Eksportet e nisin vitin me rënie - Hidrokarburet dhe tekstilet "shkaktarët" kryesorë
Eksportet e kanë nisur vitin 2024 me rënie tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Në janar të vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 29 mld lekë, duke u ulur me 29.2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 20.7%, në krahasim me dhjetorin e vitit 2023. Nga ana tjetër, importet kanë shënuar rritje me 3.4% duke arritur në 60 mld lekë dhe kanë rënë me me 17.3%, në krahasim me dhjetorin e vitit që lamë pas. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 88.6%, krahasuar me janarin e vitit 2023.
Gjatë muajit janar të këtij viti, në rënien e eksporteve prej 29.2%, kanë ndikuar kryesisht grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 19.5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 5.0 pikë përqindje dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 3.8 pikë përqindje. Ndërkohë, pozitivisht kanë ndikuar grupet “Produkte kimike dhe plastike” me 0.3 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me 0.1 pikë përqindje.
Po të flasim për grupet që kanë kontribuar në rritjen e importeve të dhënat tregojnë se pozitivisht kanë ndikuar kryesisht grupet “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 4.7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 2.9 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me 0.2 pikë përqindje. Nga ana tjetër, në uljen e importeve kanë ndikuar kryesisht grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 3.0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 1.0 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 0.3 pikë përqindje.
Në muajin janar të vitit aktual vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe në drejtim të eksporteve, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar janë Italia me 7.6%, Kosova me 20.1% dhe Gjermania me 34.7%. Ndërkohë vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe janë Kroacia me 59.3% dhe Austria me 17.6%.
Xhorxhina Deda /SCAN
Sondazh

“Blejmë sot, të hamë sot” - Mishi, produkt luksi. Qytetarët konsumojnë ushqimet bazë
“Si rezultat i inflacionit, çmimet e ushqimeve, frutave dhe perimeve vijojnë të jenë të larta. Në një vëzhgim që TV Scan realizoi, shihet qartë dhe vihet re që......

Nis kësti i katërt për ish-të përndjekurit - Ministria e Financave publikon emrat e përfituesve. Afat deri në fund të majit për dokumentet
Ministria e Financave ka gati emrat e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve që përfitojnë këstin e 4-t të dëmshpërblimit. Në faqen zyrtare të këtij......

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë/ Balluku: Brenda pak javësh do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve!
Ministrja e Infrastrukturës, njëherësh dhe zv.kryeministre e vendit, Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve në lotin 1 të aksit rrugor Elbasan-Qafë......

Shqipëria dhe Turqia thjeshtojnë procedurat për zbatimin e marrëveshjes së mbrojtjes shoqërore!
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, zhvilloi sot një takim online me përfaqësues të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm......

Cilat janë zërat që mbushën arkën e shtetit? - Skema e sigurimeve, me rritje rekord. Mbledh 200 milion euro më shumë
Vitit 2023 është mbyllur me perfomancë tejet pozitive sa i takon të ardhurave buxhetore. Por cilat janë zërat që kanë ndikuar më së shumti në këtë perfomancë?......

Aplikimet për subvencion në bujqësi, lekët e naftës në bankë - Zëvendësministri Jaupllari: Dritë jeshile për fondet IPARD
Kur duhen pak ditë nga nisja e aplikimeve për të përfituar mbështetje financiare në bujqësi e blegtori, si shtyllat kryesore të Ministrisë përkatëse, janë......

Rritet prodhimi i energjisë në vend - U gjenerua 8.8 mln mWh, dominon Kaskada e Drinit me 58% të totalit
Rreth 8.8 milion mWh energji u prodhuan gjatë vitit 2023, teksa hidrocentralet e Kaskadës së Drinit dominuan prodhimin me mbi 58% të sasisë totale. Sipas të......

2023, të ardhurat në buxhet u rritën me 700 Mln euro - Deficiti bie në normën 1.4% të PBB-së, më i ulëti i të gjitha kohërave
Viti 2023 ka vijuar trajektoren pozitive të të ardhurave buxhetore, të cilat rezultojnë sipas Ministrisë së Financave 700 milionë euro më shumë se një vit më......