Turqia mban normën bazë të interesit në 45% ndërsa çmimet e konsumit rriten!

Banka qendrore e Turqisë e la të pandryshuar normën e saj bazë të interesit në 45%, duke ndalur një seri rritjesh agresive të normave që synojnë të zbutin inflacionin e lartë në vend.
Banka qendrore tha se po mbante në pritje normën bazë të repove njëjavore, që ishte vendimi i parë për normën e interesit të bankës nën guvernatorin e saj të sapoemëruar, Fatih Karahan.
Lëvizja ishte në përputhje me pritjet që norma do të mbahej konstante pasi banka tha muajin e kaluar se shtrëngimi monetar i nevojshëm për "vendosjen e kursit të dezinflacionit" u arrit.
Të enjten, banka sugjeroi se norma aktuale do të mbahej derisa "të ketë një rënie të konsiderueshme dhe të qëndrueshme në prirjen bazë të inflacionit mujor".
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan emëroi Karahanin si guvernator të bankës qendrore të vendit më 3 shkurt, duke zëvendësuar Hafize Gaye Erkan, i cili dha dorëheqjen pasi u shfaqën pretendime për nepotizëm në mediat lokale. Erkan, një ish-ekzekutiv i bankës me bazë në SHBA dhe guvernatorja e parë grua e Turqisë, i hodhi poshtë me forcë pretendimet.
Nën mandatin e Erkanit, banka kishte rritur normën bazë të interesit nga 8.5% në qershor në 45% muajin e kaluar.
Rritjet e normës erdhën pasi Erdogan, i cili u rizgjodh në maj, ndryshoi politikat e tij jokonvencionale që ekonomistët thonë se ndihmuan në nxitjen e një krize valutore dhe rritën koston e jetesës, duke i lënë familjet në vështirësi për të përballuar mallrat bazë.
Pavarësisht serisë së rritjeve, inflacioni mbetet i lartë, çmimet e konsumit u rritën me afro 65% në janar. Lira turke, ndërkohë, ka rënë në një rekord të ri të ulët kundrejt dollarit këtë javë, duke rezultuar në 31 lira për 1 dollarë (0,93 €).
Karahan, një ish-zëvendës guvernator nën Erkan, ka këmbëngulur se Turqia do të mbajë politikën për të luftuar inflacionin e shfrenuar të mbikëqyrur nga Ministri i Financave Mehmet Simsek.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shërbimet në Eurozonë rimëkëmben por tkurrja e prodhimit thellohet!
Është një tablo e përzier për eurozonën: ndërsa sektori i prodhimit vazhdon të tkurret, sektori i shërbimeve po tregon shenja përmirësimi pas gjashtë muajsh......

Ligji për zonat e mbrojtura miratohet mes protestash - Aktivistët mjedisorë: Nuk ndalemi! Reagon delegacioni i BE dhe Rama
Protestuesit: Mos e voto ligjin! Mos e voto ligjin! Zhgarravisni zyrën, jo natyrën! Zhgarravisni zyrën, jo natyrën! Teksa aktivistët mjedisorë dhe qytetarët......

Inflacioni në Shqipëri mbi mesataren e BE-së - Sipas metodës së Eurostat, në Janar 2024 çmimet u rritën me 4%
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2024 në Shqipëri, fiksohet......

Garancia për fasonët, “çelësi i ndezjes së motorëve” - Prençe: “Made in Albania” do jetë krenaria jonë
Akti normativ i ndryshimit të buxhetit për t’i dhënë 4 miliardë lekë biznesit të industrisë përpunuese fason, është cilësuar si çelësi i ndezjes së motorëve......

Rritet energjia diellore e prodhuar në vend - Gjatë vitit 2023 u gjenerua rreth 80 mijë mWh, 60% më shumë se vjet
Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike regjistroi rritje gjatë vitit 2023, në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare, në total u gjeneruar......

Kompanitë amerikane, interes për energjinë e turizmin - Mullaj: Janë sektorë me potencial të lartë për investim
Investimet amerikane në Shqipëri janë rritur ndjeshëm vit pas viti, por potencialet janë edhe më të mëdha. Në një intervistë për SCAN TV, Drejtori Ekzekutiv i......

Ndahet nga jeta kolegia e gazetarisë ekonomike, Afërdita Selimaj
Një nga emrat më të njohur të gazetarisë ekonomike në Shqipëri, Afërdita Selimaj është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Afërdita Selimaj e nisi......

Paligjshmëria në kufi/ Sekuestrohen 20 mijë euro, 15 mijë paund dhe 1490 paketa me cigare!
Shërbimet e Policisë Kufitare bëjnë me dije se janë goditur 3 raste të mosdeklarimit të parave ose mallrave dhe si pasojë është arrestuar 1 shtetas, janë......