Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në SHBA - E ndërtuar në Florida kushton 295 milionë dollarë

Kush nuk do të donte të zgjohej në mëngjes dhe të pinte kafenë e tij në një vilë idilike pikërisht përballë detit? Një shtëpi e tillë aktualisht shitet në SHBA, konkretisht në Florida. Kushdo që është i interesuar të blejë këtë pronë, megjithatë, duhet të jetë në gjendje të paguajë 295 milionë dollarë, sipas një raportimi të Wall Street Journal. Kjo konsiderohet si shtëpia më e shtrenjtë në SHBA. Në fakt, ajo përbëhet nga tre shtëpi që së bashku tejkalojnë 2000 metra katrorë sipërfaqe.
Shtëpia kryesore ka një sipërfaqe prej mbi 1000 metra katrorë, gjashtë dhoma dhe një pishinë të brendshme. Rezidenca e dytë ka pesë dhoma gjumi, një pishinë të jashtme dhe një sipërfaqe totale prej 514 metrash katrorë. E treta dhe më moderne është ndërtuar në vitin 2013, ka gjithashtu një pishinë të jashtme, si dhe një dok me kapacitet prej gjashtë varkash.
Këshilltari financiar John Donahue po fluturonte mbi Napoli, Florida në vitet 1980 kur vuri re një copë toke të pabanuar përgjatë Gjirit të Meksikës. Në vitin 1985, kur u ble zona, nuk kishte gjë tjetër veç pemëve
Kjo është pikërisht ajo që ai bëri, duke paguar 1 milion dollarë në 1985 -ën për një parcelë afërsisht 4.3 hektarë që nuk kishte asgjë tjetër veçse një vilë të vogël peshkimi. Pak vite më vonë familja arriti të blejë gjithsej 60 hektarë në zonë. Tani, pas vdekjes së John dhe Rhodora, familja po shet kompleksin me tre shtëpi për një shifër rekord prej 295 milionë dollarësh.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Përmirësimi i infrastrukturës kabllore nën det - Ndihmat financiare për procesin duhet të jenë shtetërore
Europa duhet të marrë masa për të ndërtuar, ose përmirësuar infrastrukturën e saj kabllore nën det dhe me ndihmën shtetërore nëse është e nevojshme, sipas një......

Çmimet europiane të gazit natyror në rënie: A ka përfunduar totalisht kriza energjetike?
Kjo tendencë rënëse pasqyron një prirje më të gjerë të ndikuar nga një përzierje faktorësh klimatikë dhe ekonomikë, duke përfshirë temperaturat më të ngrohta......

Rama takohet sot me Erdogan: Fokus, nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe në fusha të ndryshme!
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë pune në Ankara, Turqi, ku do të mikpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip......

Dobësohet Dollari dhe Franga ndërsa Euro dhe Paundi nuk luhaten!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke dobësuar pak në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 96 lekë dhe është shitur me 95.9......

20 vite Partneritet për Progres mes UNDP dhe BE: Shumë projekte të tjera në proces në Shqipëri!
Përmes një publikimi në rrjet social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP Albania) njofton se këtë vit shënojnë dy dekada......

Shqiptarët preferojnë makinat elektrike - Rriten blerjet e automjeteve miqësore me mjedisin
Qytetarët shqiptarë po preferojnë të blejnë më së shumti automjete që ndosin më pak ambientin, Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve......

Gjykata Kushtetuese i jep 'dritë jeshile' marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Zbardhet vendimi
Gjykata Kushtetuese i ka hapur dritën jeshile vënies në jetë të marrëveshjes me Italinë për ngritjen e kampit në Gjadër të Lezhës ku do të priten emigrantët......

Eksportet e nisin vitin me rënie - Hidrokarburet dhe tekstilet "shkaktarët" kryesorë
Eksportet e kanë nisur vitin 2024 me rënie tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Në janar të vitit 2024 eksportet e mallrave arritën......