Shqipëria Postuar më 19 Shkurt 2024, 13:14

Shqipëria dhe Turqia thjeshtojnë procedurat për zbatimin e marrëveshjes së mbrojtjes shoqërore!

Nga SCAN TV
Shqipëria dhe Turqia thjeshtojnë procedurat për zbatimin e

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore,  Astrit Hado, zhvilloi sot një takim online me përfaqësues të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Kujdesit Shëndetësor dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Turqi.

Sipas njoftimit takimi u mbajt në zbatim të marrëveshjes dypalëshe për mbrojtjen shoqërore, ku palët u dakordësuan për shkëmbimin  elektronik të formularëve të komunikimit.

Bazuar në informacionin e publikuar kjo gjë do të garantojë transmetim të sigurt të dokumentacionit,  shmangien e  vonesave, si dhe reduktim të kostove.

“Në total nga hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet  ISSH dhe SGK turke janë ndjekur 737 praktika”, shkruhet në njoftim.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat