Kompanitë amerikane, interes për energjinë e turizmin - Mullaj: Janë sektorë me potencial të lartë për investim

Investimet amerikane në Shqipëri janë rritur ndjeshëm vit pas viti, por potencialet janë edhe më të mëdha. Në një intervistë për SCAN TV, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj thekson se interesi për të investuar është shumë i lartë.
“Tashmë shohim një rritje të konsiderueshme të investimeve amerikane në Shqipëri, mbi 230 milionë, qe krahasuar me vitin 2020 është mbi dy herë. Është një shifër që po të marrësh pjesën e krahasimit është impresionuese, por prapë për ne është një tregues i oportuniteteve. Është shume më e ulët se ne do donim të ishte. Pse? Sepse ne kemi potencial dhe hapësira shumë të mëdha për të rritur investimet amerikane në Shqipëri dhe veçanërisht bashkëpunimin e bizneseve shqiptare me bizneset amerikane.”
Ndër sektorët më tërheqës për bizneset amerikane janë energjia për shkak të potencialeve të mëdha që ka dhe turizmi.
“Shohim një vëmendje goxha të madhe në turizëm. Turizmi është aktualisht lokomotiva që po orienton ekonominë shqiptare. Shqipëria tani ofron edhe mundësi te mëdha për sektorin e energjisë, i cili është gjithashtu një nga fokuset jo vetëm sepse nevoja qoftë në Europë dhe më gjerë është rritur për energjinë, por sepse Shqipëria ka burime të ndryshme të energjisë së rinovueshme dhe interesi i biznesit është në rritje. Po shohim qe ka goxha interes në energjinë hidrike, në energjinë e diellit, të erës. Plane investimesh te cilat shpresoj shumë të bëhen efektive”.
Por për të tërhequr investime të reja, ka nevojë edhe për më shumë vëmendje në përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
“Patjetër që kryesorja është klima e biznesit e cila është shumë e rëndësishme për investitorët amerikanë në mënyrë qe ata të gjejnë një mundësi qe të jenë të barabartë në konkurrim, të kenë mundësi qe të hyjnë lirshëm në treg, procedurat të jenë shumë transparente, shumë të qarta”.
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka të regjistruar si anëtare të saj 260 kompani me të ardhura vjetore deri në 3 miliardë dollarë, të cilat punësojnë rreth 40 mijë punonjës.
Gjatë vizitës që zhvilloi së fundmi në Shqipëri, Sekretari i Shtetit Amerikan Antony Blinken, deklaroi se kompanitë amerikane kane interes për energjinë e rinovushme. Sipas Blinken, Shqipëria ka potenciale të mëdha për të diversifikuar burimet shqiptare të energjisë për të ndihmuar gjithashtu planetin tonë të përbashkët dhe për të krijuar një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse për të gjithë, përmes ndihmës në energjinë hidrike, eolike dhe diellore.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ndahet nga jeta kolegia e gazetarisë ekonomike, Afërdita Selimaj
Një nga emrat më të njohur të gazetarisë ekonomike në Shqipëri, Afërdita Selimaj është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Afërdita Selimaj e nisi......

Paligjshmëria në kufi/ Sekuestrohen 20 mijë euro, 15 mijë paund dhe 1490 paketa me cigare!
Shërbimet e Policisë Kufitare bëjnë me dije se janë goditur 3 raste të mosdeklarimit të parave ose mallrave dhe si pasojë është arrestuar 1 shtetas, janë......

Sa të huaj jetojnë në Shqipëri? - Rreth 18 mijë me leje qëndrimi, kryesojnë italianët dhe turqit
Në fund të vitit 2022, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 18,151 banorë, duke shënuar një rritje me 21.6%, krahasuar me një vit më parë.......

Sa kushtoi shërbimi i borxhit publik në vitin 2023? - Pagesat për principal u rritën në 53,2 miliardë lekë, nga 38.3 miliardë një vit më parë
Ndërsa borxhi publik është ulur gjatë tremujorit të fundit 2023, si në terma nominalë, ashtu edhe në raport me Produktin e Brendshëm Bruto rritje kanë shënuar......

Rritja e normës bazë në nëntor, nisin të ndihen efektet - BSH: Transmetimi i plotë. U rritën interesat për bonot, depozitat dhe kreditë
Rritja e normës bazë të interesit në nëtor të vitit të shkuar në nivelin rekord prej 3.25% i ka dhënë tashmë efektet dhe po ndihet te të gjithë treguesit e......

Kalohet procedura e fundit për emigrantët me Italinë - Kuvendi i Shqipërisë miraton marrëveshjen. Pritet zbatimi i saj
Pas një periudhe rreth 4 mujore, tashmë protokolli ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”,......

Greqia “rrëmben” turistët nga Turqia - Mund të vizitojnë 10 ishuj grekë me një vizë të shpejtë
Një leje qëndrimi 7 ditore që jepet menjëherë. Deri në këtë moment vizitorët që vinin nga Turqia për në Greqi duhej të dorëzonin dokumentet në konsullatën......

Një nga simbolet e Londrës shitet 321 milionë euro - Kulla ikonë e blerë nga amerikanët do të kthehet në hotel luksoz
Kulla ikonë BT e Londrës do të transformohet në një hotel luksoz pasi pronari ra dakord t'i shesë MCR Hotels ndërtesën për 321 milionë euro. Kulla, një......