Paligjshmëria në kufi/ Sekuestrohen 20 mijë euro, 15 mijë paund dhe 1490 paketa me cigare!
Shërbimet e Policisë Kufitare bëjnë me dije se janë goditur 3 raste të mosdeklarimit të parave ose mallrave dhe si pasojë është arrestuar 1 shtetas, janë proceduar penalisht 3 të tjerë dhe janë sekuestruar 20 285 euro, 15 000 paund dhe 1490 paketa me cigare si dhe u ndaluan 3 shtetas të shpallur në kërkim për krime kundër personit dhe për falsifikim.
Sipas njoftimit në hyrje të Rinasit:
- U arrestua shtetasi rumun A. C., 48 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij, shtetasen rumune F. B., 45 vjeçe, pasi nga kontrollet në valixhet e tyre, u gjetën 1490 paketa me cigare, të cilat nuk i kishin deklaruar te shërbimet e pkk-së;
- Nga kontrolli fizik, shtetasit grek K. K., 48 vjeç, banues në Londër, iu gjetën 15 000 paund dhe 570 euro, të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për 48-vjeçarin dhe u sekuestruan shumat e parave;
- Pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Rigels Dacaj, 31 vjeç, banues në Durrës. 31-vjeçari, i deportuar nga Spanja pasi kishte kryer dënimin atje, për vjedhje, është i dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 3 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;
Ndërsa në Port, Durrës/Në dalje, nga kontrollet fizike dhe në automjetin tip “Iveco” që drejtonte, shtetasit H. N. iu gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas dhe u sekuestrua shuma e parave;
Gjithashtu po sipas informacionit tw publikuar në Han të Hotit/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasja kosovare e shpallur në kërkim Ardita Avdiu, 49 vjeçe, pasi është e dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;
Ndërsa në Morinë/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Beratit, u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”, V. M., 32 vjeç.
SCAN
Sondazh

Sa të huaj jetojnë në Shqipëri? - Rreth 18 mijë me leje qëndrimi, kryesojnë italianët dhe turqit
Në fund të vitit 2022, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 18,151 banorë, duke shënuar një rritje me 21.6%, krahasuar me një vit më parë.......

Sa kushtoi shërbimi i borxhit publik në vitin 2023? - Pagesat për principal u rritën në 53,2 miliardë lekë, nga 38.3 miliardë një vit më parë
Ndërsa borxhi publik është ulur gjatë tremujorit të fundit 2023, si në terma nominalë, ashtu edhe në raport me Produktin e Brendshëm Bruto rritje kanë shënuar......

Rritja e normës bazë në nëntor, nisin të ndihen efektet - BSH: Transmetimi i plotë. U rritën interesat për bonot, depozitat dhe kreditë
Rritja e normës bazë të interesit në nëtor të vitit të shkuar në nivelin rekord prej 3.25% i ka dhënë tashmë efektet dhe po ndihet te të gjithë treguesit e......

Kalohet procedura e fundit për emigrantët me Italinë - Kuvendi i Shqipërisë miraton marrëveshjen. Pritet zbatimi i saj
Pas një periudhe rreth 4 mujore, tashmë protokolli ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”,......

Greqia “rrëmben” turistët nga Turqia - Mund të vizitojnë 10 ishuj grekë me një vizë të shpejtë
Një leje qëndrimi 7 ditore që jepet menjëherë. Deri në këtë moment vizitorët që vinin nga Turqia për në Greqi duhej të dorëzonin dokumentet në konsullatën......

Një nga simbolet e Londrës shitet 321 milionë euro - Kulla ikonë e blerë nga amerikanët do të kthehet në hotel luksoz
Kulla ikonë BT e Londrës do të transformohet në një hotel luksoz pasi pronari ra dakord t'i shesë MCR Hotels ndërtesën për 321 milionë euro. Kulla, një......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan është prekur sot sikurse edhe valutat e tjera nga një rënie e kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 95.1 lekë dhe......

Dollari, dominues në tregtinë ndërkombëtare - Kërcënimi i vetëm mbetet gjendja e ekonomisë amerikane
Dollari pritet të mbetet dominues në skenën ekonomike botërore dhe në rezervat ndërkombëtare për shumë vite në vijim, pavarësisht përpjekjeve të bashkërenduara......