Shqipëria Postuar më 19 Shkurt 2024, 12:24

Rritet prodhimi i energjisë në vend - U gjenerua 8.8 mln mWh, dominon Kaskada e Drinit me 58% të totalit

Nga SCAN TV

Rreth 8.8 milion mWh energji u prodhuan gjatë vitit 2023, teksa hidrocentralet e Kaskadës së Drinit dominuan prodhimin me mbi 58% të sasisë totale.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në raport me një vit më parë ka një rritje të prodhimit total, duke qenë se gjatë 2022 u prodhua rreth 7 mln mWh energji.

Rritja e prodhimit vjen si pasojë e situatës së favorshme hidrike të shënuar vitin që shkoi, duke qenë se pjesa dërrmuese e energjisë në vend prodhohet nga hidorcentralet.

 

Ndërkaq, edhe gjatë vitit 2023 vijoi prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, ndonëse sasia e gjeneruar mbetet e ulët në raport me energjinë e prodhuar nga burimet hidrike.

Gjithsesi vitin që shkoi u shënua një rritje e sasisë së prodhuar nga pimiantet diellore. Në total këto impiante prodhuan rreth 80 mijë mWh energji, apo 30 mijë mWh në shumë se një vit më parë.

Paralelisht, të dhënat zyrtare të ERE-s tregojnë se konsumi total gjatë vitit që lamë pas arriti në rreth 7.9 mln mWh energji, duke mos pësuar asnjë ndryshim në raport me një vit më parë.

Ndërkaq, humbjet në rrjetin e shpërndarjes pësuan ulje në raport me vitin 2022, duke arritur në 18.93%, nga 19.2% që ishin një vit më parë.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 19 Shkurt

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 95.9 lekë dhe duke u shitur me 96.9......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat