Shqipëria Postuar më 22 Shkurt 2024, 15:00

Garancia për fasonët, “çelësi i ndezjes së motorëve” - Prençe: “Made in Albania” do jetë krenaria jonë

Nga SCAN TV
Garancia për fasonët, “çelësi i ndezjes së

Akti normativ i ndryshimit të buxhetit për t’i dhënë 4 miliardë lekë biznesit të industrisë përpunuese fason, është cilësuar si çelësi i ndezjes së motorëve nga kryetari i Shoqatës “Pro Export Albania”. Për SCAN tv, Edvin Prençe ka thënë se kjo garanci në formë kredie do të ishte efektive nëse do të ndahej në 2 pjesë.

“Kërkojmë ndarjen në 2 pjesë të kësaj garancie, sepse është një kredi. Patjetër kërkesa jonë e parë është që  kjo kredi të jetë e gjeneruar, pra të ketë një përqindje shumë të ulët madje 0. Pika e dytë është që kolaterali,80% të jetë e garantuar nga shteti dhe kjo për  vetë faktin se shumë biznese të sektorit tonë nuk kanë pronësi të tyre dhe nuk kanë çfarë të lënë kolateral.Ka nevojë për shumë pika të tjera, por kryesorja dhe ajo që është çelësi  i ‘ndezjes’ së motorëve, është ky akt normativ’’, ka thënë Prençe.

Ky buxhet suplementar në formë subvencioni të përkohshëm i pagave dhe sigurimeve shoqërore për punonjësit, inicentiva për aplikim të teknologjive të reja si dhe ristrukturim i pagesës së taksave ,sipas kreut të “Pro Export Albania” duhet të lëvrohet sa më parë për shkak të humjeve të mëdha që pësuar ky sektor.

‘’Duhet të bëhet analiza re riskut nga bankat dhe është përgjegjësi e bizneseve që janë ‘partner’ të kolateralit, pra ne kërkojmë 80% nga shteti dhe 20% nga biznesi, sepse ato lekë në fund të fundit janë kredi dhe patjetër që duhet të kthehen mbrapsht. Është një mesatare me rreth 9 mln euro humbje për shkak të kursit të këmbimit. Ka pasur dhe rënie të importeve, e cila ka reduktuar punën e biznesve tona’’, ka shtuar Prençe.

Ndërsa sa i takon orientimit të kompanive drejt prodhimit me cikël të mbyllur Prençe thotë:

‘’Pikërisht cikli i mbyllur është një nga pikat më të rëndësishme. Kemi një politeknik që çdo vit nxjerr inxhinierë tekstili dhe teknikë  të lëkurës, nga ku çdo vit përthithen nga sektori jonë. Patjetër që këto dy pika të rëndësishme do ta bëjnë Shqipërinë vend interesant për shumë vende europiane, pasi prefereohet mënyra dhe cilësia se si punohet krahasuar me vende si Serbia apo Maqedonia e Veriut. Dhe ajo që u dakortësua me z. Edi Rama është ngritja e një institucioni, një shkolle trajnimi e cilësisë së lartë që do ta bëjnë “Made in Albania” ajo që do jetë krenaria jonë’’, thekson kreu i“Pro Export Albania”.

Garancia shtetërore për fasonët vjen pasi, prej një viti sektori po vuan pasojat e rënda të humbjes së tregjeve dhe forcimit të lekut.

Alida Lula / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat