shitur, njëanshmërisht ndërsa blerësi ka detyrimin të regjistrojë në emrin e vet (individ/subjekt) mjetin pranë̈ DRSHTRR!
SCAN
Sondazh

Prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike depërtojnë tregun evropian – Rritje me 66 përqind midis 2021 dhe 2022
Prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike vazhdojnë të depërtojnë në tregun evropian, duke ecur në Vitin e Ri me besim. Tregu plug-in i automjeteve elektrike......

Hidrocentrali gjysmë shekullor i vjetër në Shqipëri po kthehet në qendër inovative të energjisë
Shqipëria ka një sistem specifik të prodhimit të energjisë elektrike. Shteti ballkanik është mbështetur kryesisht në teknologjinë hidroenergjetike, ajo përbën......

Viktima e fundit e "dimrit të kriptove" - Banka amerikane goditet me tërheqje prej 8 miliardë dollarësh në monedha virtuale
Klientët e bankës amerikane Silvergate, e cila ofron shërbime të kriptomonedhave, kanë tërhequr mbi 8 miliardë dollarë nga depozitat e tyre të lidhura me......

Norma e inflacionit në eurozonë ‘rrëshqet’ në 9.2% ndërsa rritja e çmimit të energjisë ndalet
Inflacioni në eurozonë ra për të dytin muaj radhazi në dhjetor, por analistët nuk presin që ai të shkaktojë një ndryshim në tonin nga Banka Qendrore Europiane.......

Punësimi në sektorët jo-bujqësor u rrit me 223 mijë në dhjetor ndërsa tregu i fortë i punës kalon pritshmëritë e Fed!
Punësimi në listën e pagave jo-fermere është një emër i përpiluar për mallra, kompani ndërtimi dhe prodhuese në SHBA. Ai nuk përfshin punëtorët e fermave,......

Fondet e aksioneve në Britani humbën një rekord prej 10 miliardë dollarësh vitin e kaluar!
Investitorët hoqën dorë nga fondet e aksioneve në Mbretërinë e Bashkuar me një normë rekord vitin e kaluar, sipas hulumtimeve të reja, me shitjet që tejkalojnë......

Krijohet Zyra e Rikuperimit të Aseteve në Shqipëri - Strukturë për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme
Qeveria shqiptare parashikon që këtë vit të bëhet realitet krijimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve në Shqipëri, e cila do të shërbejë si strukturë e......

“Misteri” i tenderit të blerjes së energjisë - Platforma e OSHEE, jashtë funksioni. Asnjë detaj për garën ku mori pjesë KESH
Në fund të vitit që sapo lamë pas, qeveria njoftoi se kompanitë e lidhura në tensionin 35 KV, që kanë dalë në tregun e liberalizuar në vitin 2019, do të mund......