Çfarë ndryshon në ligjin për investimet strategjike? - Propozimi i Shalsit në Komision. Tabaku: Cënon konkurrencën!

Ndryshimet e propozuara në ligjin për investimet strategjike, siç është shtyrja e afatit deri më vitin 2027 dhe rritja e vlerës minimale të investimit, kanë ngjallur debate në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Deputeti Eduard Shalsi, si propozues i këtij drafti, ka theksuar se për shkak të fluksit të lartë të kërkesave, shtyrja e afatit është një urgjencë.
“Propozoj zgjatje afati deri ne 2027-ën. Disa kolegë thanë që ndërsa presim një ligj të ri pse duhet ta shtyjme kaq. Por eshte mase e domosdoshme për të garantuar vijueshmerine e procesit. Siguron vijimësinë pa shkeputje të pranimit të kërkesave për investimet strategjike, duke i dhënë nenit 6 fuqi prapavepruese.”
Por ndërsa Minisria e Financave dhe Agjencia e Investimeve AIDA kanë shprehur dakordësinë me këtë propozim, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka theksuar se duhej të ishte miratuar ligji i ti. Sipas saj ky ligj cënon konkurrencën.
“Nuk ka ligj në parlamentin shqiptar që ka lindur i përkohshem dhe është bërë më i përhershëm se ligjet bazë. Ligji i investimeve strategjike cënon konkurrencën. Vetem shume pak propozime janë rrëzuar, duke bërë që 80 % prej tyre të panohen dhe mbi 82 për qind janë në turizëm. Ska transparencë, ligji ka favorizuar një pakicë kompanish duke cënuar konkurrencën. Prioritetet e qeverisë janë vendosiur në mënyrë të gabuar”.
Ndryshimet ligjore parashikojnë të rrisin dhe vlerën e investimeve deri në 100 milionë euro për ato investime që do të marrin statusin “investitor strategjik me procedurë të veçantë”, dhe t'i japin më shumë rol në vendimmarrje ministrive të linjës për të përgatitur studimet dhe kontratat. Kjo është shtyrja e tretë e afatit të një ligji që është miratuar në vitin 2015.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“Shpërthimi” i investimeve gjermane në SHBA - Kompanitë konfirmuan zbatimin e 185 projekteve në vitin 2023
SHBA po tërheq investime rekord nga kompani gjermane, të cilat shohin mundësi të mëdha në ekonominë e fortë dhe stimuj tërheqës tatimorë, edhe pse kushtet......

Hendeku i brezave në punë - Vështirësitë e gjeneratës Z për të punuar me kolegët më të vjetër
Një hendek brezash është më i mprehtë se kurrë në vendin e punës, sipas një raporti më të fundit, në një kohë që Gjenerata Z lufton për të bashkëpunuar me......

Bizneset dhe qytetarët marrin 96 mln euro për 3 muaj - Qeveria përgjysmon detyrimet e prapambetura, shifra më e ulët në 4 vite
Qeveria qendrore dhe ajo vendore e kanë mbyllur vitin që lam pas nje vlerë detyrimesh të prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve që regjistrohet në 10.2......

BE nis hetimet për TikTok - “Shkelje e transparencës dhe detyrimeve për mbrojtjen e fëmijëve”
TikTok dyshohet se ka shkelur transparencën dhe detyrimet për mbrojtjen e fëmijëve. Deklarata e bërë nga komisioneri europian për tregun e brendshëm, Thierry......

Si pritet të tërhiqen pensionet pas muajit prill? - Eksperti: Marrja me karta, problematike për atë moshë
Tërheqja e pensioneve përmes kartave bankare është projekti pilot çka përflitet nga qeveria të vihet në zbatim duke filluar nga prilli i këtij viti. Në......

Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në SHBA - E ndërtuar në Florida kushton 295 milionë dollarë
Kush nuk do të donte të zgjohej në mëngjes dhe të pinte kafenë e tij në një vilë idilike pikërisht përballë detit? Një shtëpi e tillë aktualisht shitet në......

Përmirësimi i infrastrukturës kabllore nën det - Ndihmat financiare për procesin duhet të jenë shtetërore
Europa duhet të marrë masa për të ndërtuar, ose përmirësuar infrastrukturën e saj kabllore nën det dhe me ndihmën shtetërore nëse është e nevojshme, sipas një......

Çmimet europiane të gazit natyror në rënie: A ka përfunduar totalisht kriza energjetike?
Kjo tendencë rënëse pasqyron një prirje më të gjerë të ndikuar nga një përzierje faktorësh klimatikë dhe ekonomikë, duke përfshirë temperaturat më të ngrohta......