Ngadalësohet rritja e pagave në Eurozonë - Parashikimet flasin për 3.3% në 2026 nga 5.3% në 2023

Të dhënat për rritjen e pagave në Eurozonë janë inkurajuese, duke larguar frikën se pagat më të larta do të çojnë në shtrëngim të mëtejshëm të presioneve inflacioniste. Sipas indeksit të Bankës Qendrore Europiane, pagat e negociuara në Eurozonë u rritën me 4.5% në fund të 2023-shit. Ndërsa ky ritëm i tremujorit të katërt mbetet i lartë, është një ngadalësim në krahasim me ritmin e një rekordi prej 4.7% të regjistruar në tremujorin e mëparshëm.
Indeksi, i cili tregon presionet e mundshme të pagave duke analizuar të dhënat e paharmonizuara sipas vendeve, pritej më me padurim se zakonisht pasi zyrtarët në Frankfurt fokusohen në kostot e punës si një faktor kyç për të vendosur se kur të ulin normat e interesit.
Megjithatë, shumë duan të shohin të dhënat e tremujorit të parë të vitit 2024 – që pritet në maj – përpara se të miratojnë lehtësimin e politikës monetare. Presidentja e BQE-së Christine Lagarde i cilësoi ‘një nxitës gjithnjë e më të rëndësishëm të dinamikës së inflacionit në tremujorët e ardhshëm’, ndërsa paralajmëroi për rrezikun e vendimeve të nxituara për lehtësimin monetar nëse nuk ka siguri se rritja e çmimeve po shkon drejt objektivit prej 2%.
Në dhjetor, BQE parashikoi se rritja e pagave nominale do të binte gradualisht me kalimin e kohës – në 3.3% në 2026-ën nga 5.3% në 2023-shin. Ajo pret që rritja e pagave të kufizohet pasi bizneset t'i kalojnë kostot më të larta konsumatorëve me një ritëm më të ngadaltë.
Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të BQE-së, Isabelle Schnabel, argumentoi se produktiviteti i dobët po përkeqëson ndikimin e rritjes së fortë aktuale të pagave nominale në kostot e punës për njësi për bizneset, duke rritur rrezikun që inflacioni të vonojë uljen në në 2%.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

1.5 miliardë USD për fabrikën e re të çipave në Nju Jork - Më shumë ndihma financiare për krijimin e njësive të mëdha në SHBA
Qeveria amerikane po i jep grupit të gjysmëpërçuesve/çipave “GlobalFoundries” – GFS, një subvencion prej 1.5 miliardë dollarësh për të ndërtuar dhe zgjeruar......

Parlamenti europian dhe vendet anëtare arrijnë marrëveshjen për ndotjen e ajrit!
Ligjvënësit arritën një marrëveshje për të zvogëluar më tej ndotjen e ajrit në të gjithë BE-në dhe për të harmonizuar standardet e cilësisë së ajrit me......

Mijëra fermerë protestojnë në Madrid kundër politikave të BE-së!
Qindra fermerë lëvizën me traktorët e tyre në qendër të Madridit si pjesë e protestave të vazhdueshme kundër politikave bujqësore të Bashkimit Europian dhe për......

Çfarë ndodhi me fasonët që solli reagimin e qeverisë? - Kursi i këmbimit goditi industrinë, ndikoi në punësim
Eksportuesit kanë qenë ndër sektorët më të prekur dhe që kanë pasur dëme të mëdha financiare për shkak të zhvlerësimit të euros gjatë vitit që kaloi, trend i......

Cilat do të jenë përfitimet nga rehabilitimi i hekurudhës Tiranë – Durrës? Raporti i Institutit Ndërkombëtar për Zhvillim: 270.34 mln euro
https://www.youtube.com/watch?v=dCBGQ3EOgQc Teksa linja hekurdhore Tiranë – Durrës është duke u rehabilituar, të dhënat tregojnë se përfitimet ekonomike,......

Pensionet, si pritet të ndryshojë skema - Deputetja e PS, Resulaj: Kemi nivelin më të ulët të kontributeve. Të rishikohet skema për fshatin
Qeveria ka nisur një proces vlerësimi për skemën aktuale të pensioneve. Kur ka kaluar më pak se një dekadë nga reforma e ndërmarrë në 2015-n, po shihet......

Përcaktohen kriteret e përfitimit të Kartës së Studentit - Gati ligji për kategorinë e shërbimeve me çmime të reduktuara
Janë botuar në Fletoren zyrtare ligjet për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për përgatitjen dhe lëshimin e kartës së studetit, gjithashtu dhe ligji për......

Në Tiranë mbizotërojnë bizneset tradicionale - Eksperti: Rrezikojnë të mbyllen profesionet e lira
Tirana është qyteti që të ofron më së shumti mundësi për të zhvilluar biznese ose aktivitete të ndryshme. Por çfarë thonë shifrat. TV Scan ka analizuar të......