Dollari, dominues në tregtinë ndërkombëtare - Kërcënimi i vetëm mbetet gjendja e ekonomisë amerikane

Dollari pritet të mbetet dominues në skenën ekonomike botërore dhe në rezervat ndërkombëtare për shumë vite në vijim, pavarësisht përpjekjeve të bashkërenduara të forcave më të vogla ekonomike për ta zbritur atë nga froni. I vetmi kërcënim i menjëhershëm me të cilin përballet monedha amerikane është gjendja e vetë ekonomisë amerikane, siç paralajmërojnë disa ekonomistë.
Dollari është monedha më e përdorur në tregtinë ndërkombëtare dhe si monedhë rezervë në bankat qendrore në mbarë botën. Sipas një studimi të ri, kjo situatë nuk pritet të ndryshojë.
Në mënyrë të detajuar, monedha amerikane është përdorur për 88% të transaksioneve ditore në tregtinë ndërkombëtare, sipas të dhënave më të fundit të Bankës për Shlyerjet Ndërkombëtare, të cituara nga Business Insider. Ajo përbënte gjithashtu 55% të rezervave valutore në bankat qendrore në mbarë botën të paktën që nga tremujori i tretë i 2023-shit, duke tejkaluar shumë çdo monedhë tjetër të huaj, tregojnë të dhënat e FMN.
Disa ekonomistë shqetësohen se një monedhë rivale mund të zëvendësojë dollarin. Përveç kësaj, BRICS - Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut, Egjipti, Etiopia, Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - tashmë po përpiqen të reduktojnë përdorimin e dollarit në tregti, ndërsa Rusia dhe Kina në veçanti kanë propozuar krijimin e një monedhe të re konkurruese. Megjithatë, ekonomistët theksojnë se këto kërcënime janë shumë të vogla në krahasim me dëmin që mund t'i bëjë dollarit një ‘përkeqësim i rëndë’ i gjendjes së ekonomisë amerikane.
Studimi gjithashtu identifikon një tjetër rrezik për dollarin, nga fragmentimi i ekonomive globale në blloqe të veçanta. Në këtë rast tregtia botërore, produktiviteti dhe rritja ekonomike do të ishin të ulëta dhe implikimet për stabilitetin politik dhe ushtarak ndërkombëtar do të ishin negative.
Sigurisht, ka edhe ekonomistë të tjerë që kanë paralajmëruar se pasiguritë në situatën fiskale në SHBA mund të rëndojnë mbi dominimin e dollarit në tregjet globale. Deficiti buxhetor pritet të kalojë 1.6 trilionë dollarë këtë vit dhe 2.6 trilion dollarë dhjetë vjet nga tani, sipas të dhënave nga Zyra e Buxhetit të Kongresit të SHBA.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ngadalësohet rritja e pagave në Eurozonë - Parashikimet flasin për 3.3% në 2026 nga 5.3% në 2023
Të dhënat për rritjen e pagave në Eurozonë janë inkurajuese, duke larguar frikën se pagat më të larta do të çojnë në shtrëngim të mëtejshëm të presioneve......

1.5 miliardë USD për fabrikën e re të çipave në Nju Jork - Më shumë ndihma financiare për krijimin e njësive të mëdha në SHBA
Qeveria amerikane po i jep grupit të gjysmëpërçuesve/çipave “GlobalFoundries” – GFS, një subvencion prej 1.5 miliardë dollarësh për të ndërtuar dhe zgjeruar......

Parlamenti europian dhe vendet anëtare arrijnë marrëveshjen për ndotjen e ajrit!
Ligjvënësit arritën një marrëveshje për të zvogëluar më tej ndotjen e ajrit në të gjithë BE-në dhe për të harmonizuar standardet e cilësisë së ajrit me......

Mijëra fermerë protestojnë në Madrid kundër politikave të BE-së!
Qindra fermerë lëvizën me traktorët e tyre në qendër të Madridit si pjesë e protestave të vazhdueshme kundër politikave bujqësore të Bashkimit Europian dhe për......

Çfarë ndodhi me fasonët që solli reagimin e qeverisë? - Kursi i këmbimit goditi industrinë, ndikoi në punësim
Eksportuesit kanë qenë ndër sektorët më të prekur dhe që kanë pasur dëme të mëdha financiare për shkak të zhvlerësimit të euros gjatë vitit që kaloi, trend i......

Cilat do të jenë përfitimet nga rehabilitimi i hekurudhës Tiranë – Durrës? Raporti i Institutit Ndërkombëtar për Zhvillim: 270.34 mln euro
https://www.youtube.com/watch?v=dCBGQ3EOgQc Teksa linja hekurdhore Tiranë – Durrës është duke u rehabilituar, të dhënat tregojnë se përfitimet ekonomike,......

Pensionet, si pritet të ndryshojë skema - Deputetja e PS, Resulaj: Kemi nivelin më të ulët të kontributeve. Të rishikohet skema për fshatin
Qeveria ka nisur një proces vlerësimi për skemën aktuale të pensioneve. Kur ka kaluar më pak se një dekadë nga reforma e ndërmarrë në 2015-n, po shihet......

Përcaktohen kriteret e përfitimit të Kartës së Studentit - Gati ligji për kategorinë e shërbimeve me çmime të reduktuara
Janë botuar në Fletoren zyrtare ligjet për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për përgatitjen dhe lëshimin e kartës së studetit, gjithashtu dhe ligji për......