Inflacioni në Shqipëri mbi mesataren e BE-së - Sipas metodës së Eurostat, në Janar 2024 çmimet u rritën me 4%
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2024 në Shqipëri, fiksohet në 3.8%. Ky indeks tregon ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve. Sipas Eurostat ky tregues makroekonomik fiksohet në 4%. Ndonëse në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i njëjti institucion, kjo diferencë në matje vjen për shkak të peshës që i jepet secilit grup në normën e inflacionit, si dhe te numri i produkteve dhe shërbimeve që merren në analizë. Këto ndryshime në pesha janë të theksuara sidomos sa i përket transportit dhe grupit të “qira, ujë, lëndë djegëse, energji”
Në muajin Janar 2024, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 3.8 % dhe rritja më e madhe e çmimeve, vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6% , pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5.8 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4.3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.2 %, “Shërbimi arsimor” me 4.1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.4 %, “Veshje dhe këpucë” me 2.7 %, “Shëndeti” me 2.0 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.9 % dhe “Komunikimi” me 0.3 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,7 %.
Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet përveç transportit. Kontributin më të lartë e dhanë grupet si “Ushqime dhe Pije joalkolike' me 1.97 pp, “Argëtim dhe kulturë'' me 0.55pp dhe ''Hotele, restorante dhe kafene'' me 0.46 pp. Ndërkohë që grupet e tjera kanë kontribuar më pak në rritjen e këtij indeksi, ky kontribut varion nga 0.01pp grupi “Komunikim në 0.25 pp grupi “ Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’’.
‘Scan Intel’ ka analizuar gjithashtu të dhënat për të parë sesi renditet Shqipëria mes vendeve të Europës. Shifrat e publikuara tregojnë një mesatare të rritjes vjetore të çmimeve në Bashkimin Europian përgjatë muajit Janar me 3.1%. duke e renditur Shqipërinë mbi mesataren e BE-së. Nëse analizën e shtrijmë në nivel rajonal Shqipëria rezulton të ketë rritjen më të lartë të çmimeve, kjo rritje tejkalon edhe shtetet si Kroacia, Norvegjia, Austria etj . Nga ana tjetër, shifrat pozicionojnë Turqinë , Rumaninë dhe Serbinë si shtetet me rritjen më të lartë të çmimeve. Rritja e çmimeve në këto shtete varion nga 6.4% në 64.9%.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Garancia për fasonët, “çelësi i ndezjes së motorëve” - Prençe: “Made in Albania” do jetë krenaria jonë
Akti normativ i ndryshimit të buxhetit për t’i dhënë 4 miliardë lekë biznesit të industrisë përpunuese fason, është cilësuar si çelësi i ndezjes së motorëve......

Rritet energjia diellore e prodhuar në vend - Gjatë vitit 2023 u gjenerua rreth 80 mijë mWh, 60% më shumë se vjet
Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike regjistroi rritje gjatë vitit 2023, në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare, në total u gjeneruar......

Kompanitë amerikane, interes për energjinë e turizmin - Mullaj: Janë sektorë me potencial të lartë për investim
Investimet amerikane në Shqipëri janë rritur ndjeshëm vit pas viti, por potencialet janë edhe më të mëdha. Në një intervistë për SCAN TV, Drejtori Ekzekutiv i......

Ndahet nga jeta kolegia e gazetarisë ekonomike, Afërdita Selimaj
Një nga emrat më të njohur të gazetarisë ekonomike në Shqipëri, Afërdita Selimaj është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Afërdita Selimaj e nisi......

Paligjshmëria në kufi/ Sekuestrohen 20 mijë euro, 15 mijë paund dhe 1490 paketa me cigare!
Shërbimet e Policisë Kufitare bëjnë me dije se janë goditur 3 raste të mosdeklarimit të parave ose mallrave dhe si pasojë është arrestuar 1 shtetas, janë......

Sa të huaj jetojnë në Shqipëri? - Rreth 18 mijë me leje qëndrimi, kryesojnë italianët dhe turqit
Në fund të vitit 2022, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 18,151 banorë, duke shënuar një rritje me 21.6%, krahasuar me një vit më parë.......

Sa kushtoi shërbimi i borxhit publik në vitin 2023? - Pagesat për principal u rritën në 53,2 miliardë lekë, nga 38.3 miliardë një vit më parë
Ndërsa borxhi publik është ulur gjatë tremujorit të fundit 2023, si në terma nominalë, ashtu edhe në raport me Produktin e Brendshëm Bruto rritje kanë shënuar......

Rritja e normës bazë në nëntor, nisin të ndihen efektet - BSH: Transmetimi i plotë. U rritën interesat për bonot, depozitat dhe kreditë
Rritja e normës bazë të interesit në nëtor të vitit të shkuar në nivelin rekord prej 3.25% i ka dhënë tashmë efektet dhe po ndihet te të gjithë treguesit e......