Inflacioni regjistron rënie në eurozonë - Të dhënat e muajit dhjetor nuk i japin “paqe” BQE

Inflacioni në eurozonë është ulur më shumë se sa ishte parashikuar një muaj më parë, por presionet mbi cmimet janë rritur duke lënë të kuptohet se Banka Qendrore Europiane do të vazhdojë të rrisë normat e interesit në muajt e ardhshëm.
Inflacioni në eurozonë, ku përfshihen 20 vende që kur Kroacia u bë pjesë e saj në 1 janar e këtij viti, është ulur në 9.2% në muajin dhjetor nga 10.1% në krahasim me një muaj më parë. Nivel më i ulët se parashikimi prej 9.7% i një sondazhi Reuters, në bazë të të dhënave të publikuara nga Eurostat.
Por ky lajm në dukje pozitiv, fsheh një prirje të pafavorshme, pasi pjesa më e madhe e rënies ndodhi për shkak të çmimeve më të ulëta të energjisë, ndërkohë që të gjithë komponentët kryesorë të inflacionit bazë u përshpejtuan.
Inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet e paqëndrueshme të ushqimeve dhe energjisë, u rrit në 6.9% nga 6.6%, ndërsa një matës edhe më i ngushtë, duke përjashtuar çmimet e alkoolit dhe duhanit, tregoi një rritje të inflacionit në 5.2% nga 5%.
Inflacioni në shërbime dhe në mallrat industriale joenergjetike, të dy të vëzhguara nga afër nga BQE për të vlerësuar kohëzgjatjen e rritjes së çmimeve, është përshpejtuar.
Një shqetësim tjetër është se inflacioni i përgjithshëm mund të ketë rënë për shkak të një sërë masash të njëhershme ose të përkohshme, duke përfshirë subvencionet e qeverisë, dhe disa prej tyre mund të anulohen në janar kur inflacioni mund të përshpejtohet edhe një herë më shumë.
Problemi është se sa më gjatë që rritja e çmimeve do mbetet e lartë, aq më e vështirë do të jetë të zbutet pasi kompanitë fillojnë të rregullojnë politikat e tyre të çmimeve dhe pagave, duke përjetësuar inflacionin.
Kjo është arsyeja pse BQE rriti normat me një total prej 2.5 pikë përqindjeje vitin e kaluar dhe premtoi rritje të mëdha në shkurt dhe mars, në atë që është tashmë cikli më agresiv i shtrëngimit të politikave monetare në historinë e bankës.
Inflacioni nuk do të kthehet në 2% deri në gjysmën e dytë të 2025-ës, sipas parashikimeve të vetë BQE-së. Si tregjet ashtu edhe sondazhet kanë filluar të faktorizojnë mundësinë që inflacioni të qëndrojë mbi 2%, pjesërisht sepse një sërë faktorësh të jashtëm po përkeqësojnë problemet e BQE.
Një recesion dimëror duhej të rriste papunësinë, duke ndikuar thellë në presionet e çmimeve. Por recesioni po rezulton të jetë më i cekët se sa pritej dhe punësimi, tashmë në nivele rekord, në fakt po rritet. Mbështetja fiskale për familjet po rezulton gjithashtu të jetë më bujare nga sa pritej dhe këto shpenzime të tepërta do të rrisin fuqinë blerëse, duke kundërshtuar politikat kufizuese të BQE.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Prodhim rekord i energjisë së erës në Britani - Parqet eolike, 26.8% të energjisë elektrike të vendit në 2022
Parqet eolike në Britaninë e Madhe kontribuan me një rekord prej 26.8% të energjisë elektrike të prodhuar në vend gjatë vitit 2022. Pvarësisht kësaj......

“Zonat e mbrojtura”, drejt gjykatës - Guri: Organizatat kontestojnë procesin, rëndësi rrjetëzimi për ngritjen e kauzave
Një grup organizatash të shoqërisë civile po bashkëpunojnë në ngritjen e akt-padisë për kundërshtimin e procesit të ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Zonave......

Cili është plani i ri i Macron për të ndaluar 'krizën e pafund' të kujdesit shëndetësor francez?!
Emmanuel Macron ka zbuluar një plan të ri për të ndalur "krizën e pafund" në sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor të Francës, duke përfshirë rregullimin e......

DPSHTRR thirrje për ndërrimin e pronësisë në rast shitje të automjetit - Mosparaqitja brenda afateve ligjore, ju ngarkon me gjobë
DPSHTRR nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të cilët kanë shitur një̈ mjet rrugor dhe mjeti vijon të......

Prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike depërtojnë tregun evropian – Rritje me 66 përqind midis 2021 dhe 2022
Prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike vazhdojnë të depërtojnë në tregun evropian, duke ecur në Vitin e Ri me besim. Tregu plug-in i automjeteve elektrike......

Hidrocentrali gjysmë shekullor i vjetër në Shqipëri po kthehet në qendër inovative të energjisë
Shqipëria ka një sistem specifik të prodhimit të energjisë elektrike. Shteti ballkanik është mbështetur kryesisht në teknologjinë hidroenergjetike, ajo përbën......

Viktima e fundit e "dimrit të kriptove" - Banka amerikane goditet me tërheqje prej 8 miliardë dollarësh në monedha virtuale
Klientët e bankës amerikane Silvergate, e cila ofron shërbime të kriptomonedhave, kanë tërhequr mbi 8 miliardë dollarë nga depozitat e tyre të lidhura me......

Norma e inflacionit në eurozonë ‘rrëshqet’ në 9.2% ndërsa rritja e çmimit të energjisë ndalet
Inflacioni në eurozonë ra për të dytin muaj radhazi në dhjetor, por analistët nuk presin që ai të shkaktojë një ndryshim në tonin nga Banka Qendrore Europiane.......