Sa të huaj jetojnë në Shqipëri? - Rreth 18 mijë me leje qëndrimi, kryesojnë italianët dhe turqit
Në fund të vitit 2022, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 18,151 banorë, duke shënuar një rritje me 21.6%, krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i të huajve rezidentë dominohet nga meshkujt me 62.5%. “Scan Intel” ka hulmutuar treguesit mbi emigracionin e rregullt në Shqipëri dhe shtetësitë e fituara ndër vite për të parë se si paraqitet numri i të huajve në vendin tonë.
Shqipëria ofron leje qëndrimi për të huajt me afat kohor tre deri gjashtë muaj, një vjeçare, dy, tre apo pesë vjeçare dhe leje të përhershme. Theksojmë se për t’u konsideruar emigrant në Shqipëri duhet që të përfitosh leje qëndrimi me afat kohor një vjeçar ose më tepër me të drejtë rinovimi.
Viti 2022 ka regjistruar numrin më të lartë të të hujave me leje qëndrimi që nga viti 2005, i cili regjistronte 2,378 të huaj. Që nga viti 2005 numri i të huajve me leje qëndrimi është rritur me rreth 7 herë.
Nga ana tjetër, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2022 ishte 10,127 aplikime, duke shënuar një rritje me 11.2%, krahasuar me vitin 2021. Por nga cilat vende u paraqit numri më i lartë i kërkesave për leje? Sipas të dhënave, shtetasit nga Italia, Kosova dhe Turqia paraqiten numrin më të lartë të kërkesave për leje qëndrimi në vendin tonë. Më pas në renditje pozicionohen shtetasit nga Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që vihet re nga të dhënat është rënia e numrit të aplikimeve të shtetasve nga Irani në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.
Nga ana tjetër, të huajt rezidentë me origjinë nga Italia, Kosova dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2022, respektivisht me 2,948, 2,829 dhe 1,629 banorë. Të huajt rezidentë nga Italia kanë shënuar rritje me 26.9%, ndërsa ato nga Kosova janë rritur me 51.4%.
‘Scan Inel” ndër të tjera ka analizuar edhe shpërndarjen e aplikimeve për leje qëndrimi sipas afatit të qëndrimit. Lejet një vjeçare kanë peshën më të madhe me 29.7% dhe ndiqen nga aplikimet per leje të përhershme me 23.8%. Peshën më të ulët e kanë aplikimet për leje qëndrimi tre vjeçare.
Por si ka qenë trendi i të huajve të parregullt në vendin tonë? Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm, rezultojnë 8,335 persona në 2022, kundrejt 10,062 personave në 2021. Viti 2020 regjistron numrin më të lartë të personave të parregullt në tetë vitet e fundit.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

Sa kushtoi shërbimi i borxhit publik në vitin 2023? - Pagesat për principal u rritën në 53,2 miliardë lekë, nga 38.3 miliardë një vit më parë
Ndërsa borxhi publik është ulur gjatë tremujorit të fundit 2023, si në terma nominalë, ashtu edhe në raport me Produktin e Brendshëm Bruto rritje kanë shënuar......

Rritja e normës bazë në nëntor, nisin të ndihen efektet - BSH: Transmetimi i plotë. U rritën interesat për bonot, depozitat dhe kreditë
Rritja e normës bazë të interesit në nëtor të vitit të shkuar në nivelin rekord prej 3.25% i ka dhënë tashmë efektet dhe po ndihet te të gjithë treguesit e......

Kalohet procedura e fundit për emigrantët me Italinë - Kuvendi i Shqipërisë miraton marrëveshjen. Pritet zbatimi i saj
Pas një periudhe rreth 4 mujore, tashmë protokolli ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”,......

Greqia “rrëmben” turistët nga Turqia - Mund të vizitojnë 10 ishuj grekë me një vizë të shpejtë
Një leje qëndrimi 7 ditore që jepet menjëherë. Deri në këtë moment vizitorët që vinin nga Turqia për në Greqi duhej të dorëzonin dokumentet në konsullatën......

Një nga simbolet e Londrës shitet 321 milionë euro - Kulla ikonë e blerë nga amerikanët do të kthehet në hotel luksoz
Kulla ikonë BT e Londrës do të transformohet në një hotel luksoz pasi pronari ra dakord t'i shesë MCR Hotels ndërtesën për 321 milionë euro. Kulla, një......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan është prekur sot sikurse edhe valutat e tjera nga një rënie e kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 95.1 lekë dhe......

Dollari, dominues në tregtinë ndërkombëtare - Kërcënimi i vetëm mbetet gjendja e ekonomisë amerikane
Dollari pritet të mbetet dominues në skenën ekonomike botërore dhe në rezervat ndërkombëtare për shumë vite në vijim, pavarësisht përpjekjeve të bashkërenduara......

Ngadalësohet rritja e pagave në Eurozonë - Parashikimet flasin për 3.3% në 2026 nga 5.3% në 2023
Të dhënat për rritjen e pagave në Eurozonë janë inkurajuese, duke larguar frikën se pagat më të larta do të çojnë në shtrëngim të mëtejshëm të presioneve......