Mbi 63 mijë karta bankare të reja të emetuara në 2023 - Në total numri mbi 1.433.151, tashmë 70% e popullsisë e mbuluar me shërbime financiare
Në harkun kohor të një viti, në Shqipëri janë hedhur në përdorim mbi 63 mijë karta të reja bankare, duke e ccuar numrin total të tyre në 1.433.151, ose me një rritje prej 4.6% krahasuar me një vit më parë. Banka e Shqipërisë ka publikuar treguesit zyrtarë të kartave të emetuara nga bankat e nivelit të dytë që janë aktualisht në qarkullim. Është vetë Banka e Shqipërisë se një numër i tillë kartash mbulon me shërbime financiare mbi 70% të popullsie, në një kohë që numri i tyre parashikohet të rritet edhe më tej për vitin 2024.
Spias të dhënave teknike, të gjitha kartat që qarkullojnë në vend kryejnë më shumë se një funksion, megjithëse ato dominohen tërësisht nga kartat e debitit, funksioni kryesor i të cilave janë veprimat me pagat të klientëve të bankave, sicc janë derdhja dhe tërheqja.
Në dhjetor të vitit që sapo lamë pas, numërohen 1,240,966 karta debiti, dhe vetëm 119,649 krediti. Edhe pse kanë shënuar një rritje të lehtë tremujorin e fundit numri i tyre mbetet ende në nivele minimale. Kartat e kreditit, në ndryshim nga ato të debitit, na mundësojnë të bëjmë blerje nga POS dhe interneti apo të tërheqim cash nga ATM/POS, brenda një kufiri të paracaktuar, pa pasur fonde në llogarinë tonë, por duke përdorur fondet që banka na ka vënë në dispozicion. Në raport me kartat e debitit, kartat e kreditit janë shumë më fleksibël si sa i përket numrit të funksioneve edhe mundësive të përdorimit të tyre.
Rritje të lehtë ka shënuar këtë tremujor edhe numri i Kartave me funksion paraje elektronike, të cilat përdoren kryesisht për shlyerjen e faturave apo gjobave të ndryshme.
Ndërkaq, nga fundi i vitit të shkuar ka hyrë në fuqi ligji për paisjen e qytetarëve me karta bazike, i vcili pritet të rrisë më tej numrin e kartave në qarkullim. Ligji detyron bankat të paisin me karta ato kategori konsumatorësh të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash (rrjedhëse) në banka, për shkak të kostove që ajo mbart.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

3000 të punësuar në agroturizëm, 1.2 mln vizitorë - Domi: Strategjia kombëtare, orientim i një oferte të re
Agroturizmi është në fokus të një strategjie të re, që synon nxitjen e zhvillimit të Bujqësisë dhe Turizmit, përkrah njëra-tjetrës. Rritja e numrit të......

Çmimet e larta "trembën" turistët e huaj në 2023? - Pavarësisht numrit të lartë, qëndruan mesatarisht 2.8 netë në strukturat akomoduese
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin dhejtor na japin tani më një panoramë më të qartë sa i përket të gjithë vitit 2023. Edhe një herë......

Tregtia me rajonin, në “ngërç” - Bien eksportet me të gjitha vendet, përveç Bosnje-Hercegovinës
Të dhënat më të fundit mbi tregtinë e jashtme nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet e kanë nisur vitin 2024 me rënie. Në janar të vitit 2024......

Çfarë ndryshon në ligjin për investimet strategjike? - Propozimi i Shalsit në Komision. Tabaku: Cënon konkurrencën!
Ndryshimet e propozuara në ligjin për investimet strategjike, siç është shtyrja e afatit deri më vitin 2027 dhe rritja e vlerës minimale të investimit, kanë......

“Shpërthimi” i investimeve gjermane në SHBA - Kompanitë konfirmuan zbatimin e 185 projekteve në vitin 2023
SHBA po tërheq investime rekord nga kompani gjermane, të cilat shohin mundësi të mëdha në ekonominë e fortë dhe stimuj tërheqës tatimorë, edhe pse kushtet......

Hendeku i brezave në punë - Vështirësitë e gjeneratës Z për të punuar me kolegët më të vjetër
Një hendek brezash është më i mprehtë se kurrë në vendin e punës, sipas një raporti më të fundit, në një kohë që Gjenerata Z lufton për të bashkëpunuar me......

Bizneset dhe qytetarët marrin 96 mln euro për 3 muaj - Qeveria përgjysmon detyrimet e prapambetura, shifra më e ulët në 4 vite
Qeveria qendrore dhe ajo vendore e kanë mbyllur vitin që lam pas nje vlerë detyrimesh të prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve që regjistrohet në 10.2......

BE nis hetimet për TikTok - “Shkelje e transparencës dhe detyrimeve për mbrojtjen e fëmijëve”
TikTok dyshohet se ka shkelur transparencën dhe detyrimet për mbrojtjen e fëmijëve. Deklarata e bërë nga komisioneri europian për tregun e brendshëm, Thierry......