Erdogan shpall planin 2 miliardë dollarë të shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë. Nënshkruhen 6 memorandume

Shqipëria dhe Turqia kanë konfirmuar nisjen e një etape të re bashkëpunimi strategjik. Turqia shpall planin për të çuar në 2 miliardë dollarë volumin tregtar mes dy vendeve. Kjo u bë e ditur në konferencën e përbashkët për shtyp nga presidenti I Turqisë, Recep Taip Erdogan. Aktualisht volumi tregtar mes dy vendeve ka arritur në 1 miliard dollarë, çka do të thotë se projekti është për dyfishimin e tyre.
“ Me përpjekjet e sektorit tonë privat, do ta arrijmë këtë shifër shumë shpejt. Turqia është një prej 5 investitorëve të huaj më të mëdhenj në Shqipëri, me 3.5 miliardë dollarë. Do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë reciproke për të rritur investimet” deklaroi Erdogan.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka kujtuar ndihmën që Turqia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite, duke u ndalur sidomos në rastet e emergjencës së tërmetit dhe më pas të pandemisë ku Turqia ishte e para që u angazhua që të ndihmojë Shqipërinë. Kryeministri shqiptar vlerësoi ecurinë pozitive të deritanishme të investimeve dhe shkëmbimeve tregtare, duke evidentuar se ka potencial edhe për më shumë.
“Jam shumë i kënaqur që vitin e shkuar përveçse Shqipëria arriti një numër rekord mbi 10 milionë turistë, numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30 përqind. Shohim një potencial të madh edhe në këtë aspekt. Jam i sigurtë që ministri juaj i turizmit do të nxisë investimet në fushën e turizmit sepse Turqia ka krijuar një model ekselence dhe investimet turke janë të mirëpritura. Kemi arritur në 3.7 miliardë euro por siç e nënvizuat dhe ju potenciali është shumë më tepër. Për të mos folur për volumin tregtar që me çdo kusht duhet ta ngremë të paktën mbi 1 miliardë euro. Faleminderit shumë për lejet e drejtimit që i miratuat dhe shqiptarët do të mund të lëvizin lirisht me automjetet e tyre me lejet e drejtimit” deklaroi Rama.
https://www.youtube.com/watch?v=a4To9w6Zqfo&t=1s
Marrëveshje dhe Memorandume të firmosura në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë
- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.
- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.
- Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.
- Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.
- Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.
https://youtu.be/kzltQO_5UXk?si=a6x3c9jneDnCF1i2
Sondazh

Fermerët polakë bllokojnë kufirin e Ukrainës duke protestuar ndaj importeve jashtë BE-së!
Fermerët polakë bllokuan kalimet kufitare me Ukrainën, dogjën goma dhe derdhën grurë nga vagonët e trenave të martën, ndërsa intensifikuan një protestë......

Në cilin vend europian njerëzit blenë më shumë makina elektrike muajin e kaluar?
Shitjet e makinave të reja elektrike u rritën në mënyrë dominuese midis të gjitha kategorive në janar 2024 dhe siguruan 11.9% të të gjitha dërgesave të......

AMA, fushatë ndërgjegjësimi për gjuhën shqipe - Shkurtaj: Pastërtia e gjuhës, çështje kombëtare. Mëniku: Ta mbrojmë nga fjalët e huaja
Fjalët e huaja apo gabimet drejtshkrimore po përdoren gjithmonë e më shpesh në median shqiptare. Ndaj, Autoriteti i Mediave Audiovizive do të nisë një fushatë......

KQZ ndan fondet për partitë politike – 11 subjekte do të marrin 345.6 milionë lekë për vitin 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë në vitin që sapo ka nisur. Sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, 11 subjekte do të përfitojnë......

Vaji i ullirit, a i përgjigjet çmimi i lartë cilësisë? - Ekspertja: Ka pasur edhe abuzime. Jetëgjatësia e vajit, jo më shumë se dy vite
Ndërsa për verën, vlen shprehja: Sa më e vjetër, aq më e mirë, për vajin e ullirit nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Pedagogia dhe ekspertja Onejda Kyçyk thotë......

Korsi të dedikuara për urbanët në Tiranë - Hapet tenderi 129.2 mln lekë, ja akset ku do ndërhyhet
Stacionet e linjave të urbanëve “Kinostudio - Kombinat”, “Tirana e Re” dhe “Unaza” do të rehabilitohen, ndërkohë që në disa segmente rrugore do ndërtohen korsi......

Projektet e reja të transportit - Zajkonsek në Tiranë: Për herë të parë, Ballkani do lidhet me 8 vende të BE
Hartat e reja të transportit parashikojnë krjimin e korridorit të Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut Lindor, duke mundësuar që për herë të parë vendet e......

Mbi 63 mijë karta bankare të reja të emetuara në 2023 - Në total numri mbi 1.433.151, tashmë 70% e popullsisë e mbuluar me shërbime financiare
Në harkun kohor të një viti, në Shqipëri janë hedhur në përdorim mbi 63 mijë karta të reja bankare, duke e ccuar numrin total të tyre në 1.433.151, ose me një......