Turqia, partner i rëndësishëm për Shqipërinë - Rreth 1 miliard dollarë shkëmbime tregtare, investitori i tretë më i madh
Turqia është investitori i tretë më i madh në vendin tonë pas Italisë dhe Holandës, pa marrë në konsideratë investimet e cilësuara nga institucioni si konfidenciale, të paktën sa i takon 9-mujorit të vitit 2023. Fluksi i investimeve për këtë periudhë llogaritet në 126 milionë euro.
Referuar të dhënave nga “Banka e Shqipërisë”, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte nga Turqia, vetëm përgjatë tremujorit të tretë të vitit 2023, arriti vlerën e 58 milionë eurove, në rritje me 3.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar të dhënave historike që nga viti 2014-të, kulmi i investimeve u regjistrua përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, me rreth 61 milionë euro.
Sektorët potencial ku dominojnë investitorët nga Turqia janë kryesisht sistemi financiar, industria e rëndë, sektori i ndërtimit, por edhe në energjetikë. Po ashtu, sipërmarrja turke në Shqipëri është sidomos e përqendruar në disa kompani të mëdha të sektorëve strategjikë në vendin tonë.
Turqia po ashtu është partner i rëndësishëm tregtar ekonomik i Shqipërinë. Gjatë vitit 2023 shkëmbimet tregtare mes dy vendeve arritën 89.7 miliardë lekë, ose rreth 1 miliardë dollarë.
Importet e mallrave po për të njejtin vit u vlerësuan në 84 miliardë lekë, ndërsa eksportet në rreth 5,1 miliardë. Po të analizojmë të dhënat historike shohim se importet janë rritur ndjeshëm vit pas viti me Turqinë, por kulmin historik e kanë arritur në vitin 2022. Në vitin që lamë pas, pra vitin 2023, pesha e Turqisë në totalin e importeve të vendit tonë ishte gati 10%. Sa i përket eksporteve të dhënat tregojnë se rekordi historik me Turqinë është arritur në vitin 2011-të, me 14.4 miliardë lekë, nëse i referohemi 20 viteve të fundit.
Së fundmi, në konferencën e përbashkët mes dy vendeve, presidenti turk tha se marrëdhëniet mes dy vendeve do të ngrihen në një tjetër nivel ku objektivi i volumi tregtar të shkojë në 2 miliardë dollarë. Por çfarë politikash duhet të ndiqen për të arritur këtë synim? Një nga alternativat mund të jetë ulja e çmimeve, pra të bëhet me konkuruese se partnerët e tjerë tregtarë të vendit tonë, ndërsa alternativa e dytë mund të lidhet me ndryshimin e gjeografisë se tregtisë turke.
Por çfarë marrin ne nga Turqia? Të dhënat nga INSTAT tregojnë se artikujt kryesorë të importit janë “Giza dhe çeliku” dhe “Lëndët djegëse e mineralet”.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Si Brukseli po kërkon të përmirësojë aftësitë financiare të qytetarëve?!
Zyrtarët e BE-së shpresojnë se rritja e edukimit financiar do të ketë një fitim ekonomik dhe social, pasi një studim historik zbuloi se shumë mbeten prapa në......

Si u shpërndanë paratë për punë publike në 2023-shin? - U investuan mbi 1.1 miliardë euro, 54% u realizuan në fundvit
Buxheti i shtetit ka shpenzuar për punë publike në vitin 2023 118.8 miliardë lekë në total apo rreth 1.15 miliardë euro. Referuar të dhënave zyrtare të......

Borxhi publik, niveli më i ulët që nga viti 2012 - Përmirësim i ndjeshëm i huasë qeveritare, sidomos në gjysmën e dytë të 2023
Borxhi publik ka rënë nën nivelin 60% të Produktit të Brendshëm Bruto për herë të parë që nga viti 2012, kur Qeveria e atëhershme ndërhyri në ligj për të hequr......

“Perëndimi” i Gazprom në Europë - Sot shet më shumë gaz në Kinë dhe nuk është një fitore
Për Gazprom duket se kanë përfunduar kohët e dominimit në tregun e energjisë. Kompania ruse po përjeton një periudhë krize në atdhe dhe në Europë, në vendet që......

Bakri dhe ari do të shohin rritjen më të madhe të menjëhershme të çmimeve në sektorin e mallrave!
Bakri dhe ari pritet të shohin rritjen më të madhe të menjëhershme të çmimeve në sektorin e mallrave nga ulja e mundshme e normave të interesit të Rezervës......

Turistët britanikë, të joshur nga Shqipëria - Rritje e madhe e numrit të kërkimeve në rrjet me 113% më shumë
Rritjen më të madhe të numrit të kërkimeve në rrjet krahasuar me vitin e kaluar nga turistët britanikë e ka regjistruar Shqipëria, me 113% më shumë. Janë këto......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan blihet sot me 95.6 lekë dhe shitet me 96.5 lekë në raport me dje duke regjistruar kështu një zbritje të lehtë të kuotës. Sipas kursit të......

Brexit godet rëndë kompanitë e ushqimeve - Eksportet regjistrojnë një kosto shtesë prej 170 milionë paund
Bizneseve ushqimore të Mbretërisë së Bashkuar që dërgojnë produkte në BE iu është dashur të paguajnë 170 milionë paund shtesë në kostot e eksportit për shkak......