Vaji i ullirit, a i përgjigjet çmimi i lartë cilësisë? - Ekspertja: Ka pasur edhe abuzime. Jetëgjatësia e vajit, jo më shumë se dy vite

Ndërsa për verën, vlen shprehja: Sa më e vjetër, aq më e mirë, për vajin e ullirit nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Pedagogia dhe ekspertja Onejda Kyçyk thotë se vaji mund të ruhet për një periudhë jo më shumë se dy vite dhe kjo duhet bërë përmes garantimit të disa kushteve siç janë; ena në të cilën mbahet, niveli i dritës etj.
Vitin e kaluar pati një rënie të sasisë së prodhuar, kjo edhe për shkak të ndryshimeve klimatike. Por niveli i ulët i sasisë së prodhuar solli rrjedhimisht çmime më të larta.
Nga studio e emisionit “Box to Box”, Kyçyk tha se jo në çdo rast çmimet e larta përligjeshin me cilësi më të mirë. Ka pasur edhe abuzime, ndaj për të parandaluar qarkullimin e një produkti që ka kosto jo vetëm financiare por edhe shëndetësore për konsumatorët, duhet të intensifikohen kontrollet nga autoritetet përkatëse.
Për të dalluar cilësinë, ekspertja tregon edhe disa element, të cilët duhet të mbahen në konsideratë që kanë të bëjnë me shijen dhe aromën që duhet të ketë vaji i ullirit.
Por mospërmbushja e standardeve sa i takon cilësisë nuk ka të bëjë vetëm me një faktor. Konkretisht, diktohet nga niveli i pesticideve të përdorura, mbledhja e ullirit, mënyra sesi ruhet dhe transportohet e deri tek prodhimi dhe shitja. Në vendin tonë, ka mbi 12 milionë rrënjë ulliri, nga të cilat mbi 5 milionë janë thuajse 50 vjeçare.
Ekspertët thonë se në raport me sipërfaqen, Shqipëria ka më tepër në krahasim me vendet e rajonit, por pavarësisht kësaj ne vijojmë që të varemi nga importet, kryesisht nga Italia dhe Greqia.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Korsi të dedikuara për urbanët në Tiranë - Hapet tenderi 129.2 mln lekë, ja akset ku do ndërhyhet
Stacionet e linjave të urbanëve “Kinostudio - Kombinat”, “Tirana e Re” dhe “Unaza” do të rehabilitohen, ndërkohë që në disa segmente rrugore do ndërtohen korsi......

Projektet e reja të transportit - Zajkonsek në Tiranë: Për herë të parë, Ballkani do lidhet me 8 vende të BE
Hartat e reja të transportit parashikojnë krjimin e korridorit të Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut Lindor, duke mundësuar që për herë të parë vendet e......

Mbi 63 mijë karta bankare të reja të emetuara në 2023 - Në total numri mbi 1.433.151, tashmë 70% e popullsisë e mbuluar me shërbime financiare
Në harkun kohor të një viti, në Shqipëri janë hedhur në përdorim mbi 63 mijë karta të reja bankare, duke e ccuar numrin total të tyre në 1.433.151, ose me një......

3000 të punësuar në agroturizëm, 1.2 mln vizitorë - Domi: Strategjia kombëtare, orientim i një oferte të re
Agroturizmi është në fokus të një strategjie të re, që synon nxitjen e zhvillimit të Bujqësisë dhe Turizmit, përkrah njëra-tjetrës. Rritja e numrit të......

Çmimet e larta "trembën" turistët e huaj në 2023? - Pavarësisht numrit të lartë, qëndruan mesatarisht 2.8 netë në strukturat akomoduese
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin dhejtor na japin tani më një panoramë më të qartë sa i përket të gjithë vitit 2023. Edhe një herë......

Tregtia me rajonin, në “ngërç” - Bien eksportet me të gjitha vendet, përveç Bosnje-Hercegovinës
Të dhënat më të fundit mbi tregtinë e jashtme nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet e kanë nisur vitin 2024 me rënie. Në janar të vitit 2024......

Çfarë ndryshon në ligjin për investimet strategjike? - Propozimi i Shalsit në Komision. Tabaku: Cënon konkurrencën!
Ndryshimet e propozuara në ligjin për investimet strategjike, siç është shtyrja e afatit deri më vitin 2027 dhe rritja e vlerës minimale të investimit, kanë......

“Shpërthimi” i investimeve gjermane në SHBA - Kompanitë konfirmuan zbatimin e 185 projekteve në vitin 2023
SHBA po tërheq investime rekord nga kompani gjermane, të cilat shohin mundësi të mëdha në ekonominë e fortë dhe stimuj tërheqës tatimorë, edhe pse kushtet......