Ndahet nga jeta kolegia e gazetarisë ekonomike, Afërdita Selimaj

Një nga emrat më të njohur të gazetarisë ekonomike në Shqipëri, Afërdita Selimaj është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Afërdita Selimaj e nisi gazetarinë në vitin 1977, pasi kreu studimet e larta. Karrierën si gazetare ajo e nisi në Lushnje, në gazetën lokale "Shkëndia". Më pas, të gjithë karrierën e saj e zhvilloi si gazetare e RTSH ku u bë e njohur për trajtimin e temave sociale dhe ekonomike,si në radio, ashtu edhe në televizion.
Afërdita ka qenë themeluese e gazetarisë ekonomike në Shqipëri.
Nga viti 2000 deri në vitin 2003, ajo u emërua Drejtore e Departamentit të Lajmeve në Radio Tirana, pozicion që e mbajti deri në gusht të vitit 2003.
Më pas ajo drejtoi sektorin për bashkatdhetarët në Radio Tirana.
Në vitin 2003, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, Afërdita ka qenë Kryetare e parë e Bordit të Monitorimit të Medias, pranë KQZ-së. Në karrierën e saj të gjatë, Afërdita ka qenë e vetmja gazetare pranë ekipit negociator shqiptar në Gjenevë, për antarësimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe ka drejtuar që prej vitit 1998 Lidhjen e Gazetarëve Ekonomikë të Shqipërisë.
Për kontributin e saj mediatik ndër vite, në vitin 2021 është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Afërdita ka qenë bashkëpunëtore e çdo gazetari dhe medie ekonomike në vend.
Ajo ka mbështetur vazhdimisht çdo gazetar të ri të sektorit të ekonomisë. Afërdita Selimaj ikën duke lënë pas një kontribut të paçmueshëm në fushën e gazetarisë ekonomike, por edhe respektin e mirënjohjen profesionale dhe njerëzore të kolegëve.
Radiotelevizioni Publik Shqiptar njofton se në shenjë mirënjohjeje, dashurie dhe respekti, të premten për rreth 1 orë në hollin e RTSH do të zhvillohen homazhet e fundit për Afërdita Selimajn, nga ku më pas do të përcillet për banesën e fundit.
Sondazh

Paligjshmëria në kufi/ Sekuestrohen 20 mijë euro, 15 mijë paund dhe 1490 paketa me cigare!
Shërbimet e Policisë Kufitare bëjnë me dije se janë goditur 3 raste të mosdeklarimit të parave ose mallrave dhe si pasojë është arrestuar 1 shtetas, janë......

Sa të huaj jetojnë në Shqipëri? - Rreth 18 mijë me leje qëndrimi, kryesojnë italianët dhe turqit
Në fund të vitit 2022, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 18,151 banorë, duke shënuar një rritje me 21.6%, krahasuar me një vit më parë.......

Sa kushtoi shërbimi i borxhit publik në vitin 2023? - Pagesat për principal u rritën në 53,2 miliardë lekë, nga 38.3 miliardë një vit më parë
Ndërsa borxhi publik është ulur gjatë tremujorit të fundit 2023, si në terma nominalë, ashtu edhe në raport me Produktin e Brendshëm Bruto rritje kanë shënuar......

Rritja e normës bazë në nëntor, nisin të ndihen efektet - BSH: Transmetimi i plotë. U rritën interesat për bonot, depozitat dhe kreditë
Rritja e normës bazë të interesit në nëtor të vitit të shkuar në nivelin rekord prej 3.25% i ka dhënë tashmë efektet dhe po ndihet te të gjithë treguesit e......

Kalohet procedura e fundit për emigrantët me Italinë - Kuvendi i Shqipërisë miraton marrëveshjen. Pritet zbatimi i saj
Pas një periudhe rreth 4 mujore, tashmë protokolli ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”,......

Greqia “rrëmben” turistët nga Turqia - Mund të vizitojnë 10 ishuj grekë me një vizë të shpejtë
Një leje qëndrimi 7 ditore që jepet menjëherë. Deri në këtë moment vizitorët që vinin nga Turqia për në Greqi duhej të dorëzonin dokumentet në konsullatën......

Një nga simbolet e Londrës shitet 321 milionë euro - Kulla ikonë e blerë nga amerikanët do të kthehet në hotel luksoz
Kulla ikonë BT e Londrës do të transformohet në një hotel luksoz pasi pronari ra dakord t'i shesë MCR Hotels ndërtesën për 321 milionë euro. Kulla, një......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan është prekur sot sikurse edhe valutat e tjera nga një rënie e kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 95.1 lekë dhe......