Pensionet, si pritet të ndryshojë skema - Deputetja e PS, Resulaj: Kemi nivelin më të ulët të kontributeve. Të rishikohet skema për fshatin

Qeveria ka nisur një proces vlerësimi për skemën aktuale të pensioneve. Kur ka kaluar më pak se një dekadë nga reforma e ndërmarrë në 2015-n, po shihet domosdoshmëria e ndërhyrjes, duke korrigjuar disa aspekte të saj.
Për deputetën e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj, kjo skemë tanimë mund të konsiderohet e vjetëruar, për aq kohë sa mbart të njejtat problematika.
Nga studio e emisionit “Box to Box” Resulaj u ndal edhe tek aspektet të cilat duhet të rishikohen, që nga rritja e numrit të punësuarve duke luftuar informalitetin e deri tek rritja e nivelit të sigurimeve dhe barazimi i kontributeve për të vetëpuënsuarit në fshat dhe qytet.
E pyetur sesa do të jetë shtesa që do të përfitojnë pensionistët këtë vit, Resulaj tha se ende nuk është përcaktuar, por si çdo vit tjetër do të bëhet bazuar në normën e inflacionit. Në lidhje me minimumin jetik, deputetja e maxhorancës vuri në dukje se fakti që nuk po miratohet nuk është çështje e mungesës së vullnetit politik por e pamundësisë financiare.
Për këtë vit fondi i vënë në dispozicion për indeksimin e pensioneve është 3.9 miliardë lekë ose rreth 39 milionë dollarë që pritet të ndahen duke filluar nga muaji prill.
Ada Hazizolli / SCAN
Sondazh

Përcaktohen kriteret e përfitimit të Kartës së Studentit - Gati ligji për kategorinë e shërbimeve me çmime të reduktuara
Janë botuar në Fletoren zyrtare ligjet për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për përgatitjen dhe lëshimin e kartës së studetit, gjithashtu dhe ligji për......

Në Tiranë mbizotërojnë bizneset tradicionale - Eksperti: Rrezikojnë të mbyllen profesionet e lira
Tirana është qyteti që të ofron më së shumti mundësi për të zhvilluar biznese ose aktivitete të ndryshme. Por çfarë thonë shifrat. TV Scan ka analizuar të......

OBT mbështet BE-në kundër tarifave amerikane për ullinjtë spanjollë!
Zhvillimi i fundit në grindjen e gjatë tregtare vjen ndërsa një raport i panelit të pajtueshmërisë së OBT-së i bërë publik të martën (20 shkurt) konfirmoi......

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ. Pakete 4 miliardë lekë për fasonët. Financim Portit Tregtar
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024 dhe në komunikimin me mediat pas mbledhjes së......

Bashkitë mbajnë mbi “shpatulla” 55 milionë euro - Cilat janë njësitë më problematike me financat?
61 bashkitë në vend kanë bërë progres në uljen e detyrimeve të prapambetura në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas duke shlyer 2.1 miliardë lekë nga muaji......

Protesta në Greqi/ Fermerët: Ulja e kostove të energjisë elektrike nuk mjafton!
Dhjetëra traktorë me ngjyra të ndezura u parkuan jashtë parlamentit të Greqisë të martën, me bori, ndërsa mijëra fermerë të zemëruar me kostot e larta të......

Turqia, me avion luftarak të gjeneratës së pestë - Kryhet me sukses fluturimi i parë i provës mbi Ankara
Prodhuar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke - TUSAŞ, avioni i ri luftarak i emërtuar Kaan, e ngre Turqinë në renditjen e pak vendeve të afta për të......

Analiza/Sa e rëndësishme është Turqia si partner ekonomik për Shqipërinë - Si kanë evoluar ndër vite shkëmbimet tregtare dhe investimet
Shqipëria dhe Turqia rikonfirmuan së fundmi partneritetin e tyre strategjik, në një konferencë të përbashkët mes Presidentit turk Recep Taip Erdogan dhe......