Hendeku i brezave në punë - Vështirësitë e gjeneratës Z për të punuar me kolegët më të vjetër

Një hendek brezash është më i mprehtë se kurrë në vendin e punës, sipas një raporti më të fundit, në një kohë që Gjenerata Z lufton për të bashkëpunuar me kolegët e tyre më të vjetër. Fakti që Gjenerata Z, ata nën moshën 26 vjeç, do të përbëjnë 27% të fuqisë punëtore globale deri në vitin 2025, ka ngritur shumë shqetësime se si brezi i ri do të përshtatet në vendin e punës.
Në fakt, një raport i ri zbuloi se disa nga këto shqetësime mund të rezultojnë të vërteta. Gjenerata Z dhe Millennials - ata të lindur midis 1981-shit dhe 1996 -ës raportuan produktivitet të ulët më shumë se çdo brez tjetër në vendin e punës, përkatësisht 37 dhe 30 përqind. Kjo u krahasua me vetëm 22 dhe 14 për qind të Gjeneratës X - ata që kanë lindur midis mesit të viteve 1960 dhe 1980, dhe Baby Boomers - të lindur midis 1946 dhe 1964.
Megjithatë, në raport kishte një faktor kyç që kontribuoi që një punonjës të kishte më shumë gjasa të raportonte produktivitet të ulët dhe kishte të bënte me moshën e njerëzve me të cilët punonin. Në përgjithësi, punëtorët me diferencë të madhe moshe me punëdhënësit e tyre raportuan produktivitet dukshëm më të keq, me ata që kishin menaxherë me një diferencë moshe prej 12 vjetësh ose më shumë, kishin 1.5 herë më shumë gjasa të raportonin produktivitet të ulët.
Studimi u bazua në përgjigjet e afro 1500 punëtorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, jo të gjithë besojnë se vetëm kjo gjeneratë është plotësisht përgjegjëse për atë që po ndodh. Raporti thjesht nxjerr në pah një problem, por jo shkakun, të mosfunksionimit të parë në shumë vende pune. Gjithësesi situata ka të bëjë me ndryshimin e qëndrimeve ndaj punës, zhvillimin e teknologjive dhe stilet e ndryshme të komunikimit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Bizneset dhe qytetarët marrin 96 mln euro për 3 muaj - Qeveria përgjysmon detyrimet e prapambetura, shifra më e ulët në 4 vite
Qeveria qendrore dhe ajo vendore e kanë mbyllur vitin që lam pas nje vlerë detyrimesh të prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve që regjistrohet në 10.2......

BE nis hetimet për TikTok - “Shkelje e transparencës dhe detyrimeve për mbrojtjen e fëmijëve”
TikTok dyshohet se ka shkelur transparencën dhe detyrimet për mbrojtjen e fëmijëve. Deklarata e bërë nga komisioneri europian për tregun e brendshëm, Thierry......

Si pritet të tërhiqen pensionet pas muajit prill? - Eksperti: Marrja me karta, problematike për atë moshë
Tërheqja e pensioneve përmes kartave bankare është projekti pilot çka përflitet nga qeveria të vihet në zbatim duke filluar nga prilli i këtij viti. Në......

Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në SHBA - E ndërtuar në Florida kushton 295 milionë dollarë
Kush nuk do të donte të zgjohej në mëngjes dhe të pinte kafenë e tij në një vilë idilike pikërisht përballë detit? Një shtëpi e tillë aktualisht shitet në......

Përmirësimi i infrastrukturës kabllore nën det - Ndihmat financiare për procesin duhet të jenë shtetërore
Europa duhet të marrë masa për të ndërtuar, ose përmirësuar infrastrukturën e saj kabllore nën det dhe me ndihmën shtetërore nëse është e nevojshme, sipas një......

Çmimet europiane të gazit natyror në rënie: A ka përfunduar totalisht kriza energjetike?
Kjo tendencë rënëse pasqyron një prirje më të gjerë të ndikuar nga një përzierje faktorësh klimatikë dhe ekonomikë, duke përfshirë temperaturat më të ngrohta......

Rama takohet sot me Erdogan: Fokus, nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe në fusha të ndryshme!
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë pune në Ankara, Turqi, ku do të mikpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip......

Dobësohet Dollari dhe Franga ndërsa Euro dhe Paundi nuk luhaten!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke dobësuar pak në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 96 lekë dhe është shitur me 95.9......