Projektet e reja të transportit - Zajkonsek në Tiranë: Për herë të parë, Ballkani do lidhet me 8 vende të BE

Hartat e reja të transportit parashikojnë krjimin e korridorit të Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut Lindor, duke mundësuar që për herë të parë vendet e Ballkanit të lidhen me 8 vende të Bashkimit Evropian. Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit, prezantoi në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese raportin për Shqipërinë, duke e vënë theksin te projektet që pritet të zhvillohen në vijim.
“Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord që të ketë një legjislacion transevropian, harta të reja transevropiane dhe pjesë e kësaj do jetë për herë të parë edhe ky korridor i ri. Ky korridor është për herë të parë i lidhur me 8 vende të BE-së, duke nisur nga Austria, Italia, Hungaria, nëpërmjet Sllovenisë, Kroacisë dhe do vazhdojë te vendet e Ballkanit Perëndimor. Ju do shikoni lidhjet e tyre me Podgoricën, Durrësin, Tiranën dhe lidhjet detare me Barin, Bullgarinë, Greqinë, në drejtim të Qipros. Kjo do të garantojë që projektet e reja do të lëvrohen sipas standardeve të BE-së”, - tha Matej Zajkonsek, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit.
Sipas tij, Shqipëria duhet të fokusohet në zhvillimin e rrjetit hekurudhor në vitet në vijim, teksa bëri me dije fazën në të cilën ndodhen disa projekte që bashkëfinancohen nga Bashkimi Evropian.
“90% e rrjetit hekurudhor nuk është në gjendje të mirë. Për këtë aryse ne ju mirëpresim për të investuar në mënyrë të vërtetë në rrjetin hekurudhor në vend. Te projektet për Shqipërinë për hekurudhat, ne shikojmë lajmin e mirë, që punët janë duke vazhduar sidomos në linjën Tiranë – Durrës. Këtu përfundimi mund të jetë në pak vite. Projekti i dytë është Vorë – Hani i Hotit, 125 km. Tenderi do shpallet në muajt që vijnë dhe i fundit është Durrës – Rrogozhinë ku jemi në fazën e përgatitjes së projektit”, - bëri me dije drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit
Zajkonsek e vendosi theksin edhe te nevoja e lidhjes së aeroporteve me rrjetin hekurudhor, si dhe te mirëmbajtja e rrugëve apo hekurudhave pas investimit në ndërtimin e tyre. Komuniteti i Transportit përbëhet nga 33 anëtarë, 27 prej të cilëve janë vendet e Bashkimit Evropian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Mbi 63 mijë karta bankare të reja të emetuara në 2023 - Në total numri mbi 1.433.151, tashmë 70% e popullsisë e mbuluar me shërbime financiare
Në harkun kohor të një viti, në Shqipëri janë hedhur në përdorim mbi 63 mijë karta të reja bankare, duke e ccuar numrin total të tyre në 1.433.151, ose me një......

3000 të punësuar në agroturizëm, 1.2 mln vizitorë - Domi: Strategjia kombëtare, orientim i një oferte të re
Agroturizmi është në fokus të një strategjie të re, që synon nxitjen e zhvillimit të Bujqësisë dhe Turizmit, përkrah njëra-tjetrës. Rritja e numrit të......

Çmimet e larta "trembën" turistët e huaj në 2023? - Pavarësisht numrit të lartë, qëndruan mesatarisht 2.8 netë në strukturat akomoduese
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin dhejtor na japin tani më një panoramë më të qartë sa i përket të gjithë vitit 2023. Edhe një herë......

Tregtia me rajonin, në “ngërç” - Bien eksportet me të gjitha vendet, përveç Bosnje-Hercegovinës
Të dhënat më të fundit mbi tregtinë e jashtme nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet e kanë nisur vitin 2024 me rënie. Në janar të vitit 2024......

Çfarë ndryshon në ligjin për investimet strategjike? - Propozimi i Shalsit në Komision. Tabaku: Cënon konkurrencën!
Ndryshimet e propozuara në ligjin për investimet strategjike, siç është shtyrja e afatit deri më vitin 2027 dhe rritja e vlerës minimale të investimit, kanë......

“Shpërthimi” i investimeve gjermane në SHBA - Kompanitë konfirmuan zbatimin e 185 projekteve në vitin 2023
SHBA po tërheq investime rekord nga kompani gjermane, të cilat shohin mundësi të mëdha në ekonominë e fortë dhe stimuj tërheqës tatimorë, edhe pse kushtet......

Hendeku i brezave në punë - Vështirësitë e gjeneratës Z për të punuar me kolegët më të vjetër
Një hendek brezash është më i mprehtë se kurrë në vendin e punës, sipas një raporti më të fundit, në një kohë që Gjenerata Z lufton për të bashkëpunuar me......

Bizneset dhe qytetarët marrin 96 mln euro për 3 muaj - Qeveria përgjysmon detyrimet e prapambetura, shifra më e ulët në 4 vite
Qeveria qendrore dhe ajo vendore e kanë mbyllur vitin që lam pas nje vlerë detyrimesh të prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve që regjistrohet në 10.2......