Rritja e normës bazë në nëntor, nisin të ndihen efektet - BSH: Transmetimi i plotë. U rritën interesat për bonot, depozitat dhe kreditë

Rritja e normës bazë të interesit në nëtor të vitit të shkuar në nivelin rekord prej 3.25% i ka dhënë tashmë efektet dhe po ndihet te të gjithë treguesit e sistemit financiar, me përjashtim të disa segmenteve të kreditimit. Ndryshimet në normën bazë të interesit normalisht ndikojnë - me një kohë vonesë – normat e tjera të interesit në tregun financiar, si për shembull yield-et e letrave me vlerë të qeverisë dhe normat e interesit të kredisë.
Në vijim, këto ndryshime sjellin rritjen apo uljen e kërkesës për mallra dhe shërbime nëpërmjet një zinxhiri që njihet me termin “mekanizmi i transmisionit”. Ndryshimet në kërkesën për mallra dhe shërbime sjellin rritje apo ulje të çmimeve të këtyre mallrave dhe shërbimeve. Por ç’ka ndodhur që prej rritjes së fundit të normës bazë nga ana e Bankës së Shqipërisë.
Në një analizë që i bën kësaj ndërhyrjeje, Banka Qendrore Shqiptare konstaton se transmetimi i saj ka qenë i plotë dhe i menjëhershëm tek interesat e tregut ndërbankar dhe tek yield-et e letrave me vlerë të qeverisë. Gjithashtu, gjatë dy muajve të fundit të vitit të shkuar dhe fillimit të vitit 2024 janë regjistruar rritje të interesave edhe tek depozitat dhe në disa segmente të kredisë.
Yield-et e letrave me vlerë të qeverisë kanë reflektuar rritjen e normës bazë që në tremujorin e katërt të vitit e në vijim, ndërkohë që diferencat e tyre nga kjo normë vijojnë të mbeten minimale. Yield-et regjistruan rritje të lehta në muajin nëntor, duke pasqyruar rritjen e normës bazë.
Më konkretisht, yield-i i bonos 12-mujore regjistroi 3.62% në ankandin e fundit (muaji janar) nga 3.1% që ishte në muajin tetor të vitit 2023. Në ankandin e zhvilluar në mesin e muajit shkurt, ato regjistruan një yielld mesatar të ponderuar prej 3.63%. Po kështu yield-et e obligacioneve 2-, 3-, 5-, 7- dhe 10-vjeçare të emetuara në tre muajt e fundit pas rritjes së normës bazë të interesit, rezultuan respektivisht 4.2%, 5.0%, 5.6%, 5.9% dhe 6.8%, duke realizuar një rritje mesatare prej 0.4 p.p. nga vlerat e tyre të fundit përpara rritjes së fundit të normës bazë.
Eefekti është i ngjashëm edhe te depozitat. Normat e interesit të depozitave me afat në lekë kanë shënuar një rritje disi më të shpejtë në tremujorin e fundit të vitit 2023 e në vijim. Në terma mesatarë, ato arritën në 2.0% në muajin dhjetor, nga 1.7% në tremujorin e tretë dhe 1.5% në gjysmën e parë të vitit. Normat e interesit për depozitat me afat në euro kanë frenuar rritjen në tremujorin e katërt. Ato rezultuan mesatarisht 1.2% në këtë tremujor, duke mos ndryshuar nga fundi i tremujorit paraardhës.
Kur vjen fjala te kredia për ekonominë, rritja e normës bazë të interesit në muajin nëntor ka pasur një pasqyrim më të shpejtë në çmimin e kredisë për individë dhe më të ngadaltë në çmimin e kredisë për biznese. Rritja e interesave ka qenë e dukshme në kreditë për individë, ndërkohë që rritje e interesave të kredive për bizneset është vërejtur vetëm në segmentin e kredive me madhësi mesatare.
Por megjithatë, normat e interesit të kredive vazhdojnë të kenë spread-e të ulëta historike ndaj normës bazë, yieldit 12-mujor dhe normës së interesit të depozitave. Kjo reflekton perceptimin e tregut për prime të ulëta rreziku, çka ka kushtëzuar edhe rritjen e ngadaltë të normës së interesit të kredisë që prej fillimit të rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë.
Interesi mesatar për kredinë e re në lekë dhënë biznesit rezultoi 6.5% në tremujorin e katërt të vitit 2023, duke shfaqur ndryshime margjinale kundrejt tremujorit të dytë dhe të tretë. Megjithatë, nga nëntori e në vijim, vërehet një tendencë e lehtë rritëse e normave të interesit në këtë segment, e përqendruar në kreditë me madhësi mesatare (35-140 milionë lekë).
Nga ana tjetër, normat e interesit për kreditë e reja për individë, të cilat janë të lidhura më ngushtë me yield-in 12-mujor, kanë shënuar rritje pas ndryshimit të normës bazë. Interesi për kredinë konsumatore rezultoi mesatarisht 9.8% në muajt nëntor e dhjetor, nga 9.3% që ishte në tetor dhe në tremujorin e tretë të vitit. Po kështu, interesi mesatar i kredisë hipotekare u rrit në 4.4% në muajin dhjetor, nga 4.1% që ishte mesatarisht në periudhën maj-nëntor.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Kalohet procedura e fundit për emigrantët me Italinë - Kuvendi i Shqipërisë miraton marrëveshjen. Pritet zbatimi i saj
Pas një periudhe rreth 4 mujore, tashmë protokolli ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”,......

Greqia “rrëmben” turistët nga Turqia - Mund të vizitojnë 10 ishuj grekë me një vizë të shpejtë
Një leje qëndrimi 7 ditore që jepet menjëherë. Deri në këtë moment vizitorët që vinin nga Turqia për në Greqi duhej të dorëzonin dokumentet në konsullatën......

Një nga simbolet e Londrës shitet 321 milionë euro - Kulla ikonë e blerë nga amerikanët do të kthehet në hotel luksoz
Kulla ikonë BT e Londrës do të transformohet në një hotel luksoz pasi pronari ra dakord t'i shesë MCR Hotels ndërtesën për 321 milionë euro. Kulla, një......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan është prekur sot sikurse edhe valutat e tjera nga një rënie e kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 95.1 lekë dhe......

Dollari, dominues në tregtinë ndërkombëtare - Kërcënimi i vetëm mbetet gjendja e ekonomisë amerikane
Dollari pritet të mbetet dominues në skenën ekonomike botërore dhe në rezervat ndërkombëtare për shumë vite në vijim, pavarësisht përpjekjeve të bashkërenduara......

Ngadalësohet rritja e pagave në Eurozonë - Parashikimet flasin për 3.3% në 2026 nga 5.3% në 2023
Të dhënat për rritjen e pagave në Eurozonë janë inkurajuese, duke larguar frikën se pagat më të larta do të çojnë në shtrëngim të mëtejshëm të presioneve......

1.5 miliardë USD për fabrikën e re të çipave në Nju Jork - Më shumë ndihma financiare për krijimin e njësive të mëdha në SHBA
Qeveria amerikane po i jep grupit të gjysmëpërçuesve/çipave “GlobalFoundries” – GFS, një subvencion prej 1.5 miliardë dollarësh për të ndërtuar dhe zgjeruar......

Parlamenti europian dhe vendet anëtare arrijnë marrëveshjen për ndotjen e ajrit!
Ligjvënësit arritën një marrëveshje për të zvogëluar më tej ndotjen e ajrit në të gjithë BE-në dhe për të harmonizuar standardet e cilësisë së ajrit me......