Turistët britanikë, të joshur nga Shqipëria - Rritje e madhe e numrit të kërkimeve në rrjet me 113% më shumë
Rritjen më të madhe të numrit të kërkimeve në rrjet krahasuar me vitin e kaluar nga turistët britanikë e ka regjistruar Shqipëria, me 113% më shumë. Janë këto shifrat e publikuara nga udhërrëfyesi turistik britanik “Bounce” që rendit vendin tonë si një nga itineraret e përzgjedhura për sezonin e ardhshëm veror. Theksi vendoset tek fakti se vendet e Mesdheut janë në krye të kërkimeve të bërë gjatë muajve të dimrit.
Tre vendet më të kërkuara nga përdoruesit e Google në Mbretërinë e Bashkuar si destinacione pushimi përfshijnë Greqinë, me 70.700 kërkime në tre muajt e fundit të vitit 2023 - tetor - dhjetor, sipas hulumtimit të Bounce.
Vendin e parë e zë Turqia, me 102.900 kërkime në tremujorin në fjalë, ndërsa Islanda doli e dyta me 95.200 kërkime. Në vendin e katërt gjendet Malta me 60.200 kërkime, e ndjekur nga Kroacia, Qipro, Shqipëria, Zvicra, Norvegjia dhe Portugalia.
Turistët britanikë duket se tregojnë një preferencë të qartë për destinacionet mesdhetare në Greqi dhe Turqi, me resortet gjithëpërfshirëse të Heraklion ose Antalia që janë veçanërisht të njohura. Klima e ngrohtë rezulton “kriteri” kryesor i vendit të zgjedhur. Përkundrazi, promovimi i Islandës në vendin e dytë konsiderohet më i përshtatshëm për sezonin.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan blihet sot me 95.6 lekë dhe shitet me 96.5 lekë në raport me dje duke regjistruar kështu një zbritje të lehtë të kuotës. Sipas kursit të......

Brexit godet rëndë kompanitë e ushqimeve - Eksportet regjistrojnë një kosto shtesë prej 170 milionë paund
Bizneseve ushqimore të Mbretërisë së Bashkuar që dërgojnë produkte në BE iu është dashur të paguajnë 170 milionë paund shtesë në kostot e eksportit për shkak......

Gjermania investon për hidrogjenin e gjelbër - Rreth 3.7 miliardë euro për importet e së ardhmes
Gjermania do të parashikojë deri në 3.7 miliardë euro fonde publike për të prokuruar hidrogjenin e gjelbër dhe derivatet e tij midis 2027-ës dhe 2036-ës. Lajmi......

Gjermanët nuk duan të dalin në pension! - Personat e moshës 63-67 vjeç zgjedhin të qëndrojnë në punë
Në Gjermani, gjithnjë e më pak njerëz vendosin të dalin në pension. Personat e moshës 63 deri në 67 vjeç gjithnjë e më shpesh zgjedhin të punojnë, sipas të......

Erdogan shpall planin 2 miliardë dollarë të shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë. Nënshkruhen 6 memorandume
Shqipëria dhe Turqia kanë konfirmuar nisjen e një etape të re bashkëpunimi strategjik. Turqia shpall planin për të çuar në 2 miliardë dollarë volumin tregtar......

Fermerët polakë bllokojnë kufirin e Ukrainës duke protestuar ndaj importeve jashtë BE-së!
Fermerët polakë bllokuan kalimet kufitare me Ukrainën, dogjën goma dhe derdhën grurë nga vagonët e trenave të martën, ndërsa intensifikuan një protestë......

Në cilin vend europian njerëzit blenë më shumë makina elektrike muajin e kaluar?
Shitjet e makinave të reja elektrike u rritën në mënyrë dominuese midis të gjitha kategorive në janar 2024 dhe siguruan 11.9% të të gjitha dërgesave të......

AMA, fushatë ndërgjegjësimi për gjuhën shqipe - Shkurtaj: Pastërtia e gjuhës, çështje kombëtare. Mëniku: Ta mbrojmë nga fjalët e huaja
Fjalët e huaja apo gabimet drejtshkrimore po përdoren gjithmonë e më shpesh në median shqiptare. Ndaj, Autoriteti i Mediave Audiovizive do të nisë një fushatë......