Cilat do të jenë përfitimet nga rehabilitimi i hekurudhës Tiranë – Durrës? Raporti i Institutit Ndërkombëtar për Zhvillim: 270.34 mln euro
https://www.youtube.com/watch?v=dCBGQ3EOgQc
Teksa linja hekurdhore Tiranë – Durrës është duke u rehabilituar, të dhënat tregojnë se përfitimet ekonomike, shëndetësore dhe mjedisore nga vënia në funksion e trenit do të jenë të mëdha. Sipas raportit teknik “Një vlerësim i qëndrueshëm i aseteve të hekurudhës Tiranë - Durrës”, i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillim të Qendrueshëm, përfitimet kumulative neto për një periudhë 30- vjeçare përllogariten në 270.34 mln euro, duke zbritur kostot e investimit.
Kjo duke marrë në konsideratë të ardhurat që do të sigurohen nga operimi i hekurudhës, si dhe kostot që shmangen në drejtim të shëndetit, kohës së kursyer, mjedisit, emetimeve të dioksidit të karbonit apo kostove të operimit të automjeteve.
Sipas raportit, vetëm kursimet që do të vijnë nga kostot e funksionimit të automjeteve, që rrjedhin nga shmangia e shpenzimeve të mirëmbajtjes dhe përdorimit të karburantit, për periudhën 2024 -2053 vlerësohen në 96.79 mln euro.
Po ashtu, raporti vlerëson se hekurudha do të çojë në rritjen e të ardhurave të qeverisë përmes blerjes të tarifave sipas përdoruesve të transportit, në vlerën 8.67 milionë euro, teksa të ardhurat kumulative nga punësimi që do të gjenerojë hekurudha arrijnë në 38.41 milionë euro.
Gjithashtu, vënia në operim e kësaj linje hekurudhore do të përmirësojë kushtet e trafikut dhe do të rrisë efikasitetin e lëvizjes në Shqipëri, teksa përfitimet në këtë rast përllogariten në 44.39 milionë euro, përgjatë periudhës 30 - vjeçare.
I njëjti raport thekson se përfitimet shëndetësore dhe mjedisore janë të mëdha, si pasojë e reduktimit të emetimeve të gazeve me efekt serrë për shkak të reduktimit të automjeteve që do të qarkullojnë.
Rezultatet e raportit tregojnë se kursimet kumulative mjedisore arrijnë në vlerën 32.08 milionë euro, ndërsa reduktimi i emetimeve të dioksidit të karbonit, në 19.56 mln euro. Kjo si pasojë e reduktimit të përdorimit të automjeteve, duke zgjedhur trenin si mjet transporti.
Ndërkaq, sa i takon përfitimeve shëndetësore, edhe ato janë të lidhura me përmirësimin e cilësisë së ajrit, si pasojë e reduktimit të emetimeve të dioksidit të karbonit, si dhe me reduktimin e aksidenteve në rrugë, duke sjellë dhe ulje të shkallës së vdekshmërisë.
Përfitimet neto shëndetësore arrijnë në 44.93 milionë euro, ndërsa kostot e shmangura nga aksidentet përllogariten në shumën 41.61 milionë euro. Treni i hekurudhës Tiranë – Durrës do të jetë elektrik, ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes parashikohet në 100 km /orë.
PËRFITIMET NGA HEKURUDHA TIRANË – DURRËS
Të ardhura nga operimi 8.67
Totali i benefiteve të shtuara 143.04
Të ardhura të krijuara nga punësimi 38.41
Ndikimi në shëndet 44.93
Vlera e kohës së kursyer 44.39
Teprica e konsumatorit 15.31
Totali i kostove të shmangura 190.05
Kosto mjedisore 32.08
Emetimet e CO2 19.56
Aksidentet 41.61
Kostot e operimit të automjeteve 96.79
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Pensionet, si pritet të ndryshojë skema - Deputetja e PS, Resulaj: Kemi nivelin më të ulët të kontributeve. Të rishikohet skema për fshatin
Qeveria ka nisur një proces vlerësimi për skemën aktuale të pensioneve. Kur ka kaluar më pak se një dekadë nga reforma e ndërmarrë në 2015-n, po shihet......

Përcaktohen kriteret e përfitimit të Kartës së Studentit - Gati ligji për kategorinë e shërbimeve me çmime të reduktuara
Janë botuar në Fletoren zyrtare ligjet për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për përgatitjen dhe lëshimin e kartës së studetit, gjithashtu dhe ligji për......

Në Tiranë mbizotërojnë bizneset tradicionale - Eksperti: Rrezikojnë të mbyllen profesionet e lira
Tirana është qyteti që të ofron më së shumti mundësi për të zhvilluar biznese ose aktivitete të ndryshme. Por çfarë thonë shifrat. TV Scan ka analizuar të......

OBT mbështet BE-në kundër tarifave amerikane për ullinjtë spanjollë!
Zhvillimi i fundit në grindjen e gjatë tregtare vjen ndërsa një raport i panelit të pajtueshmërisë së OBT-së i bërë publik të martën (20 shkurt) konfirmoi......

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ. Pakete 4 miliardë lekë për fasonët. Financim Portit Tregtar
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024 dhe në komunikimin me mediat pas mbledhjes së......

Bashkitë mbajnë mbi “shpatulla” 55 milionë euro - Cilat janë njësitë më problematike me financat?
61 bashkitë në vend kanë bërë progres në uljen e detyrimeve të prapambetura në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas duke shlyer 2.1 miliardë lekë nga muaji......

Protesta në Greqi/ Fermerët: Ulja e kostove të energjisë elektrike nuk mjafton!
Dhjetëra traktorë me ngjyra të ndezura u parkuan jashtë parlamentit të Greqisë të martën, me bori, ndërsa mijëra fermerë të zemëruar me kostot e larta të......

Turqia, me avion luftarak të gjeneratës së pestë - Kryhet me sukses fluturimi i parë i provës mbi Ankara
Prodhuar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke - TUSAŞ, avioni i ri luftarak i emërtuar Kaan, e ngre Turqinë në renditjen e pak vendeve të afta për të......