Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ. Pakete 4 miliardë lekë për fasonët. Financim Portit Tregtar

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024 dhe në komunikimin me mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave, Ervin Mete, u shpreh se përmes tij qeveria do t’i vijë në ndihmë sektorit fason, me Instrumentin e Garancisë së re Shtetërore prej 4 miliardë lekësh, në mënyrë që ky sektor të përballojë efektet e goditjeve, të përmirësojë proceset teknologjike dhe të rrisë më tej produktivitetin.
“Përmes këtij Akti Normativ po mbështesim një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve të ardhurave si pasojë e faktorëve të jashtëm. Ky instrument synon mbështetjen e këtij sektori nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë”, u shpreh Ministri.
Mete informoi se Ministria e Financave ka rishikuar në rritje të ardhurat për vitin 2024, të cilat projektohen në rreth 687 miliardë lekë ose 28.2% e Produktit të Brendshëm Bruto, ndërsa në nivelin makro do të vijohet konsolidimi fiskal, duke projektuar një trend rënës të borxhit publik dhe një deficit më të ulët sesa projeksioni fillestar i buxhetit të këtij viti.
Ministri tha se Akti Normativ parashikon reflektimin në buxhet të riorganizimit të ministrive sipas fushave të reja të përgjegjësisë, ashtu sikurse riklasifikimin e kategorisë së financimit të portit të ri tregtar, financimin e strukturës së posaçme në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit, si edhe mbështetjen financiare për rikonstruksionin e godinave dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore të arsimit profesional, në kuadër edhe të vëmendjes së Qeverisë për këtë sektor.
Gjatë fjalës së tij, ai risolli edhe njëherë në vëmendje faktin se ekonomia performoi mirë gjatë vitit të kaluar dhe u shpreh më tej se, në mbyllje të vitit buxhetor 2023, rezulton se treguesit kryesorë makro-ekonomikë patën përmirësime të ndjeshme, duke vijuar një trend pozitiv, që pritet të jetë i tillë edhe gjatë vitit 2024.
“Niveli i të ardhurave arriti në 643 miliardë lekë, ose mbi 6 miliardë euro, me një rritje prej 12.3% krahasuar me vitin 2022 dhe kjo performancë e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të deritanishme. Gjatë vitit të kaluar, kontributet e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të PBB-së, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë”, u shpreh ai.
Duke iu referuar shifrave, Mete tha se borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023, nivel ky më i ulët se periudha para pandemisë dhe gjithashtu më i ulëti që nga viti 2010, ndërsa balanca primare në fund të vitit 2023 u rikthye në pozicion pozitiv dhe deficiti buxhetor shënoi nivelin prej 1.4% të PBB-së.
E . S / SCAN
Sondazh

Bashkitë mbajnë mbi “shpatulla” 55 milionë euro - Cilat janë njësitë më problematike me financat?
61 bashkitë në vend kanë bërë progres në uljen e detyrimeve të prapambetura në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas duke shlyer 2.1 miliardë lekë nga muaji......

Protesta në Greqi/ Fermerët: Ulja e kostove të energjisë elektrike nuk mjafton!
Dhjetëra traktorë me ngjyra të ndezura u parkuan jashtë parlamentit të Greqisë të martën, me bori, ndërsa mijëra fermerë të zemëruar me kostot e larta të......

Turqia, me avion luftarak të gjeneratës së pestë - Kryhet me sukses fluturimi i parë i provës mbi Ankara
Prodhuar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke - TUSAŞ, avioni i ri luftarak i emërtuar Kaan, e ngre Turqinë në renditjen e pak vendeve të afta për të......

Analiza/Sa e rëndësishme është Turqia si partner ekonomik për Shqipërinë - Si kanë evoluar ndër vite shkëmbimet tregtare dhe investimet
Shqipëria dhe Turqia rikonfirmuan së fundmi partneritetin e tyre strategjik, në një konferencë të përbashkët mes Presidentit turk Recep Taip Erdogan dhe......

Sa po e lehtëson borxhin qeveritar nënçmimi i euros? - Huaja publike tkurret me thuajse 600 milionë euro edhe për shkak të forcimit të lekut
Nënçmimi i euros në raport me lekun i ka sjellë buxhetit një seri zhvillimesh pozitive, veçanërisht sa i përket borxhit publik. Madje nuk është borxhi i......

Turqia, partner i rëndësishëm për Shqipërinë - Rreth 1 miliard dollarë shkëmbime tregtare, investitori i tretë më i madh
Turqia është investitori i tretë më i madh në vendin tonë pas Italisë dhe Holandës, pa marrë në konsideratë investimet e cilësuara nga institucioni si......

Si Brukseli po kërkon të përmirësojë aftësitë financiare të qytetarëve?!
Zyrtarët e BE-së shpresojnë se rritja e edukimit financiar do të ketë një fitim ekonomik dhe social, pasi një studim historik zbuloi se shumë mbeten prapa në......

Si u shpërndanë paratë për punë publike në 2023-shin? - U investuan mbi 1.1 miliardë euro, 54% u realizuan në fundvit
Buxheti i shtetit ka shpenzuar për punë publike në vitin 2023 118.8 miliardë lekë në total apo rreth 1.15 miliardë euro. Referuar të dhënave zyrtare të......