Sa po e lehtëson borxhin qeveritar nënçmimi i euros? - Huaja publike tkurret me thuajse 600 milionë euro edhe për shkak të forcimit të lekut
Nënçmimi i euros në raport me lekun i ka sjellë buxhetit një seri zhvillimesh pozitive, veçanërisht sa i përket borxhit publik. Madje nuk është borxhi i jashtëm ai që po shikon përfitime të dukshme nga kursi i favorshëm i këmbimit, por edhe ai i brendëshmi.
Sa për të sjellë një shembull, efekti i kursit të këmbimit ka sjellë një lehtësim prej 2.1 miliardë lekësh, apo 20 milionë eurosh, në detyrimet që Qeveria ka në obligacionet e emetuara në tregun e brendshëm. Po ashtu, borxhi i garantuar nga Qeveria është lehtësuar me -2.8 miliardë lekë, apo afërisht 28 milionë euro për shkak të nënçmimit të kësaj të fundit në raport me lekun.
Ndërkaq që, ashtu siç mund të merret me mend, shumë më i lartë është përfitimi prej mbiçmimit të lekur kur vjen fjala te borxhi i jashtëm. Forcimi i lekut i ka siguruar në total qeverisë një lehtësim prej -61,3 miliardë lekësh të stokut të borxhit të jashtëm, një vlerë e konsiderueshme prej afërisht 600 milionë eurosh.
Detyrimet e kredive të marra nga shteti shqiptar janë tkurrur me -39,3 miliardë lekë për shkak të ndryshimit të kursit të këmbimit. Po ashtu, kreditë shumëpalëshe të marra jashtë kufijve aktualisht peshojnë -28 miliardë lekë më pak në buxhetin e qeverisë, ndërkohë që vetëm për dy eurobondë aktivë, shuma për t’u shlyer është pakësuar me minus 19.1 miliardë lekë. Me 2 miliardë lekë apo afërisht 20 milionë euro është pesha e borxhit që Qeveria u detyrohet Bankave tregtare ose institucioneve të tjera financiare.
Borxhi i jashtëm neto i Qeverisë në dhjetor të vitit 2023 rezulton 5,9 miliardë euro në total, në rritje krahasuar me dy vitet e mëparsëshme 2021 dhe 2022, në të cilët qëndroi në vlerën 5,6 miliardë euro. Për t’u nënvizuar se pjesa dërrmuese e tij, ose 75%, eshtë marrë në monedhën e përbashkët evropiane.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Turqia, partner i rëndësishëm për Shqipërinë - Rreth 1 miliard dollarë shkëmbime tregtare, investitori i tretë më i madh
Turqia është investitori i tretë më i madh në vendin tonë pas Italisë dhe Holandës, pa marrë në konsideratë investimet e cilësuara nga institucioni si......

Si Brukseli po kërkon të përmirësojë aftësitë financiare të qytetarëve?!
Zyrtarët e BE-së shpresojnë se rritja e edukimit financiar do të ketë një fitim ekonomik dhe social, pasi një studim historik zbuloi se shumë mbeten prapa në......

Si u shpërndanë paratë për punë publike në 2023-shin? - U investuan mbi 1.1 miliardë euro, 54% u realizuan në fundvit
Buxheti i shtetit ka shpenzuar për punë publike në vitin 2023 118.8 miliardë lekë në total apo rreth 1.15 miliardë euro. Referuar të dhënave zyrtare të......

Borxhi publik, niveli më i ulët që nga viti 2012 - Përmirësim i ndjeshëm i huasë qeveritare, sidomos në gjysmën e dytë të 2023
Borxhi publik ka rënë nën nivelin 60% të Produktit të Brendshëm Bruto për herë të parë që nga viti 2012, kur Qeveria e atëhershme ndërhyri në ligj për të hequr......

“Perëndimi” i Gazprom në Europë - Sot shet më shumë gaz në Kinë dhe nuk është një fitore
Për Gazprom duket se kanë përfunduar kohët e dominimit në tregun e energjisë. Kompania ruse po përjeton një periudhë krize në atdhe dhe në Europë, në vendet që......

Bakri dhe ari do të shohin rritjen më të madhe të menjëhershme të çmimeve në sektorin e mallrave!
Bakri dhe ari pritet të shohin rritjen më të madhe të menjëhershme të çmimeve në sektorin e mallrave nga ulja e mundshme e normave të interesit të Rezervës......

Turistët britanikë, të joshur nga Shqipëria - Rritje e madhe e numrit të kërkimeve në rrjet me 113% më shumë
Rritjen më të madhe të numrit të kërkimeve në rrjet krahasuar me vitin e kaluar nga turistët britanikë e ka regjistruar Shqipëria, me 113% më shumë. Janë këto......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan blihet sot me 95.6 lekë dhe shitet me 96.5 lekë në raport me dje duke regjistruar kështu një zbritje të lehtë të kuotës. Sipas kursit të......