Greqia “rrëmben” turistët nga Turqia - Mund të vizitojnë 10 ishuj grekë me një vizë të shpejtë

Një leje qëndrimi 7 ditore që jepet menjëherë. Deri në këtë moment vizitorët që vinin nga Turqia për në Greqi duhej të dorëzonin dokumentet në konsullatën greke të Izmirit dhe të prisnin miratimin.
Por tashmë turistët që vijnë nga Turqia mund të vizitojnë dhjetë ishuj grekë me një vizë të shpejtë të përkohshme. Viza e cila zgjat shtatë ditë, do të jepet brenda ditës së kërkesës, dhe ishujt që do të mund të vizitohen janë shumë pranë bregut turk, dhe që prej vitesh tërheqin vizitorë nga Turqia pavarësisht marrëdhënieve të vështira diplomatike mes Athinës dhe Ankarasë.
Tashmë shtetasit turq mund të përfitojnë nga kjo procedurë e shpejtë dhe sipas autoriteteve greke janë me mijëra personat që kanë shfaqur interes. Por vendimi është pritur shumë mirë dhe nga banorët e ishujve grekë.
Ata shprehen se me turqit mund të bashkëpunojnë shumë mirë në sektorin e turizmit dhe të kulturës. Janë të shumtë turqit që vizitojnë ishujt grekë, sidomos me jahte. Të gjithë presin që numri i turistëve nga Turqia të shumëfishohet brenda një kohe të shkurtër falë kësaj procedure.
Dhe duke qëndruar në hotele apo duke bërë blerje, banorët e zonave do të përfitojnë më shumë të ardhura. Madje mendohet se ata mund të mbushin boshllëkun e krijuar nga turistët izraelitë për shkak të luftës aktuale në Rripin e Gazës. Banorët e ishujve mbështesin fuqishëm vendimin e ri duke shpresuar në më shumë turistë nga Turqia që këtë verë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Një nga simbolet e Londrës shitet 321 milionë euro - Kulla ikonë e blerë nga amerikanët do të kthehet në hotel luksoz
Kulla ikonë BT e Londrës do të transformohet në një hotel luksoz pasi pronari ra dakord t'i shesë MCR Hotels ndërtesën për 321 milionë euro. Kulla, një......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan është prekur sot sikurse edhe valutat e tjera nga një rënie e kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 95.1 lekë dhe......

Dollari, dominues në tregtinë ndërkombëtare - Kërcënimi i vetëm mbetet gjendja e ekonomisë amerikane
Dollari pritet të mbetet dominues në skenën ekonomike botërore dhe në rezervat ndërkombëtare për shumë vite në vijim, pavarësisht përpjekjeve të bashkërenduara......

Ngadalësohet rritja e pagave në Eurozonë - Parashikimet flasin për 3.3% në 2026 nga 5.3% në 2023
Të dhënat për rritjen e pagave në Eurozonë janë inkurajuese, duke larguar frikën se pagat më të larta do të çojnë në shtrëngim të mëtejshëm të presioneve......

1.5 miliardë USD për fabrikën e re të çipave në Nju Jork - Më shumë ndihma financiare për krijimin e njësive të mëdha në SHBA
Qeveria amerikane po i jep grupit të gjysmëpërçuesve/çipave “GlobalFoundries” – GFS, një subvencion prej 1.5 miliardë dollarësh për të ndërtuar dhe zgjeruar......

Parlamenti europian dhe vendet anëtare arrijnë marrëveshjen për ndotjen e ajrit!
Ligjvënësit arritën një marrëveshje për të zvogëluar më tej ndotjen e ajrit në të gjithë BE-në dhe për të harmonizuar standardet e cilësisë së ajrit me......

Mijëra fermerë protestojnë në Madrid kundër politikave të BE-së!
Qindra fermerë lëvizën me traktorët e tyre në qendër të Madridit si pjesë e protestave të vazhdueshme kundër politikave bujqësore të Bashkimit Europian dhe për......

Çfarë ndodhi me fasonët që solli reagimin e qeverisë? - Kursi i këmbimit goditi industrinë, ndikoi në punësim
Eksportuesit kanë qenë ndër sektorët më të prekur dhe që kanë pasur dëme të mëdha financiare për shkak të zhvlerësimit të euros gjatë vitit që kaloi, trend i......