Shqipëria Postuar më 7 Janar 2023, 11:24

“Zonat e mbrojtura”, drejt gjykatës - Guri: Organizatat kontestojnë procesin, rëndësi rrjetëzimi për ngritjen e kauzave 

Nga SCAN TV
“Zonat e mbrojtura”, drejt gjykatës - Guri: Organizatat

Një grup organizatash të shoqërisë civile po bashkëpunojnë në ngritjen e akt-padisë për kundërshtimin e procesit të ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për rishikimin e rrjetit të zonave të mbrojtura.

Sipas Besjana Gurit, nga EcoAlbania procesi u krye në një kohë rekord, ndërsa u finalizua me heqjen e shumë zonave, çka i hap rrugë investimeve që bien në kundërshtim me mbrojtjen e mjedisit.

Guri thotë që padia do të depozitohet shumë shpejt në gjykatë. Ndërkaq, duke marrë në konsideratë që kjo kauzë po ndiqet nga organizatat e shoqërisë civile, Guri thekson rëndëisnë e rrjetëzimit të tyre, duke ndihmuar në arritjen e rezultateve sa më konkrete.

Rishikimi tërësor i rrejtit të zonave të mbrojtura është kundërshtuar edhe më herët nga organizatat.

“Vendimet synojnë të ligjërojnë shkatërrimin e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë, duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”,-thuhej në 1 deklaratë të shpërndarë për mediat, pak kohë më parë.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......