Shqipëria Postuar më 22 Shkurt 2024, 14:57

Rritet energjia diellore e prodhuar në vend - Gjatë vitit 2023 u gjenerua rreth 80 mijë mWh, 60% më shumë se vjet 

Nga SCAN TV

Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike regjistroi rritje gjatë vitit 2023, në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare, në total u gjeneruar rreth 80 mijë mWh energji apo rreth 60% më shumë se gjatë vitit 2022.

Ndonëse në raport me energjinë totale të prodhuar në vend kjo sasi është tejet modeste, ajo paraqet rëndësi në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi ynë është i varur nga burimet hidrike.

Rritja e prodhimit ka ardhur si pasojë i shtimit të numrit të centraleve fotovoltaike. Gjatë vitit 2023 hynë në prodhim 5 centrale të prodhimit të energjisë nga dielli, duke rritur kapacitetet gjeneruese në vend. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë numri i impianteve që kanë gjeneruar energji nga dielli, në fund të vitit që shkoi arriti në 20, nga 11 që ishte në fund të vitit 2022.

Numri i centraleve që prodhojnë energji nga dielli nuk ndryshonte prej vitesh, pavarësisht interesit të lartë të investitorëve, të shprehur gjatë viteve të fundit. Ndërkaq, një pjesë e atyre që tashmë kanë hyrë në prodhim janë në tregun e lirë, ndërsa të tjerët të lidhur me rrjetin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Nga totali prej 80 874 mWh, 61 989 mWh u prodhua nga centralet e lidhur me rrjetin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ndërsa pjesa tjetër prej 18 885 mWh u gjenerua nga centrale në treg të lirë.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat