Uiski do të ndihmojë në prodhimin e karburantit! - Skocia është një hap përpara në realizimin e projektit

Shkencëtarët në Universitetin Heriot-Watt të Skocisë kanë zhvilluar një material që mund të kthejë miliarda litra ujëra të ndotur nga distileritë e uiskit në hidrogjen të gjelbër, që është një lëndë djegëse ekologjike dhe nuk prodhon dioksid karboni gjatë djegies.
Sipas llogaritjeve duhen nëntë litra ujë për të prodhuar një kilogram hidrogjen të gjelbër dhe çdo litër uiski i maltit krijon rreth 10 litra mbetje. Hulumtimi u fokusua në mënyrën se si të largohen materialet e mbeturinave nga kjo mbetje dhe të përdoren për të prodhuar hidrogjen të gjelbër.
Një ekip shkencëtarësh ka zhvilluar një nanogrimcë të quajtur selenid nikeli që prodhon të njëjtën sasi të hidrogjenit të gjelbër nga ujërat e ndotur të distilerisë si nga uji i pastër i freskët.
Hulumtimi tregon se si mund të përdoren burimet e botës për të prodhuar energji në një mënyrë të qëndrueshme mjedisore dhe për të reduktuar konsumin e ujit të pastër për të prodhuar hidrogjen të gjelbër.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Greqia, rritje pagash deri 30% këtë vit - Një nga arsyet është mungesa e fuqisë punëtore
Me rritjen e ekonomisë për të tretin vit radhazi, pas “tkurrjes” së shkaktuar nga pandemia në vitin 2020, punonjësit në pothuajse të gjithë sektorët e......

E djathta ekstreme, pengesë për tranzicionin e gjelbër - Zgjedhjet e ardhshme ndryshojnë orientimin e parlamentit europian
Reagimi ndaj përpjekjeve për të menaxhuar ndryshimet klimatike brenda Bashkimit Europian do të përhapet në parlament me zgjedhjet e këtij viti. Suksesi në......

Një minierë e madhe po hapet në rajon - Priten eksporte prej pesë miliardë eurosh
Në fund të janarit, në Varesh në Bosnjën Qendrore do të fillojë nxjerrja e mineraleve që mund të përmbajnë ar, sipas raportimeve të mediave vendase. Kjo në......

Bonot e thesarit zhgënjejnë edhe në 2024, Yield-e minimale - Ankandi i parë i janarit për instrumentet 12-mujore. Normat e interesit pranë 3.25%
Bonot e thesarit e kanë nisur edhe vitin 2024 në ujëra të cekta, fare pranë normës bazë të interesit, e cila që prej nëntorit të shkuar gjëndet në vlerën......

Devijim i trafikut rrugor në Unazën e Durrësit – ARRSH njofton detajet e punimeve dhe masat e marra!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punimeve që do të kryhen në projektin "Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i......

Kompensim për transportin rrugor - Kostot e personelit, energjisë, riparimit mund të ndahen mes bashkive dhe operatorëve
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar kushtet e kompensimit për kompanitë e shërbimit publik të transportit rrugor, duke përfshirë......

Rritet vlera zyrtare për ndërtesat në bregdet - Mete: Çmimet e referencës, qasje zonale. Zbritje për vjetërsinë
Qeveria do të përcaktojë çmime të reja reference në vend edhe për ndërtesat, për të cilat do të kenë qasje zonale. Në një konferencë per media, Ministri i......

Bizneset në treg të lirë energjie - ERE nxjerr listën me 26 furnizues: Duhet të zgjidhni midis tyre
Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar listën me 26 subjekte, që ofrojnë shërbimin e furnizimit me energji elektrike për bizneset që janë në tregun e......